Shqiperia me viza, kunder vizave
Faqja 1 e 1
23072009
Shqiperia me viza, kunder vizave
Besnik Baka
Nje gazetare e njohur ne El-Salvador, dhe njekohesisht mikesha ime prej shume vitesh, me ciltersi me shprehu deshiren e saj per te vizituar Shqiperine pasi do te ndodhej ne nje udhetim pune ne Evrope. Iu pergjigja shpejt e shpejt pa e fshehur ciltersine por edhe nje doze te pafajshme naiviteti duke i thene se ishte e mirepritur. Por pak ore me vone u skandalizova. Kjo pasi pavaresisht mikpritjes tradicionale e te famshme shqiptare, ajo nuk mundi te vizitonte vendin e shqiponjave pasi i duhej.... nje vize. Procedurat per pajisje me vize shqiptare ishin shume te komplikuara deri te pamundura, me plot burokraci dhe pengesa institucionale. Asaj i kerkohej (si pa te keq) qe te plotesonte nje tufe dokumentesh, dhe per me teper i vetmi vend ne gjithe globin ishte konsullata jone ne Londer nderkohe qe asaj do ti duhet te priste ca kohe sapo viza te pergatitej. Kjo behet edhe me ironike per vet faktin se Adriana (qytetare e Amerikes Qendrore) nuk ka nevoje per vize hyrese ne vendet e Shengenit dhe as per vendet anetare te BE-se qe sjane pjese e Shengenit (Angli, Irlande) ... E pra ajo nuk e vizitoi Shqiperine, dhe ndoshta asnjehere sdo ta njohe kulturen, traditat, bukurite natyrore te vendit tone. Dhe si ajo jane qindra, ndoshta mijera qytetare te botes qe Ministria e Jashtme shqiptare i ka futur ne listen e zeze qe e kemi klonuar nga BE-ja ku pjese e kesaj liste jemi edhe ne. Nje liste te detajuar te qytetareve te padeshiruar mund ta gjeni ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit http://asp.gov.al/anglisht/M.P.O/2009/polici_kufitare.htm se bashku pengesat proceduriale.
Rendom na ndodh te ankohemi, cirremi, lebetitemi dhe mallkojme plot brenge padrejtesite qe ne shqiptaret perballemi cdo dite me ambasadat e huaja. Varavingot, sjellja e keqe e stafit te trupit diplomatik, lumin e dokumenteve qe duhet te plotesojme dhe me durim ti mbledhim, parate qe do paguajme e sna kthehen me, e deri refuzimet e pabazuara na bejne te ndjehemi te perbuzur dhe te diskriminuar. Por si ndihemi kur keto i peson nga ne nje shtetas i nje vendi tjeter. A na ben te ndjehemi krenare kur te njejtat standarde dhe procedura qe aq shume i shajme, ne ja perplasim ne fytyre qytetareve te 120 shteteve te ndryshme te botes te cilet kane deshiren (shpresojme te mire) per te vizituar vendin tone qe aspiron te jete pjese e BE-se vetem sepse do te vizitoje BE-ne pa viza. Me tarifa qe variojne nga 25 deri ne 200 euro per nje vize shqiptare ne i kerkojme aplikanteve te shkojne ne vende te treta (shpesh me mijera kilometra larg) per te gjetur konsullate shqiptare e per te proceduar me aplikimin e stergjatur. Nuk ka asnje ndryshim ne procedure dhe kerkesa. Bazuar ne informacionin e Drejtorise se Policise, dokumentet jane te njejtat qe nje shqiptar paraqet ne ambasaden greke, spanjolle, boshnjake apo ndoshta edhe amerikane: aplikimi i plotesuar, ftese zyrtare, bilete kthyese, evidenca per gjendjen financiare, leje e detajuar te punes, prove mbi akomodimin gjate qendrimit ne Shqiperi, kopje te vizave te meparshme, 2 fotografi, kopje e vizes tranzit, sigurimin e jetes, taksa e pakthyeshme. Me shokuese eshte se listes se fatkeqeve qe duan te vijne ne Shqiperine turistike i shtohet edhe certifikata e vaksinimit nese vijne nga vende te prekura nga epidemi. Te gjitha keto per vize te shkurter, turistike apo sherbimi, se per viza afatgjata apo leje qendrimi situata behet edhe me kaotike. Nje tjeter fakt paradoksal eshte qe nje person per shembull nga Uganda apo Tanzania, duhet te aplikoje si fillim respektivisht per nje vize angleze dhe rumune me qellim qe te shkoje ne Londer e Bukuresht, qe me pas te jete ne gjendje te aplikoje per vize shqiptare. Por pse duhet te marrim shembuj nga Afrika, kur te njejtat procedura te sterkomplikuara vize ia servirim edhe nje shteti ballkanik fqinj si Bosnja e Herzegovina (i vetmi shtet qe solidarozihet me ne ne arritjet e standardeve drejt integrimit evropian). Me pak fjale dikush qe kerkon te aplikoje per vize shqiptare nga Afganistani ne Zimbabee duhet ta marre shume seriozisht.
Teksa ne si Shqiptare, protestojme dhe luftojme te arrijme plotesimin e te drejtave tona legjitime per te levizur te lire, aktualisht aplikojme politika e standarde te dyfishta per vende qe ashtu si ne jane te pazhvilluara duke perdorur te njejta teknika diskriminimi dhe penguese qe ne vet sot i vuajme nga te ashtuquajturat vende te zhvilluara. Nese kerkojme ndryshim, ndryshimi duhet te vije nga vet ne te paret.
Koha Jone

Similar topics
» Leskaj (hapur kunder vizave): Heqja e vizave rrit numrin e emigranteve ne BE
» Rehn: Shqiperia, kete vit pa viza me BE
» Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010
» Albertini: PS, kunder vizave dhe integrimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi