Emigrantet, bankat oferta "agresive" per depozitat
Faqja 1 e 1
21122009
Emigrantet, bankat oferta "agresive" per depozitat
Blerina Hoxha
Ardhja e emigranteve per festat e fundvitit ka vene ne levizje industrine bankare. Ka nisur konkurrenca marramendese ne ofertat e depozitave. Eshte bere tradite tashme qe emigrantet ne udhetimin e tyre prane familjeve sjellin me vete vlera monetare, te cilat jane pjese e tortes qe bankave ne vendin tone u duhet te ndajne. Madje gara ka filluar. Ofertat per depozitat jane nga me josheset. Nje nga bankat e nivelit te dyte te ofron, para nese hap nje depozite. Nje tjeter banke thote se, nuk te prish interesin edhe nese terheq 30 per qind te shumes. Nga ana tjeter interesat kane arritur majat. Kjo praktike pune nga ana e bankave ka rezultuar me sukses, pasi ne periudhat e fund vitit dhe ne gjate sezonit veror te pushimeve futet nje sasi i madhe valute nga emigracioni, ku pjesa me e madhe e tyre depozitohen ne banka. Vitin qe shkoi per shkak te krizes financiare globale dhe besimit te munguar te bankat, ndodhi nje fenomen i kundert. Shume kliente i terhoqen kursimet e tyre nga bankat. Por me vone gjate veres me kapercimin e krizes bankare dhe qendrueshmerine e sistemit bankar ne raport me krizen, rikthimi i depozitave ne banka nisi me ritme te larta. Kete e deshmoi ecuria e depozitave per muajin gusht, kur rritja e tyre shenoi kulmin me 25.4 miliarde leke ne terma mujore, ne linje me ecurine e tyre sezonale per kete periudhe te vitit. Megjithe zhvillimet pozitive ne depozita, krahasuar me nje vit me pare stoku i depozitave ne total mbetet ne te njejtat nivele ose pak me i ulet. Por flukset valutore ne formen e remitancave si edhe te ardhurat valutore nga turizmi gjate muajve te veres mendohet te kene ndikuar me se shumti ne rikuperimin dhe rritjen e nivelit te depozitave ne valute. Rrjedhja e depozitave ne fund te vitit 2008 ka ndikuar ne pakesimin e stokut te depozitave ne valute ne terma vjetore duke filluar qe ne muajin prill. Sipas Bankes se Shqiperise rreth 70 per qind e rritjes se stokut total te depozitave rezultoi te ishte ne depozita me afat, duke sinjalizuar forcim te besimit ne sistemin bankar. Kjo konfirmohet edhe nga ngadalesimi i ritmit te depozitave pa afat te individeve, ndersa verehet nje rritje me e shpejte e depozitave pa afat te sektorit privat. Depozitat me afat u zgjeruan me 3.7 per qind ne terma mujore nominale, nga mesatarja. Zgjerimi i depozitave ne leke ka qene i qendrueshem. Depozitat ne leke reflektojne kryesisht rritjen e depozitave te individeve, sqaron Banka e Shqiperise.
Ofertat e veres, depozitat rikthime masiv ne banka
Muaji gusht i ketij viti ka shenuar nje masivitet te rikthimit te depozitave ne sistemin bankar. Te dhenat e Bankes se Shqiperise bejne te ditur se stoku total i depozitave u rrit me rreth 25 miliarde leke (ku 90 per qind e tyre ishin euro), ose me rreth 4 per qind, duke shenuar rritjen me te madhe mujore gjate ketij viti. Ecuria mujore ishte madje me e mire se ne muajt perkates te nje viti me pare (ne gusht 2008 depozitat u rriten me rreth 20 miliarde leke ne krahasim me korrikun 2008). Depozitat arriten ne nivelin me te larte qe prej tetorit 2008, kohe kur filloi dhe terheqja e kursimeve, si rrjedhoje e panikut te shkaktuar nga kriza financiare globale dhe qe me pas u shoqerua me nje ngadalesim te ndjeshem, apo dhe ulje te depozitave ne banka. Gjithsesi te dhenat e Bankes Qendrore tregojne se, niveli i depozitave mbetet rreth 19 miliarde leke me i ulet ne krahasim me gushtin e vitit 2008. Por nje zhvillim pozitiv mund te shihet ne ngushtimin e diferences mujore ne krahasim me muajin korrik, ku depozitat ne korrik 2009 ishin rreth 24 miliarde leke me te uleta ne krahasim me muajin perkates te 2008-es. Gushti ka qene historikisht nje muaj i mire per depozitat, per shkak te prurjeve te emigranteve, por kete vit pritshmerite ishin me te uleta, si rrjedhoje e efekteve te krizes globale financiare. Por bankat u treguan mjaft agresive me ofertat e tyre dhe duket se u shperblyen dukshem per kete. Kane qene pikerisht depozitat ne valute ato qe kane shenuar dhe rritjen me te madhe gjate gushtit, me rreth 23 miliarde leke (apo 90 per qind te totalit te rritjes).
koha jone

Similar topics
» Policia organizon operacionin "Fshesa" per emigrantet
» Oferta
» BE, rregulla te reja per emigrantet
» Rregulla te reja per emigrantet
» Oferta
» BE, rregulla te reja per emigrantet
» Rregulla te reja per emigrantet
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi