Deshtimi, Ina Rama prane doreheqjes
Faqja 1 e 1
11042009
Deshtimi, Ina Rama prane doreheqjes
Redinalda Caushaj
TIRANE - Prokuroria e Pergjithshme ka deshtuar dje me dosjen "Durres-Kukes" duke detyruar kreun e saj Ina Rama te mendoje seriozisht largimin permes doreheqjes. Kolegjet e Bashkuara kane pushuar gjykimin dhe kane cilesuar te pavlefshme te gjitha aktet e paraqitura nga prokuroria. Duke folur pas vendimit, ministri i Jashtem Lulzim Basha, tha se Gjykata e Larte pushoi me nje vendim te formes se prere ceshtjen penale, duke konstatuar se Prokuroria e Pergjithshme u angazhua ne nje proces te parregullt ligjor ne shkelje te Kushtetutes dhe ligjeve te Shqiperise. Ai theksoi se keshtu, "mori fund nje komplot politik kunder rruges Durres-Kukes-Prishtine. Dhe kjo eshte pergjigjja e merituar nga drejtesia shqiptare, per kete komplot politik antishqiptar". Ministri vleresoi se fundi i turpshem i ketij komploti eshte nje lajm i mire anembane per te gjithe shqiptaret, te cilet presin me padurim qe se bashku me tunelin e Kalimashit te hapin nje faqe te ndritur dhe te re ne historine tone kombetare. Ministri e ka cilesuar kete te premte si "dita e kukuvajkes" per Edi Ramen. Kurse theksoi: "Sot ishte dita e kukuvajkes per Edi Ramen dhe te gjithe ata qe per dy vjet me radhe, investuan politikisht per perbaltjen e ketij projekti dhe krenarise legjitime qe shoqerohet me te", ka deklaruar dje ministri i Jashtem Lulzim Basha, menjehere pasi ka marre pafajesine e tij. Ne fund ai theksoi se nuk mbetet gje tjeter vecse t'i lutemi Zotit qe t'i fale, pasi shpreh bindjen se as shqiptaret e as historia nuk do t'ia falin kurre.
Procesi
Gjate seances se djeshme gjyqesore, relatori i ceshtjes Spiro Spiro deklaroi se Prokuroria e Pergjithshme kishte derguar per gjykim ne daten 5 dhjetor te vitit te kaluar, dosjen me numer 1408 ku te pandehur kishte personat nen hetim, deputetin Lulzim Basha dhe Andi Tomen. Qe te dy sipas gjykates, prokuroria i akuzonte per veprat penale te "shkeljes se barazise ne tendere" dhe "shperdorim detyre". Sipas gjykates hetimet e kesaj ceshtjeje nisen me 9 mars te vitit 2007, nga ana e Prokurorise se Tiranes, ku ne dosje u regjistrua si i dyshuar emri i deputetit Lulzim Basha. Menjehere pas perfshirjes ne hetime te Bashes, prokuroria shpalli moskopetencen e saj, hetime me pas i kaluan Prokurorise se Pergjithshme. Ne daten 22 tetor te vitit 2007 Prokuroria e Pergjithshme i dergoi nje shkrese Kuvendit, ne te cilen i kerkonte heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha. Ndersa shtate dite me pas, deputeti Basha kishte derguar nje kerkese ne prokurori ku kerkonte nje ballafaqim, i cili u realizua ne daten 10 dhjetor te vitit 2007, dhe kjo kerkese u emerua nga prokuroret, procesverbal i marrjes ne pyetje te shtetasit Lulzim Basha. Kolegji i Bashkuara shpjegoi se me daten 6 nentor te vitit te kaluar, Andi Toma dhe Armand Teliti, te dy te pandehur gjate fazes se hetimit kerkonin ne gjykate kundershtimin e zgjatjes se afateve te hetimit. Gjykata e Tiranes me numer akti 1495 te dates 18 nentor te vitit te kaluar, vendosi shpalljen e pavlefshme te vendimit te marre nga Prokuroria e Pergjithshme, si dhe mbylljen e hetimeve. Ky vendim u la ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Larte. Me datat 24 dhe 28 nentor te vitit te kaluar, ministrit te Jashtem Lulzim Bashes, sipas gjykates, i jane derguar dy fletethirrje per t'u njohur me akuzat e tij.
Vendimi
Kolegjet e bashkuara i cilesuan te pavlefshme te gjitha aktet, si dhe dergimin e ceshtjes per gjykim. Gjykata ka theksuar se eshte konstatuar nje mangesi, e cila con edhe ne nje proces joligjor.
Vendimi u prit keq nga Prokuroria e Pergjithshme. Burime brenda saj, thane dje se kryeprokurorja Ina Rama eshte duke menduar largimin nga detyra duke dhene doreheqjen, nisur nga fakti se institucioni qe ajo drejton, deshtoi ne perpjekjen per te cuar nen shqyrtim gjyqesor, nje proces per rrugen "Durres-Kukes" qe eshte konsideruar si nje komplot antishqiptar me prapavije politike.
Koha Jone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi