ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Me jepni voten, t'ju sjell qeverine prane

Shko poshtė

15062009

Mesazh 

Rama: Me jepni voten, t'ju sjell qeverine prane Empty Rama: Me jepni voten, t'ju sjell qeverine prane




Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kerkoi dje votat ne Bulqize me premtimin se PS ne pushtet do t'i jape fund varferise, papunesise dhe kushteve te mjerueshme te minieres ne kete vend. Gjate turit te tij elektoral ne kete zone, Rama premtoi se qeverisja e PS-se do te vendoset ne dispozicionin e minatoreve per permiresimin e vuajtjeve te tyre. "Une ua kerkoj voten, qe sic kam hyre thelle ne miniere per te pare kushtet cnjerezore ne te cilat punojne minatoret e Bulqize, te vij perseri dhe te hyj perseri ne miniere, per t'i ndryshuar ato kushte, me qeverine qe do ta vendosim ne dispozicionin tuaj", u shpreh ai. Sipas Rames, pas 28 qershorit do te ndryshojne kushtet e punes ne minieren e Bulqizes por dhe ne te gjitha minierat e vendit. Rama tha se duhet ti rikthehet dinjiteti ketij qyteti, simbol i minatoreve, pasi nuk mundet qe te humbase cdo muaj nje jete. "Kjo eshte e pafalshme. Historia e dhimbshme e ketij qyteti duhet te marre fund me voten per PS ne 28 qershor. Votoni nje politike te re e cila do i jape fund varferise dhe papunesise e kushteve cnjerezore te punes, do rikthejme premtoi ai jetesen me pune te ndershme ne kete vend", vijoi Rama. Kreu socialist akuzoi qeverine dhe korrupsionin e saj per fatkeqesite e njepasnjeshme qe po ndodhin ne kete zone. "Eshte e disata here qe une vij ketu ne Bulqize, ku kam qene ne dite te veshtira, qe ju i keni kaluar shpesh here ne 4 vitet e fundit, per shkak te mungeses se plote te vemendjes dhe cinizmit te kesaj qeverie, e cila i ka kthyer shpinen Bulqizes, e cila u ka kthyer shpinen minatoreve. Qeveri qe e quan dicka normale qe cdo muaj, babai i disa femijeve, bashkeshorti i nje nene femijesh te mos kthehet dot ne shtepi, per shkak te kushteve cnjerezore te minieres se Bulqizes, e cila eshte pasuri e perbashket, qe fare mire mund te ishte themeli i mireqenies se perbashket", u shpreh Rama. Ai shtoi se nuk e kerkon pushtetin per t'ia marre PD-se dhe t'ua jape socialisteve, por per te ndertuar nje shtet pertej te majtes dhe se djathtes. Nje shtet qe sipas Rames, do te jape uje, drita, pune e siguri te gjitheve. "Ne shqiptaret mund te bejme ne kete atdhe, vendin e endrrave dhe shpresave tona, ku femijet tane mund te rriten te qete dhe mund te mos vuajne me kurre urie, per libra, mesues dhe te mos vuajne me kurre per nje te ardhme te cilen per 18 vjet me radhe ua ka mbyllur politika e vjeter e se shkuares", u shpreh Rama.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rama: Me jepni voten, t'ju sjell qeverine prane :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Jun 15, 2009 11:15 am nga lidabica

Po ky s'ka dinjitet te vetin dhe jo t'ua ktheje ky minatoreve,ik more,palaēo se na e shpife

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Mon Jun 15, 2009 7:59 pm nga gerrard

lidabica shkruajti:Po ky s'ka dinjitet te vetin dhe jo t'ua ktheje ky minatoreve,ik more,palaēo se na e shpife
Komentim mjaft inteligjent dhe i moderuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi