Manjani: Ikja e Rames zgjidh krizen
Faqja 1 e 1
27022010
Manjani: Ikja e Rames zgjidh krizen
Denis Dedej
Anetari i Asamblese se Partise Socialiste, Ylli Manjani, ne nje prononcim te dhene dje per gazeten "Koha Jone", deklaroi se kriza aktuale politike ne vend dhe selia roze, mund te zgjidhet vetem me doreheqjen e kryetarit Edi Rama. Ai theksoi se partia me e madhe ne opozite, po drejtohet dhe orientohet gabim politikisht nga Rama, dhe se korrigjimi i krizes behet neqoftese ai merr pergjegjesite, duke dhene doreheqjen nga posti i kryetarit qe e mban ne menyre te parregullt. "Zgjidhja e krizes ne vend dhe brenda Partise Socialiste do te realizohej vetem nese kreu i PS-se, Edi Rama, do te dorehiqej nga posti i kryetarit", vleresoi Manjani. I pyetur per dy projektligjet e dorezuara ne Kuvend nga zyrtaret socialist, anetari i Asamblese Kombetare tha se "ky veprim eshte nje autogol i paster politik i Rames, pasi ai pranon se ligjet nuk kane legjitimuar qe te hapen kutite dhe se alibia e tij, nuk ka qene hetimi i zgjedhjeve per te nje kauze publike, per te krijuar nje ide tek opinioni publik". Gjithashtu, ai theksoi se me publikimin e projektligjit ne media, na e dha mundesine te pakten ta lexojme, pasi PS eshte e mbyllur, nuk ka asnje mundesi informacioni, nuk eshte me nje parti demokratike, qe te ofroje informacion per anetaret e vet. "Projektligji ka dy probleme, politikisht eshte nje autogol qe PS ben ne raport me kerkesen e saj per hapjen e kutive qe ka bere keto gjashte muaj. Me kete projektligj, PS po iu thote shqiptareve qe kerkesen per hapjen e kutive dhe per hetimin e zgjedhjeve, e paska pasur te pa mbeshtetur ne ligj", deklaroi juristi socialist. Sipas tij, "politikisht eshte nje autogol i pafalshem per Partine Socialiste, pasi PS zoteron burime njerezore te mjaftueshme nga pikepamja ligjore dhe Kushtetuese, per te kuptuar qe baza ligjore dhe Kushtetuese eshte e mjaftueshme per te hetuar zgjedhjet, dhe nuk ka nevoje per nje ligj tjeter". Ai theksoi se meqenese zoti Rama insiston tek ky ligj, atehere ky eshte nje autogol politik, dhe kjo eshte shume e qarte nga kjo pikepamje. Nga ana tjeter nese ky projektligj, vijoi zyrtari i Partise Socialiste, per nje moment le te mendojme qe do te miratohet, eshte nje precedent shume i rrezikshem per shtetin ligjor dhe per demokracine ne Shqiperi. "Eshte precedent i rrezikshem per shtetin ligjor dhe per demokracine, sepse sipas ketij projektligji, sipas idese qe ka zoti Rama dhe grupi i tij i ngushte ne drejtimin e PS, proceset zgjedhore nuk duhen mbyllur asnjehere, kete thote ky ligj ne thelb", arsyeton Ylli Manjani. Duke vijuar me tej, ai thote se nese miratohet ky projektligj i bie qe proceset zgjedhore hapen pafundesisht dhe zgjaten pafundesisht, edhe kur i mbyll KQZ i hap Parlamenti. Sipas tij, "ky eshte nje qe nuk krijon aspak ndjesine e stabilitetit, nuk krijon aspak ndjesine e sundimit te ligjit ne kete vend, por mban peng demokracine, mban peng stabilitetin, mban peng qeverisjen dhe mban peng gjithe shqiptare". "Prandaj, ne kete pikepamje, them qe eshte nje projektligj teper i rrezikshem dhe duhet injoruar menjehere", perfundoi fjalen e tij, anetari i Asamblese Kombetare te PS.
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Manjani: Tete shkeljet statutore te Edi Rames
» Ikja nga qeveria, kerkohet ikja e Dules ne PBDNJ
» Manjani: PS eshte kthyer ne OJQ

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi