Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010
Faqja 1 e 1
17052009
Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010
Vendimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe disa vende te Ballkanit Perendimor, do te behet i plotfuqishem me 1 janar te vitit 2010. Lajmin e shumepritur per mbare shqiptaret e dha dje, Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Oli Ren (Olly Rehn), i cili eshte shprehur me tone teper pozitive ne lidhje me heqjen e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor, mes te cilave dhe Shqiperia. Lajmin e mire, z. Ren e dha ne nje perballje me gazetaret ne Bruksel, teksa ka paraqitur per here te pare dhe afate, qe jane optimale, per procesin e liberalizimit te vizave. "Komisioni Evropian synon qe deri ne fund te qershorit, Keshillit te Ministrave te BE-se t'ia paraqese propozimet per heqjen e vizave per ato vende te Ballkanit perendimor qe kane permbushur te gjitha kushtet e duhura", ka deklaruar Komisionari per Zgjerim, Olli Rehn. Ai paralajmeroi se fundi i qershorit do te jete dhe momenti i perzgjedhjes nga ana e Komisionit Evropian, te vendeve te cilat kane realizuar kushtet per kete proces, ku inkuadrohet edhe Shqiperia. "Vendimi do te hyje ne fuqi nga 1 janari i vitit 2010", ka thene Oli Rehn. Ai pohoi edhe faktin se ky vendim qe pritet te merret vendet anetare te BE-se, eshte ne qender te vemendjes dhe nga komisioneri per gjyqesi dhe pune te brendshme, Zhak Baro dhe nga Komisioni Evropian te cilet jane shprehur pozitivisht per procesin e liberalizimit te vizave.
Komisioneri per Zgjerim, Oli Rehn gjithnje eshte shprehur ne favor te zgjerimit te BE dhe liberalizimit te vizave. Ai ka deklaruar, jave me pare se procesi i zgjerimit te BE-se ne Ballkanin Perendimor nuk duhet te ndalet per asnje arsye per shkak te krizes ekonomike globale. Oli Rehn ka kritikuar skepticizmin e vendeve si Britania, Gjermania apo Franca ne lidhje me zgjerimin e BE. Pas dorezimit te aplikimeve nga Shqiperia dhe Mali i Zi, disa qeveri kane shprehur friken se nje tjeter vale zgjerimi ne BE do te nxiste tensionet sociale per vende pune, ndersa Evropa eshte ne krize ekonomike. "Une jam kunder skeptikeve per zgjerimin", ka deklaruar komisioneri evropian i zgjerimit. Zgjerimi ka patur nje impakt pozitiv per krijimin e vendeve te punes ne Evrope, ka thene komisioneri i zgjerimit duke u bere thirrje vendeve anetare te bllokut te mos pengojne procesin per hyrjen e anetareve te rinj ne BE. Nderkohe qe dje, i pyetur nga gazetaret se si i komenton vleresimet e zyrtareve amerikane se BE-ja nuk eshte angazhuar sa duhet ne procesin e zgjerimit drejt Ballkanit perendimor dhe se Uashingtoni synon te emeroje nje te deleguar te ri per kete rajon, Rehn eshte pergjigjur: "Shteteve te Bashkuara u le te rregullojne ceshtjet e veta te brendshme, ndersa Bashkimit Evropian ceshtjet brenda BE-se". A.G
Koha Jone

Similar topics
» Shqiperia me viza, kunder vizave
» Rehn: Shqiperia, kete vit pa viza me BE
» Rama: Shqiptaret pa viza ne BE, ne vitin 2010
» Papandreu: Ne BE me 2014, pa viza ne mesin e 2010

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi