"Shqiperia pa viza brenda 6 muajsh"
Faqja 1 e 1
19112009
"Shqiperia pa viza brenda 6 muajsh"
Rozeta Rapushi
Ministri i Brendshem Italian, Roberto Maroni, garantoi dje mbeshtetjen e Italise, per liberalizimin e vizave per shqiptaret, brenda gjashte mujorit te pare te vitit 2010. I ndodhur per nje vizite zyrtare ne Tirane, Maroni theksoi dje gjate takimit me homologun e tij shqiptar, Lulezim Basha, se Shqiperia i ka plotesuar kriteret e percaktuara per liberalizimin e vizave. "Ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Ministrave te Brendshem te vendeve te Bashkimit Evropian, qe do te mbahet ne fund te ketij muaji, garantoj per angazhimin tim te plote per te vendosur mbi realizimin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, brenda gjashtemujorit te pare te vitit te ardhshem. Shqiperia i ka plotesuar kriteret e percaktuara ne lartesine e duhur dhe ne nje kohe te shkurter", theksoi Maroni. Sipas tij, angazhimi dhe mbeshtetja e Italise per integrimin e Shqiperise ne BE dhe per liberalizimin e vizave eshte nje fakt natyral qe ne nje kuader me te gjere duhet te sjelle integrimin e te gjithe rajonit. Maroni u shpreh i bindur, se procesi i liberalizimit te vizave, por mbi te gjitha procesi i integrimit te Ballkanit ne Bashkimin Evropian, duhet bere sa me shpejt, sepse ky rajon eshte pjese e Evropes dhe integrimi i tij sipas Ministrit te Brendshem italian, rrit nivelin e sigurise per te gjithe vendet evropiane. Nga ana e tij Ministri i Brendshem, Basha, e informoi homologun mbi rezultatet ne luften kunder trafiqeve te paligjshme, te droges, te qenieve njerezore, per rezultatet kunder kriminalitetit, goditjen e bandave kriminale dhe krereve te tyre, cmontimin e rrjeteve kriminale te trafiqeve te paligjshme etj. Nje vemendje te vecante, Ministri Basha i kushtoi informimit te Ministrit Maroni mbi masat e marra per plotesimin e kritereve te percaktuara per liberalizimin e vizave me BE. "Shqiperia ka shperndare aktualisht 265 mije pasaporta biometrike, qe eshte numri me i madh i pasaportave biometrike per fryme krahasuar me vendet e rajonit ne kete hark kohor", theksoi Basha. Ne kete kuader, Ministri italian Maroni deklaroi se nuk veren asnje pengese nga ana e Komisionit Evropian per realizimin e liberalizimit te vizave brenda gjysmes se pare te vitit tjeter, pasi progresi i Shqiperise eshte njohur tashme nga ana e Komisionit. Ai vleresoi gjithashtu edhe rezultatet e arritura nga Shqiperia ne luften kunder kriminalitetit, trafiqeve dhe emigracionit te paligjshem, e po keshtu edhe mekanizmat legjislative per te luftuar pasurite e krimit te organizuar.
Duke e cilesuar Shqiperine partner strategjik ne fushen e sigurise, Maroni shprehu garancine e qeverise italiane per te forcuar bashkepunimin si ne fushen e koordinimit dhe mekanizmave te perbashket ne luften kunder kriminalitetit edhe per permiresimin e burimeve njerezore dhe te shkembimit te informacionit.
BE
Italia mbeshtet integrimin e shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Kete theksoi dje ne viziten e tij zyrtare ne Tirane, Ministri i Jashtem Italian, Roberto Maroni gjate takimit me homologun e tij Lulezim Basha.
Koha Jone

Similar topics
» "Shqiptaret, pa viza ne BE, brenda 2009"
» Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010
» Rehn: Shqiperia, kete vit pa viza me BE
» Shqiperia me viza, kunder vizave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi