ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlore, 60 tone nafte ndot detin

Shko poshtė

04062009

Mesazh 

Vlore, 60 tone nafte ndot detin Empty Vlore, 60 tone nafte ndot detin




Vlore, 60 tone nafte ndot detin 20090603211624_artikullOrnela Hila
Vlore- Qyteti i Vlores eshte zgjuar dje me nje pamje jo shume te kendshme. Deti nuk ka pasur ngjyren e tij te zakonshme, teksa gjallesa te shumta perpeliteshin mes valeve te mbetjeve te hidrokarbureve te hedhura gjate oreve te nates. Pothuajse i gjithe bregdeti ne "Pyllin e Sodes" eshte nxire nga solari dhe ngjarja ka vene ne alarm jo vetem policine vendore, por edhe autoritetet me te larta shteterore. Tre persona u ndaluan diten e djeshme, mes te cileve pronari i firmes "Arkand Xhunior", kurse tre te tjere u shoqeruan. Po keshtu eshte kontrolluar anija italiane "Guildo", nga e cila u mor sasia prej 60 tonesh me solar, qe eshte hedhur ne hidrovorin e Pyllit te Sodes. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Genis Mehilli 39 vjec, pronar i firmes transportuese te karburanteve ne Vlore dhe shoferet e autoboteve te sekuestruar, Florian Ceci dhe Mikel Gjini, ndaj te cileve rendon akuza e "ndotjes me dashje te detit".

Ngjarja

Policia e Vlores ka marre nje telefonate rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem, se ne vendin e quajtur "Kanali i Motorit", ne "Pyllin e Sodes", ishin hedhur sasi te medha nafte qe kishin dale deri ne det. Banoret e zones kishin pare tre maune te medha ne kete vend, qe derdhnin ne hidrofor, sasite e hidrokarbureve. Nje grup hetimor ka shkuar me shpejtesi ne vendngjarje, duke shoqeruar fillimisht gjashte persona. Nga verifikimi i kryer rezultoi se firma "Arkand Xhunior" kishte marre sasite e mbetjeve te hidrokarbureve nga anija "Guildo", e cila bente transport nafte ne Kanada, dhe i ka shkarkuar ne menyre te paligjshme ne kanalin qe lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar nje dem te madh mjedisor. Policia tha zyrtarisht se firmes i jane bllokuar kater autobote, ndersa u ndaluan ne flagrance pronari Genis Mehilli dhe shoferet Florian Ceci dhe Mikel Gjini.

Hetimet

I gjithe kanali qe te con ne bregdet, diten e djeshme ka qene i ndotur e mund te shihje ne rere gjallesa te ndryshme te ngordhura, pjesa me e madhe peshq. Firma ka deklaruar gjate hetimit, se ne total ka pasur 680 tone mbetje per te zbrazur. Ndersa nga verifikimet e kryera mesohet se eshte derdhur nje sasi prej 60 tonesh. Gjate marrjes ne pyetje, te dyshuarit nuk kane dhene shpjegime te hollesishme se kush iu kishte sugjeruar hedhjen ne kete zone te hidrokarbureve, kur me ligj ishte e ndaluar. Por duket se ka qene nje iniciative e vete pronarit te firmes qe ka gjetur kete rrugezgjidhje, per te cilen eshte vene nen akuze per aktin e qellimshem. Tre personat e tjere jane lene te lire, nderkohe qe nen hetim jane edhe drejtuesit e anijes me flamur italian, "Guildo", nga e cila jane marre sasite e solarit, me mbetje nafte dhe vaji. Nuk behet ende e ditur zyrtarisht nese anija eshte sekuestruar, por pergjegjesite bien mbi firmen transportuese qe ka zgjedhur ndotjen e detit pikerisht disa dite pas celjes se sezonit turistik.

"Akt i qellimshem dhe i stisur, sikurse me vjedhjen e ores se ish- Presidentit Bush"

Ngjarja ka ndodhur pikerisht ne diten qe ne "Pyllin e Sodes" ne Vlore do te inaugurohej edhe Petrolifera, investimi shqiptaro-italian ne bregdet per depoziten e karburanteve. Ndersa ka inauguruar vepren gjigante, kryeministri Sali Berisha ka denuar aktin qe e cilesoi te qellimshem. Ne nje deklarate per mediat e pranishme, kreu i qeverise paralelizoi kete ngjarje te stisur sikurse "vjedhja e ores se ish-Presidentit Xhorxh Bush. "Ky eshte i njejti veprim dhe stisje, qe u be me vjedhjen e ores se ish-Presidentit Xhorxh Bush", tha kryeministri Berisha dje, gjate takimit per inaugurimin e Petroliferes. Hedhja e dhjetera toneve me mbetje hidrokarburesh ne det disa ore para takimit, nuk i ka shpetuar kreut te ekzekutivit, qe ndersa priste shiritin, kujtoi se ky veprim eshte bere me synimin qe qytetaret vlonjate te mendojne se qeveria po ndot detin. "Ky veprim i kryer sot, ishte i stisur qe vlonjatet te mendojne se Petrolifera po kryen ndotje te detit ne Vlore, por ata duhet te dine se ky eshte impianti me modern ne gjithe Mesdheun dhe me parametra bashkekohor e teper i sigurt. Pergjegjesit jane identifikuar dhe arrestuar", tha kryeministri.

Plazhi jashte sherbimit, ngordhin gjallesat

Fare prane zonave te banuara, e per me teper ne breg te detit, solari ka shkaterruar floren dhe faunen. Me marrjen e njoftimit per ndotjen, jane vene ne levizje te gjitha autoritet, perfshi edhe policine vendore, e cila ka identifikuar pergjegjesit e dyshuar te ngjarjes. Prokuroria leshoi menjehere dje fletet e arrestit per ndalimin e tre te dyshuarve te identifikuar, duke e vleresuar ngjarjen si te qellimshme. Ndotja e zones vleresohet si me e madhja e ndodhur ndonjehere, duke e bere te pafrekuentueshem plazhin. Vendi ku eshte hedhur mbetja e hidrokarbureve eshte shume prane objektit te Petroliferes se inauguruar dje nga kryeministri Sali Berisha, duke ngritur dyshime te forta per aktin e ndermarre. Policia tha se ne uje eshte hedhur sasia prej 60 tonesh, kurse dhjetera tone te tjere u sekuestruan ne depozitat e autoboteve, gati per shkarkim. Pritet edhe nje analize nga specialistet e mjedisit, per te mesuar shifra te tjera te kesaj ndotjeje dhe pasojat.



Te ndaluar:

Genis Mehilli, 39 vjec, pronar i firmes "Arkand Xhunior"

Florian Ceci, shofer i firmes

Mikel Gjini, shofer i firmes

Akuza, "ndotje me dashje e detit"
koha jone
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 30428
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vlore, 60 tone nafte ndot detin :: Komentet

ADMIN

Mesazh Thu Jun 04, 2009 4:59 pm nga ADMIN

Sa injorata keta ,turp ,a kane shpirt Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi