ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

46 vjet pa fitore me danezėt, bastet "kryqėzojnė" Shqipėrinė

Shko poshtė

31032009

Mesazh 

46 vjet pa fitore me danezėt, bastet "kryqėzojnė" Shqipėrinė Empty 46 vjet pa fitore me danezėt, bastet "kryqėzojnė" Shqipėrinė




46 vjet pa fitore me danezėt, bastet "kryqėzojnė" Shqipėrinė

Morten Olsen paralajmėron tė tijtė: Kujdes nga Shqipėria, nuk janė Malta

Erald Kodheli

Shqipėria ka filluar pėrgatitjet nė Kopenhagėn pėr ndeshjen e sė mėrkurės me pėrfaqėsuesen e Danimarkės. Skuadra e Ari Han do tė luajė nė "Parke Stadium", e penalizuar nga historia nė takimet direkte me skandinavėt, por edhe e "kryqėzuar" nga kompanitė e basteve, tė cilat e cilėsojnė shumė tė vėshtirė arritjen e njė rezultati pozitiv. Marrja e 1 pike duket njė objektiv shumė i vėshtirė pėr tė besuarit e Ari Han, edhe sepse pas dėmtimit nė shpatull tė portierit Arjan Beqaj, kuqezinjtė nuk do tė kenė as shėrbimet e mesfushorit Lorik Cana, i pezulluar.

Pėrballjet

Ajo e datės 1 prill do tė jetė ndeshja e parė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Danimarkės nė Grupin 1 eliminator tė Botėrorit 2010. Deri mė tani, dy skuadrat kanė luajtur gjashtė herė nė aktivitetet ndėrkombėtare dhe bilanci i pėrgjithshėm ėshtė dukshėm nė favor tė nordikėve. Vetėm njė fitore kundrejt pesė humbjeve dhe dy gola tė shėnuar e 14 tė pėsuar janė statistika qė nuk krijojnė aspak komfort. Dueli i parė ėshtė regjistruar mė 29 qershor tė vitit 1963, pėr eliminatoret e Kampionatit Evropian: 90 minuta nė tė cilat Shqipėria humbi 4-0. Nė ndeshjen e kthimit, tė luajtur katėr muaj mė pas, mė saktėsisht mė 30 tetor, pėrfaqėsuesja jonė fitoi 1-0 me golin e legjendės Panajot Pano. Mė pas kanė ardhur katėr humbje. Dy nė vitin 1993, nė eliminatoret e Botėrorit ‘94 (4-0 dhe 1-0) dhe dy tė tjera nė eliminatoret e Botėrorit 2006: nė tetor 2004, danezėt fituan 2-0 nė Tiranė, ndėrsa nė takimin e kthimit nė Kopenhagėn 3-1, me golin e Erjon Bogdanit.

Bastet

Danimarka ka konsoliduar pozitat e saj nė krye tė grupit pas barazimit ndėrmjet Portugalisė dhe Suedisė e tashmė ka 10 pikė pas 4 ndeshjeve. Nė sfidėn kundėr Shqipėrisė, skuadra e Morten Olsen shihet si favorite absolute pėr fitore. "Bookmaker"-sat e kuotojnė fitoren e skandinavėve me koeficientin 1.2, ndėrsa barazimi (5.5) dhe triumfi i kuqezinjve (12) shihen si rezultate pothuajse tė pamundur pėr t‘u realizuar. E pėrkthyer ndryshe, pėr marrjen e njė pike kemi 17 pėr qind tė shanseve, ndėrsa pėr fitore vetėm 8 pėr qind. Kompania e specializuar nė lėvizjen e koeficienteve tė basteve, "Betexplorer", e ka klasifikuar sfidėn Danimarkė-Shqipėri mes ndeshjeve ku fitorja e vendasve shihet si rezultati mė i sigurt. Rezultati mė i mundshėm shihet fitorja e danezėve 2-0 (6.5). Barazimi pa gola jepet me koeficientin 17, ndėrsa barazimi 1-1 kuotohet me 12.5, po aq sa edhe fitorja 3-1 e vendasve.

Kundėrshtarėt

Gjatė prononcimeve tė djeshme pėr shtyp, trajneri Morten Olsen e ka vlerėsuar Shqipėrinė si njė kundėrshtar mė tė fortė sesa Malta (me tė cilėt fituan 3-0 nė fundjavė). Megjithatė, trajneri i Danimarkės mendon se tė mėrkurėn skuadrėn e tij e pret njė pėrballje mė e lehtė, pasi kuqezinjtė nuk janė aq tė shpejtė nė fazėn sulmuese. "Pėrgjithėsisht, shqiptarėt janė mė tė mirė se Malta dhe me lojtarė mjaft cilėsorė, si Skela apo Lala. Por ata nuk janė aq tė paparashikueshėm nė fazėn sulmuese, pasi i mungojnė lojtarėt e shpejtė si Mifsud apo Kohen. Sulmuesit maltezė u hapėn shumė probleme edhe mbrojtėsve portugezė, Pepe e Karvajo", tha Olsen. Nė kampin kundėrshtar ndiqet me vėmendje rikuperimi i sulmuesit tė Arsenalit, Niklas Bendtner, pėr prezencėn nė fushė tė sė cilit do tė vendoset sot.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29335
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi