ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Shqiptaret, pa viza ne BE, brenda 2009"

Shko poshtė

30032009

Mesazh 

"Shqiptaret, pa viza ne BE, brenda 2009" Empty "Shqiptaret, pa viza ne BE, brenda 2009"




Fatjona Mejdini
Shqiperia ka shanse te mira per te perfituar regjim te liberalizuar vizash, me vendet e Evropes brenda vitit 2009. Ky ishte premtimi qe mori dje ministri i Jashtem, Lulezim Basha gjate pjesemarrjes ne nje takim informal, te ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropiane dhe Ballkanit Perendimor te zhvilluar ne Ceki. Sipas ministrit Basha, ky konkluzion, vjen i mbeshtetur ne te dhenat paraprake te misioneve faktmbledhese qe kane qene pjesemarrese ne Shqiperi dhe vendet e tjetra te Ballkanit Perendimor.

"Mbeshtetur ne keto te dhena perfaqesuesit e Presidences te vendeve anetare dhe Komisionit, shprehen optimizem te matur per permbylljen me sukses te procesit te heqjes se vizave per Ballkanin Perendimor brenda vitit 2009", deklaroi kryediplomati Basha pas perfundimit te takimit informal. Ne takimin e djeshem, nje nga temat kryesore qe u diskutua mes ministrave te Jashtem, ishte edhe integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE. Gjate fjales se tij, Basha theksoi se Shqiperia mbetej e vendosur per te koordinuar veprimet e saj me Presidencen Ceke dhe vendet anetare te BE-se ne kuader te kerkeses per statusin e vendit kandidat ne BE. Per procesin e integrimit, theks te vecante ministri Basha vendosi ne meritat individuale te cdo vendi, duke lene te kuptohej se procesi i integrimit ne Ballkanin Perendimor, nuk mund te ishte nje proces kolektiv. "Shqiperia beson ne ecjen e natyrshme perpara, ne procesin e integrimit evropian te rajonit, mbeshtetur ne meritat dhe performancen individuale te cdo vendi", theksoi gjate fjales se tij, ministri i Jashtem, i cili mori vleresime te shumta ne lidhje me reformat e kryera ne vend. Sipas kryediplomatit shqiptare, pershpejtimi i sforcuar i ketij procesi nuk i sherben as vendeve te Ballkanit Perendimor dhe as vete procesit. Por nga ana tjeter, ministri Basha, theksoi se edhe ngadalesimi artificial i tij mbart rreziqe jo vetem per procesin e integrimit, por edhe per paqen e stabilitetin ne rajon. Ne Ceki ministri i Jashtem, Basha zhvilloi takime te shumta edhe me homologet e tij te mbledhur ne kete takim. Gjate gjithe ketyre takimeve, Basha mori mbeshtetjen dhe mirekuptimin e tyre te plote per vijimin e proceseve integruese te Shqiperise, ne Bashkimin Evropian.



Liberalizimi

Ministri Fratini: Shqiperia ka permbushur kriteret

Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini dy dite me pare ne Ceki u shpreh se Roma zyrtare mbeshtet heqjen e vizave per ato vende te Ballkanit Perendimor, te cilat kane permbushur kriteret e kerkuara. Gjate fjales se tij te mbajtur ne diten e pare te takimit informal te ministrave te Jashtem, kryediplomati italian permendi Shqiperine dhe Serbine si dy vende te Ballkanit Perendimor, te cilet po permbushnin me se miri dhe kriteret qe sjellin levizjen e qytetareve te tyre, pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian.



MSA

Ministri Basha falenderoi vendet e Bashkimit Evropian, per hyrjen ne fuqi me date 1 prill te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Sipas Bashes, ne te njejten jave Shqiperia behet anetare me te drejta te plota ne NATO.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Shqiptaret, pa viza ne BE, brenda 2009" :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Mar 30, 2009 12:41 pm nga lidabica

KY VIT KA HYRE SHUME I MBARE PER SHQIPERINE Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Mon Mar 30, 2009 7:23 pm nga flutura

te them te drejten un jam skeptike persa i takon kesaj teme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi