ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

QYTETĖRIMET DHE ROLI I TYRE NĖ KRIJIMIN E VLERAVE TĖ KOMBIT

Shko poshtė

16122007

Mesazh 

QYTETĖRIMET DHE ROLI I TYRE NĖ KRIJIMIN E VLERAVE TĖ KOMBIT Empty QYTETĖRIMET DHE ROLI I TYRE NĖ KRIJIMIN E VLERAVE TĖ KOMBIT




QYTETĖRIMET DHE ROLI I TYRE NĖ KRIJIMIN E VLERAVE TĖ KOMBIT

dihet historikisht qė ne jemi trashėgimtarė tė shumė qytetėrimeve. Pothuajse tė gjithė kėto qytetėrime pasqyrohen nė jetėn tonė tė pėrditshme, njėri mė shumė e tjetri mė pak. Mjediset tona pėrēojnė gjurmėt e tyre qė nga inkasit, hindutė, persėt, kinezėt, grekėt, romakėt e deri te qytetėrimi islam e tani sė fundi te qytetėrimit perėndimor.

Zhvillimet qė ata i kanė dhėnė artit, kulturės, teknikės, filozofisė, etikės, marrėdhėnieve shoqėrore pėrfaqėsojne integrime masive sociale, formojnė shtresa kulturore me rrjedhime tė ndjeshme nė etno-psikologjinė e popujve, botėkuptime e pikėpamje plot kontradikta qė ngjyrosin epokat nė historinė e njerėzimit. Historia e popujve dėshmon gjithashtu se duke i prirė transformimeve tė mėdha, ata e ēojnė pėrpara shoqėrinė njerėzore, duke shtresuar gjurmė tė reja nė marrshimet qė zakonisht bėjnė popujt.

nė pėrmasa mė tė vogla, edhe ne shqiptarėt prėfaqėsojmė qytetėrimin tonė. qytetėrimi i lashtė ilir ka identitetin e vet nė histori. Nė jetėn qytetare tė qendrave tė lashta ilire, siē kanė qenė Scodra, Dyrrahu, Bylisi, apollonia, etj., evoluan zejtaritė qė pėrpunuan metalet, qė ndėrtuan anijet, qė sajuan enėt prej qeramike, qė prodhuan ilaēet nga bimėt etj. Nga punishtet ilire tė metalit pirustėt prodhuan parzmoret, pėrkrenaret dhe kollēitė e luftėtarėve ilirė dhe stolitė e grave tė tyre. Nga punishtet e tyre tė drurit, liburnėt ndėrtuan anijet e tyre tė shpejta. jo mė pak nga helenėt, mjeshtrat ilirė i dhanė zhvillim pėrpunimit tė terrakotave, pėr tė cilat dėshmojnė dollapet plot me vazo, pjata e shtama tė muzeumeve tona.

Ne kemi jetuar shekuj me radhė nė mes tė dy qytetėrimeve tė mėdha tė lashtėsisė: atij helen dhe atij romak, tė cilėve iu kemi dhėnė perandorė dhe punėtorė tė talentuar. Pavarėsisht nga gjitonia territoriale qė kemi pasur me ta, pavarėsisht se shekuj me radhė Roma dhe Bizanti i kanė pushtuar tokat iliro-arbre, tė parėt tanė nuk u asimiluan as nga njėri dhe as nga tjetri. Edhe kur mė pas ardhėn pushtues tė rinj, me pretendimet e shteteve tė fuqishme si Venediku, Perandoria Osmane dhe ajo Austro-Hungareze, shqiptarėt qenė tė kursyer nga huazimet e huaja. Hudhni sytė nė krepat e zonave tona malore. Do tė vėreni kullat tona prej guri. Ato nuk janė as kėshtjella guvernatorėsh, as banesa baronėsh, por banesa karakteristike patriarkale iliro-arbėreshėsh apo shqiptarėsh, qė jetonnin tė lirė dhe ruanin tė paprekur brez-pas-brezit zakonet e tė parėve, doket, moralin dhe veshjet e tyre.

Ėshtė e vėrtetė qė ne kemi huazuar besime tė ndryshme, por kemi jetuar nė paqė me njėri-tjetrin, si popull fisnik qė jemi. Nuk kemi pasur nė mes nesh as natė-Bartolomeu, as holokaust, as varre masive.

Shumica e shqiptarėve e pėrqafuan Islamin sė bashku me qytetėrimin islam, si fe e paqės dhe e tolerancės. Qytetėrimi islam i kishte paraprirė Rilindjes Europiane. Me pėrkthimet qė u bėri veprave tė shkencėtarėve tė mėdhenj tė lashtėsisė: filozofėve matematikaėve, mjekėve, gjeografėve etj, me shkollat qė hapi nė Azi, Afrikė e Europė, u bė transmetues i trashėgimisė helene, u hapi rrugė shkencave ekzakte, korrigjoi Ptolemeun, la trashėgim hartat e globit tė hartuara prej tyre, solli metrikėn nė poezi dhe njė seri emėrtimesh tė reja qė pėrdoren edhe sot (si algjebėr, logaritme, kimi, et,).

“Universiteti” i parė islam qė themeloi Muhamedi (a.s.) ose “Sofa” siē u quajt nga historianėt e Lindjes, kur ai u ngrit, luajti njė rol parėsor nė hudhjen e bazave tė qytetėrimit. Qenė pikėrisht kėto kuadro tė kėsaj shkolle: juristė, filozofė, poetė, klerikė, emisarė, historianė, etj, qė u pėrgatitėn nga Muhameti (a.s.) pėr t’u shpėrndarė nė tė tre kontinentet qė njiheshin atėherė. Ata pėrēuan dituritė e fituara, bėnė tė njohura shkencat dhe rolin e tyre, pėrhapėn idetė pėrparimtare dhe nė bazė tė moralit ata njohėn tė drejtat e njeriut. Me idetė qė pėrhapėn ata sollėn nė botėn e vjetėr diēka tė re. njerėzimi bėri njė hap pėrpara.
* * *


hopet e qytetėrimeve mund tė pėrcillen jo vetėm pėrmes fushave tė artit, kulturės, shkencės, etj, por edhe pėrmes besimeve, ideologjive, etikės qytetare, filozofisė popullore, psikologjisė sė marrėdhėnieve, hopeve ekonomike, etj.

Filozofia islame, krijoi shumė premisa pėr t’i ēuar pėrpara pupujt. Kėshtu edhe tek ne, megjithėse pushtimi i vendit kishte vendosur post-blloqe tė mėdha politike. Izolimi nga njė pjesė e madhe e kontinentit, ku bėnte pjesė vendi ynė, nuk qe pa pasoja.

Por prap se prap, Rilindja jonė e vonuar, i dha zhvillim shumė tė madh fushave tė ndryshme nė vend. Krijimtaria letrare bėri pėrpjekjet e para pėr t’u shkėputur nga format e ngurta klasike dhe kėrkonte tė reflektonte jetėn e pėrditėshme. Biznesi i brendshėm dhe ai i jashtėm synonte tė arrinte kuotat bashkėkohore me import-eksportin nė rrugė ujore, organizimin e panaireve tregtare brenda dhe ofrimin e mallrave shqiptare nė panairet jashtė vendit, gjėra tė cilat u bėnė pjesė e shoqėrisė shqiptare. U zhvilluan debate publike qė kishin pėr objekt diskutimi problemet sociale tė vendit. Nė kėto kushte filluan pėrpjekjet pėr ngritjen e shkollave me gjuhė-mėsimi atė amtare. N. Veqilharxhi botoi sė pari, mė 1844, “Evetarin Shqip”, pas tij dhe K. Kristoforidhi, dhe pothuajse njėkohėsisht me tė, D. Boriēi, botoi dhe ai elifbenė shqipe nė Shkodėr.

Biznesi shqiptar shkon paralel me pėrparimin shoqėror. Zejtaritė marrin zhvillim tė hovshėm: pėrpunimi i lėkurėve nxit blegtorinė dhe eksportin, ai i tekstileve me tezgjahė angazhon nė punė elementin femėr, pėrpunimi i metalit tė bakrit, argjendit dhe floririt pasqyrohet me indekse tė larta. Portet shqiptare gjallėrohen. Tė ardhurat bėhen inkurajuese dhe ushqejnė ecjen pėrpara tė shoqėrisė shqiptare. Kėrkesat e popullatės rriten nė disa drejtime. Urbanistika e disa qyteteve, sidomos e Beratit, Shkodrės, Prizrenit, Ulqinit, Janinės, Shkupit, Gjirokastrės, Korēės, Krujės, Gjakovės, etj, fillon tė pasurohet me objekte tė reja arkitektonike si objekte kulti, mjedise tregtare (bexhistenet), sahat-kulla qė ftojnė qytetarėt tė masin kohėn, banjo publike (hamame), ura me harqe prej guri, ēesme, biblioteka, etj. Autorė te huaj qė pėrshkojnė trevat shqiptare tė asaj kohe si Ami Boué, Evlija ēelebiu, Franēois Pouqeville, poeti anglez Byron dhe miku i tij John Hobhuese, piktori Edward Lear, Von Hann, etj, shkruajnė me admirim nė veprat e tyre pėr kėtė anė tė qytetėrimit tonė.

Nė prizėm tė qytetėrimit duhet parė edhe lėvizja letrare shqipe me alfabet turko-arab, e njohur tashmė me emėrtimin alhamiada shqiptare. Nė vazhėn e shkrimtarėve tė vjetėr: Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, etj pėrfaqėsuesit e kėsaj lėvizjeje: Naim Frakulla-Berati, Hasan Ziko Kamberi, Muhamet Ēami-Kyēyku, Zenel Bastari, etj, sollėn novelėn nė letėrsi, trajtuan tematika bashkėkohore dhe nėpėrmjet krijimtarisė me temė “mevludin” futėn gjuhėn amtare si gjuhė mėsimi nė shkollat e trevave shqiptare.

Na takon neve, qė krahas qytetėrimeve tė tjera, tė bėjmė tė njohur dhe qytetėrimin tonė dhe rolin e tij. Milleniumi i tretė me tė drejtėn e pėrparimeve tė mėdha qė ka arrirė nė shkencė, nė teknikė, art dhe kulturė, ndikon dhe shpesh imponon fizionominė e vet, duke fshirė ēdo gjurmė tė sipėrfaqshme. Kjo dukuri ėshtė e pranishme si kudo edhe nė botėn tonė. Nė procesin e integrimit kulturor, ne, si ēdo popull tjetėr, marrim e japim duke u mbėshtetur nė pragmatizmin tonė tradicional. Pa mohuar nė asnjė rast kontributet e vyera tė vendeve tė tjera tė botės, nga tė cilėt ne kemi huajtur, ose me tė cilėt kemi kėmbyer, nė kėtė proces integrimi ne marrim pjesė me artin, teknikėn, muzikėn, folklorin, zejtaritė, moralin, politesėn, etj, tonė si njė popull i lashtė qė ruan fizionominė e vet nė histori.
* * *


revista jonė “Univers” ka hyrė nė vitin e tretė tė botimit. Nė rreth njėmijė faqe shtypi, ajo ka vazhduar pa asnjė ndėrprerje tė pasqyrojė nė rubrikat e saj refleksione rreth hopeve tė mėdha tė shkencave tė ndryshme, tė reflektojė bumet nė teknikė dhe nė industri, tė bėjė tė njohur traditėn pozitivė nė kuadrin historik, tė bėjė tė njohur artet figurative qė gjallėrojnė motive fisnike, duke i hapur kėshtu rrugėn studimeve dhe veprimtarisė sė mirėfilltė, duke stimuluar ēdo nismė nė kėtė drejtim.

Ne do t’i mbajmė hapur kėto rubrika pėr studiuesit, historianėt, shkencėtarėt, hulumtuesit e opinionistėt e tė gjitha fushave, qė tė shprehin pikėpamjet e tyre, qė tė paraqesin qendrimet e tyre, duke ndihmuar kėshtu nė ballafaqimin e ideve, nė diskutimin e tezave qė mbrojnė, nė argumentimin e fakteve qė paraqesin.

Duke mbajtur tė hapura faqet e saj pėr studiuesit, pėr analistėt, kritikėt, historianėt etj, synojmė qė revista jonė tė bėhet pėrēuese e denjė e arritjeve tė reja shkencore e pikėpamjeve dhe e tė drejtave tė shoqėrisė sonė, e problemeve kardinale qė na shqetėsojnė.

Duke e njohur dhe analizuar realitetin tonė, duke qenė tė vetėdijshėm pėr mundėsitė tona, duke pasur pėrpara arritjet e qytetėrimit aktual botėror, tė kapėrcejmė pragjet e pakaluara deri mė sot dhe tė mbėshtetemi fuqimisht nė vlerat e kombit tonė, tė cilat jo vetėm nuk mungojnė, por janė shumėdimensionale.

Tiranė, Korrik 2003
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

QYTETĖRIMET DHE ROLI I TYRE NĖ KRIJIMIN E VLERAVE TĖ KOMBIT :: Komentet

Bora

Mesazh Sat Jan 12, 2008 4:06 pm nga Bora

Greqia dhe Mesjeta

Greqia e trashėgimisė klasike ka perėnduar.

Greqia kurrė nuk ka patur Mesjetė, ashtu siē e kuptojme ne,

as Rilindje, ashtu siē e kuptojmė ne atė, apo epokė tė Iluminizmit.

Atje nuk ka ndodhur ajo rritje dhe ngritje e arėsyes pėrtej pjesės tjetėr tė jetės.


Marrė nga libri:

Philip Sherrard, The Wound of Greece: Studies in Neo-Hellenism, London, Rex Colling, 1978

ISBN 086-0360-709





Titulli i pėrkthyer i librit: “Plaga e Greqisė: studimet nė helenizmin e ri”.

Philip Sherrard ėshtė pėrkthyes me famė i poezisė greke.

---- ---- ---- ---- ---- ---- ---- ---- ----



MITOLOGJIA GREKE


A ėshtė shkencore (d.m.th. e vėrtetė) e ashtėquajtura mitologji greke?



Se ajo nė fakt ėshtė pėrrallė.

Sa pėr sqarim: mitologji = shkenca e mitit, d.m.th. shkenca e pėrrallės ?!?!

--- ---- ----- ----- ----- ----- ----- ---- ----





Greqishtja e tanishme dhe “greqishtja” e lashtė


Me greqishtjen e tanishme, “greqishtja” e lashtė nuk mund tė lexohet dhe

nuk mund tė shqiptohet. Forma, funksioni dhe renditja e fjalėve (Gramatika)

dhe formimi i shprehjeve e fjalive (Sintaksa) tė “greqishtjes” sė lashtė

janė tė pakuptimta pėr greqisht-folėsit e sotėm.



Pėr kureshtje, provojeni.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi