Ikja nga qeveria, kerkohet ikja e Dules ne PBDNJ
Faqja 1 e 1
18052009
Ikja nga qeveria, kerkohet ikja e Dules ne PBDNJ
Fajtona Mejdini
Vendimi i kryetarit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule per ta kaluar forcen politike qe drejton, ne koalicionin e majte, po sjell formimin e nje poli brenda radheve te kesaj partie duke kerkuar deri shkarkimin e kreut. Pohimin e beri te ditur dje anetari i Keshillit Kombetare te PBDNJ-se, ish-deputeti i legjislatures se kaluar, Kristo Goxhi. Sipas tij, vendimi i Vangjel Dules per te ikur nga mazhroanca aktuale, ishte i njeanshem, i pavotuar nga struktura e PBDNJ dhe ka krijuar pakenaqesi te medha ne nje pjese te partise se minoritetit. Per kete arsye, tha ai, kerkohet formimi i ketij poli. "Brenda pak ditesh do te krijohet nje pol i ri ne parti, qe do te perfshije te gjithe minoritetet ne vend. Ne jemi duke negociuar me gjithe faktoret ne Shqiperi dhe jashte saj. Po keshtu, me te gjithe emigrantet qe jane larguar prej ketej", deklaroi ne nje prononcim per mediat, z.Kristo Goxhi. Sipas tij, ky pol do te krijohet per te bashkuar te gjitha percarjet qe jane krijuar nga vendimet e here pas hershme arbitrare, te kryetarit te PBDNJ-se, Vangjel Dule. Anetari i Keshillit Kombetare te PBDNJ-se, Goxhi deklaroi se keto vendime kane bere, qe Dule te mos pranohet me si kryetar. Sipas Goxhit, ky qendrim vjen per faktin se keto vendime jane ne marre ne kundershtim me rregullat e brendshme. "Poli yne do te kerkoj te unifikoje te gjitha percarjet e deritanishme ne parti. Dule de facto nuk meriton me te jete kryetari i saj, pasi vendimet e tij kane qene ne kundershtim me politiken dhe rregullat e brendshme te PBDNJ-se", deklaroi Goxhi. Sipas Goxhit, kalimi ne koalicionin e djathte ishte akti i fundit i arbitraritetit ne PBDNJ, duke bere qe Vangjel Dule te shkeputet perfundimisht nga kjo parti.
Sakaq, vendimi i drejtueseve kryesore te PBDNJ-se per te kaluar ne koalicionin e majte zgjedhor, ka sjelle pakenaqesine e nje pjese te rendesishme te perfaqesuesve te minoritetit. Mes ketyre te pakenaqurve eshte edhe kryetari i OMONIA-s ne Gjirokaster, Spiro Ksera i cili nuk ka pranuar qe emri i tij te vendohet si deputet nen siglen e PBDNJ-se. Po keshtu, kundershtime te hapura per kete vendim ka shprehur edhe ish-ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te barabarta, Kosta Barka, propozuar nga PBDNJ.
3 deputete
Ka aktualisht Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Kuvend. PBDNJ eshte e perfaqesuar ne Kuvend nga kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, Leonard Solis dhe Spiro Peci.
1 ministri
Ishte marreveshja mes PD-se dhe PBDNJ-se per bashkeqeverisje. PBDNJ kishte mbajtur per pothuajse kater vite Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Me pjesemarrjen e PBDNJ-se ne koalicion qeveritar, erdhi edhe doreheqja e ministrit.
Berisha: PBDNJ iku, se erdhen Camet
Kryeministri Berisha ka deklaruar se nje nga arsyet pse Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut pse nuk u be pjese e koalicionit te djathte qeveritar, ishte edhe prania e partise se cameve ne kete koalicion. Pak dite me pare Partia Demokratike e perfaqesuar nga kryeministri Berisha, beri aleance me Partine per Drejtesi dhe Integrim te perfaqesuar nga Tahir Muhedini. Por PBDNJ ka qene pjese e qeverive socialiste dhe e perfaqesuar me ministra perpara 2005-es.
Koha Jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi