ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia organizon operacionin "Fshesa" per emigrantet

Shko poshtė

30032009

Mesazh 

Policia organizon operacionin "Fshesa" per emigrantet Empty Policia organizon operacionin "Fshesa" per emigrantet




ATHINE - Nje operacion i posacem policor, eshte zhvilluar ne sheshin "Omonia" i njohur per mbipopullim nga shqiptaret, me synim kapjen dhe riatdhesimin e emigranteve, qe nuk gjenden konform kerkesave te autoriteteve si dhe kapjen e trafikanteve dhe te dyshuarve per grabitje. Televizioni kryesor helen "Mega", tregoi pamje te filmuara prej saj, ne sheshin qendror te Athines, ku nje numer i madh forcash policore rrethuan zonen, duke ndaluar kryesisht te rinj, grupe-grupe apo dhe kalimtare, qe te gjithe emigrante. "Operacioni i koduar me emrin "Fshesa", nisi ne oren 22:00 te se enjtes dhe synon kapjen dhe debimin e emigranteve", citoi "Mega", Policine e Shtetit. Ajo ka pohuar se po i kryen operacionet "Fshesa" ne Athine dhe Selanik, ne menyre te njekohshme, ne perpjekje per te frenuar aktivitetet kriminale, ku po dominojne grabitjet e dhunshme.

Gjate operacionit, jane kryer qindra kontrolle. Duke pasqyruar operacionin, "Cosmo online" raporton se te pakten 96 persona u arrestuan ne operacionin e nates se pare ne sheshin "Omonia". "Operacionet kane cuar ne arrestimin e shume emigranteve te paligjshem", citon "Cosmo". E.Antonarou, zedhenes i qeverise, i cili ka shprehur besimin se "perpjekjet e policise do te japin frytet e tyre". Policia raportoi se ne "Omonia", jane arrestuar edhe 19 persona te dyshuar per implikim, ne trafik lendesh narkotike, nder te cilet 13 ishin emigrante. Nje prej personave qe u perfshi ne valen e kontrollit, emigrant shqiptar, u gjet me hanxhar te fshehur ne trup dhe ai gjithashtu u arrestua.

Sakaq, edhe 67 arrestime jane kryer ne Selanik. Nga keta, pjesa me e madhe rezultuan emigrante te paligjshem. "Keto operacione do te vazhdojne pa nderprerje edhe ne ditet ne vazhdim jo vetem ne Athine, por edhe zonat e tjera te vendit, sidomos ne ato qe nga policia njihen si rajone "geto", te populluara masivisht nga emigrante te paligjshem, ku edhe kriminaliteti eshte me i larte, evidentoi "Mega". Policia e Shtetit te Greqise, ka evidentuar se "cdo dite, dhjetera e dhjetera biznesmene, kryesisht te dyqaneve, kioskave dhe lokaleve te tjera po bien prč, e grabitjeve te dhunshme dhe kjo situate eshte e patolerueshme". Aksionet e policise u zhvilluan ne Athine dhe Selanik. Ne kryeqytet ato ishin te perqendruara tek sheshi "Omonia", "Karaiskaki" dhe "Koumoundourou". Ndersa ne Selanik ne te gjitha rruget kryesore te qytetit.

Ne operacionet kateroreshe gjate nates, kryesisht ne rruget qendrore te Athines dhe Selanikut, jane shfaqur qindra forca policore dhe shume automjete te ndryshme te tyre deri dhe autobuse dhjetera vendesh, te cilet jane mbushur me emigrante. Policia tha se ne aksione, jane perfshire forca te luftes ndaj krimit kunder personit dhe antidroges. Nderkaq qe, nje konflikt i pergjakshem ndodhi gjate fundjaves qe kaloi, ne rrugen "Menandrou", ne qender te Athines. Ne ngjarje u perfshine 20 emigrante, nga te cilat gjashte u arrestuan, ndersa kater te tjere mbeten te plagosur.

Mediat greke: "Fshesen" e solli krimi i shfrenuar

Televizioni "Alpha" transmetoi gjithashtu pamje, duke konsideruar se aksioni "Fshesa", vjen pas skenave te terrorit te papare dhe pasigurise, qe eshte krijuar nga krimi i shfrenuar ne Athine. "Vetem gjate ketij muaji, nente vete humben jeten ne plackitje te armatosura, ku viktima me e fundit, ishte Thanasis Chomatopoulos qe u ekzekutua gjate grabitjes se pikes se lotarive sportive "OPAP" ne "Nea Smirni".

Akuza e PASOK: Qeveria s'ka politika sigurie

Zedhenesi i PASOK G. Papakonstantinou ka komentuar dje operacionet "Fshesa" qe po kryen Policia e Shtetit dhe kritikoi qeverine per mungese planesh frytdhenese kunder krimit, qe ka marre permasa galopante. "Qeveria po vazhdon te tregoje mungese te politikave te sigurise", - tha zedhenesi. Ai pranoi se "shohim disa levizje", - duke iu referuar vales policore, por shtoi se "mbetet per te pare, nese do te rezultojne te suksesshme", duke mos harruar te kujtoje se "mungon nje plan i pergjithshem antikrim".

"Fshesa" e fundit, me 29 gusht 2008

Operacioni pararendes ishte zhvilluar ne "Omonia", me 29 gusht te vitit te kaluar kur u kapen dhe riatdhesuan 150 emigrante te paligjshem, ne shumice shqiptare. Aksioni erdhi pas nje perleshjeje qe kishte ndodhur ate dite mes klandestinesh qe coi ne plagosjen e 12 personave ku edhe policia u detyrua te hape zjarr duke plagosur nje prej emigranteve.

Grabitet dhe kengetari

Ne nje rast grabitjeje, viktime ra edhe kengetari i njohur grek Stathis Raftoupoulos. Agresori kishte arritur te ngjitej ne katin e trete te pallatit ne lagjen "Glifadha" ku gjendej kengetari, hyri ne banesen e tij dhe tentoi grabitjen, por u perball me forcen fizike te personit "VIP" qe arriti te njoftoje edhe policine, e cila prangosi te dyshuarin.
Koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Policia organizon operacionin "Fshesa" per emigrantet :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Mar 30, 2009 12:37 pm nga lidabica

Po ketyre qe bredhin me hanxhare nene sqetull apo ata qe jo vetem vehten ,por turperojne nje popull te tere,m.gj.s. nuk perfaqesohemi nga keta lloje,mire ja u bejne,por kur e ha ndonje qe eshte pa dokumente dhe ka shkuar te punoje me nder per nje kafshate buke si i behet????
Po keto jane probleme gjithandej ku ka emigrante...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi