ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"E tere familja ne rrugen e re, per nje jete me te mire"

Shko poshtė

12042009

Mesazh 

"E tere familja ne rrugen e re, per nje jete me te mire" Empty "E tere familja ne rrugen e re, per nje jete me te mire"




Grate qe thyen mentalitetin, sot kane vene jeten familjare para, me te ardhurat qe fitojne

Nga jeni me origjine ju Vera?

Burrin e kam nga Mirdita, vete jam nga Burreli, por jetojme ketu siper ne Rreps.

Kur keni filluar pune ketu?

Kam nisur pune ketu para dy vjetesh, qe kur nisi te ndertohet kampi. Ne fillim merresha me pastrimet, me rregullimet e godinave, pastaj kalova me bar-in.

Po me pare keni qene ne marredhenie pune?

Kam punuar ne fabriken e perpunimit te koncentratit te Rrepsit per plot 17 vjet. Ne vitin 97', kur u prishen fabrikat, mbeta pa pune. Por, dua te theksoj se kam qene ne marredhenie pune qe me pare.

Sa gra ka kampi?

Kampi ka gjithsej 30 gra, qe vijne kryesisht nga fshatrat, nga Rrepsi dhe nga Rresheni.

Sa i perket ketyre grave, si ka reaguar opinioni i fshatit per punesimin e tyre ketu?

Ato e kane pasur shume me te lehte, per arsye se ne kishim filluar me pare dhe cdo fjale e kemi ngrene ne.

Kjo do te thote qe per ju ka qene shume me e veshtire?

Po patjeter qe po, sidomos nga mentaliteti i njerezve qe ishte ndryshe kur filluam ne. Une psh., punoja ketu, kisha edhe dy vajzat, djalin, burrin. Njerezit thoshin per grate qe erdhen ne fillim "ja ato qe shkojne te turqit, i argetojne ata" etj. Duke qene se keto zonat ketej kane qene shume te mbyllura, njerezit kujtuan se erdhen turqit ketu, e nuk lane gje pa bere me grate tona.

Si ia keni bere per te perballuar fjalet e njerezve? Ka qene e veshtire?

Une i kam perballuar, se une per vete jam nga Burreli e kam tjeter nivel, nuk jam qe ketu. Plus qe edhe keto shoqet e mia, kane punuar edhe me pare, e ishte pak me ndryshe. Megjithate, edhe burrat e atyre qe flisnin per ne, i sollen grate ne pune ketu te ne.

Cili ka qene provokimi me i rende per nje femer, qe mund ta kete detyruar ate te heqe dore nga puna?

Provokime ka pasur plot. Nje grua e nxori burri nga puna, pasi kishte fjale si "c'eshte t'u bo qejf turku", "shkuan grate tona te turku" etj. Ne nje kohe kur shefat tane kane qene te gjithe shqiptare, rralle ndonje ishte turk. Po edhe sikur te ishin turq, nuk do kishte ndonje gje. Po ju them vetem kete, te gjashta ne grate qe kemi filluar pune qe ne fillim, tani jemi te rregulluara ne vendet me te mira.

Sigurisht qe kjo pune ka ndikuar edhe ne financat tuaja, apo jo? Sa ju shkon rroga ketu?

Ne kemi dy vajza jashte shtetit dhe tani i perballojme shume shume mire. Rroga na shkon mire, mund te them vetem se oren e punes e kam 1500 leke. Une punoj 12 ore ne dite, 8 oret e para paguhen me 100%, ndersa kater oret e tjera na paguhen me 125%. Deri ne fund te projektit jemi mire, por kam hall se kur te mbaroje ky si do t'ia bejme. Njera nga vajzat, e cila punon ketu si sekretare, mbaroi vjet shkollen, kurse tjetra ka mbaruar shkollen e larte per Anglisht dhe punon ketu si perkthyese. Vajzave nuk ua luaj rrogen fare. Ndersa, nga vajzat qe kam ne Itali, njera studion per mjekesi, kurse tjetra per psikologji.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj

11 mije fidane do te mbillen pergjate gjithe rruges, per te evituar rreshqitjen e dherave.

38 meter I larte eshte muri i gabianit ne luginen e Fanit, ne nje humnere ne seksionin 1. Muri eshte rekord ne Evrope.

50 vjet Eshte garancia e rruges, sipas matjeve qe kane kryer ekspertet e departamentit perkates.

29 ura Gjithsej ka projekti, 2 prej te cilave jane shtuar gjate punimeve.

Qershor 2009 Eshte data kur duhet te hapet rruga. Te gjithe punonjesit thone se do t'ia arrijne.

2100 Eshte viti kur projekti kompleks do te perfundoje ne teresine e tij. Ketu perfshihen edhe zbukurimet e fundit.

Mbi 3500 Punonjes jane te perfshire cdo dite ne kete projekt gjigant. Te pakten 2/3 e tyre jane shqiptare.

12 mbikalime dhe nenkalime Jane parashikuar te ndertohen ne zonat e banuara.

Ura 88 Eshte pjesa me e veshtire dhe me e larte njekohesisht. Ajo eshte me hark dhe lidh dy male ne Kukes.

2000 tone asfalt Ne dite, eshte kapaciteti prodhues i makinerive, qe jane fjala e fundit e teknologjise boterore.

1300 makineri Po punojne aktualisht ne kantieret e ndertimit.

3 lancerat Jane pajisjet qe mundesojne lidhjen e blloqeve te betonit mbi ure. Njeri prej tyre kushton plot 2 milione dollare. "Bechtel-Enka" ka 3 te tille.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"E tere familja ne rrugen e re, per nje jete me te mire" :: Komentet

emigranti

Mesazh Sun Apr 12, 2009 2:30 pm nga emigranti

Provokime ka pasur plot. Nje grua e nxori burri nga puna, pasi kishte fjale si "c'eshte t'u bo qejf turku", "shkuan grate tona te turku" etj. Ne nje kohe kur shefat tane kane qene te gjithe shqiptare, rralle ndonje ishte turk. Po edhe sikur te ishin turq, nuk do kishte ndonje gje. Po ju them vetem kete, te gjashta ne grate qe kemi filluar pune qe ne fillim, tani jemi te rregulluara ne vendet me te mira.
kjo rruge patjeter qe do te behet burim drite dhe qytetarimi edhe per menyren e jeteses te banoreve te zones....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi