Me morr ne Vlore
Faqja 1 e 1
22072009
Me morr ne Vlore
Nga Edison Ypi
O morr i ndyre qe vjen ere,
Ti thua; "dyshohet se eshte nafte...." dhe; "eksperte qe kane pare nga afer naften thone se ajo eshte nafte...".
Epo mir', meqenese ti dyshon dhe thua, edhe une dyshoj dhe them se babi i gjyshit tend ka qene cakall ndersa mami kunadhe.
Me te tilla pretendon te besh gazetari investigative ti o edepsez?!
Eja morr, eja te vemi bashke deri ne Vlore. Do jete nje torture per mua te udhetoj me nje morr qe vjen ere, se edhe e kam provuar. Dhe, perderisa s'eshte prodhuar deri me sot ndonje deodorant apo dicka tjeter per te neutralizuar deri diku qelbjen tende, po mundohem ta pakesoj torturen time duke perdorur nje kundragaz. Pra une me kundragaz per tu ruajtur nga qelbja jote, ti me syze te erreta dhe parruke qe te mos njihesh. Dhe hajde te nisemi.
E mira do ishte ne Vlore te iknim me makinen tende te re. Ate qe e bleve 100 mije dollare me paret e Fazllicit. Ne kohen kur Fazllicit i rrije rrotull dit' e nat' dhe s'i lije radhe kurrkujt tjeter t'i afrohej. Gje qe e bere me shume zotesi dhe largpamesi per ta perdorur pervojen e keqyrjes perverse nga afer, se pari me Berishen, pastaj me Fazllicin, me vone tek Vizion Plus-i, dhe pas Vizionit, Zoti e di me ke tjeter. Por me ate makine s'ikim dot se ti ate makine e dogje ne mes te nates me doren tende per te zhdukur sa te mundje gjurmet, edhe te makines edhe te pareve qe Fazllicit ende s'ia ke kthyer, dhe qe ne nje fare mase meseleja te mbyllet. Prandaj eja me makinen time.
Ja, ky ketu eshte Rumanati. Rumanati ku ti o ndyresire shite votat e Partise Demokratike. Votat i shite, dhe vertet deputet s'u bere, dhe s'ke per tu bere kurre, por ama, ate cka ti me teper se cdo gje synon, nje turre me pare ne xhep e fute.
Ndersa ai i kaltri me shkume atje eshte deti. Mbi detin eshte qielli. Mbi qiellin Dielli. Sa per detin, ti o morr i ndyre edhe detin je gati ta shesesh permes pislliqesh, dhe do ta kishe shitur me kohe, por nga deti ti ke frike, dhe nuk i afrohesh dot, as sa per te lagur kembet. Madje jo vetem detin, por edhe qiellin edhe diellin do t'i shisje. Por as ata s'mundesh. Por per nje arsye tjeter. Sepse nuk e ke ngritur kurre koken per t'i pare, dhe rrjedhimisht as njeri as qielli as dielli per ty nuk ekzistojne. Te tilla cudira ne bote ndodhin nje ne nje miliard banore. Ty te bejne vaki' sepse nuk je normal por i semure psiqik me dreq ne bark, plot me komplekse frojdiane nga me te erretat qe e dominojne qenien tende prej morri te ndyre qe vjen ere.
Ata atje buze detit jane njerez qe shellehen ne diell, djersiten, nxihen, hane, pine, ngacmohen, dashurohen. Por eshte krejt e teper te flasesh me ty per te tilla se ti nga jeta normale njerezore me pafundesi sfumaturash dhe nderlikimesh nuk ke asnje ide.
Kurse ky ketu nga e majta eshte Golemi. Te premtoj se nje here tjeter do te marr edhe ne Golem te degjojme cfare do na thone disa banore te Golemit per disa vilat qe ti ke ndertuar atje.
Ore mos u cudit qe po krruhem nga pak. Se eshte e pamundur te udhetosh me nje kellire si ty prane dhe te mos krruhesh. Dhe bej kujdes per dicka; Gjate ketij udhetimi ti vetem do degjosh dhe do heshtesh. Perndryshe, po fole, do t'u them te vine te te punojne qindin ata policet qe ta kane mbyllur TemA-n me dry. Meqe ra fjala per policet po te them edhe dicka; une me policat rrugore kam nje marredhenie te vecante. Nuk me bejne ata shenje mua te ndal. Vete ndal une te bej pak muhabet me ta. Kjo ndodh sepse me duan dhe me respektojne shume. Gjate rruges deri ne Vlore kur te na dalin perpara ato patrulla, une do vete t'i takoj miqte e mi te nderuar qe bejne detyren pa u lodhur e pa u ankuar ne zheg e ne acar. Se une nuk mund te heq dore nga ajo marredhenie e mrekullueshme per shkak te nje morri si ti. Mirepo me ty ne bord do kem veshtiresi. Sepse ata edhe mbrapa syzeve te tua te erreta do te ta shohin tinzarllekun, edhe nen parruken qe do kesh vene per te mos u njohur do te ta shohin tullen, dhe, cka eshte krejt e paevitueshme, kur t'u afrohemi do qelben nga era jote qe nuk e tresin dot flladet myzeqare. Qe policat rrugore te te rrahin, te te bejne pestil, ate nuk do ta lejoj une. Ama qe do te te peshtyjne, per kete nuk i pengoj dot. Prandaj merre parasysh, bej si te besh me peshtyma policesh neper turi, dhe se mos nxjerrc ndonje llaf nga goja, se te vrava. E njejta gje si me policet mund te na ndodhe ne disa lokale si Pilo Lala, Klubi i Shoferit apo ndonje tjeter andej nga Levani a Mifoli. Se te gjithe ata ma kane thene cope se te urrejne pafund si njeriun me te zi dhe me te poshter qe u kane pare syte, dhe te quajne lugat qe me muaj te tere u ke tmerruar femijet me 11 te nates.
Nejse, ato atje rreze kodrave jane katunde te Myzeqese. Ti i zhyturi dhe i mbyturi me intriga Tirane dhe komplekse frojdiane, ato katunde i urren, sepse te kujtojne katundin tend. Ndersa keta myzeqaret ketu qe po shesin shalqinj mund te jene objekt i gazetarise tende menderinvestigative sepse s'eshte cudi qe ti nga etja e pashtershme per zullume te vish vete ndonje dite kendej per te zhbiriluar deri ne fund ceshtjen e shartimit te shalqirit me kungull. Por s'eshte cudi edhe e kunderta, pra qe te mos vish kurre nga frika sepse kungull je vet.
Sot eshte pervjetori i 40-te, i zbritjes se te parit njeri ne Hene. Duhet te kesh qene bebe ate dite besoj. Ah kur s'te moren edhe ty te te linin ta kaloje reston e jetes ne Hene. Demek sikur te moren per eksperimente gjenetike lidhur me kretinitetin foshnjarak, por gabimisht te harruan.
Keta nga e djathta ne horizont jane Karaburuni dhe Sazani shkembore, Adriatiku plot me uje, peshq, dhe histori, Narta me kripe. Por as keto nuk i interesojne nje morri si ty. Sepse keto jane gjera delikate qe duan shekuj ta depertojne tulin tend. Ne fakt ti do deshe qe Karaburuni dhe Sazani te ishin male me pare te vjedhura prej teje neper lepirje nga me te neveritshmet. Dhe meqenese nuk jane si i do ti, Adriatiku te duket plot me zeher dhe Narta plot me helm.
Ja dhe Vlora. Ikim ne Skele. Veri mire syzet te mos te njohin, ngjishe mire parruken. Shih si me pershendesin mua! Po te kishe ardhur vetem do te kishin rrahur. Vemi ne Kapitenerine e Portit te ajo ndertesa e verdhe. E sheh sa pasterti dhe sa rregull neper korridore, sa serioze dhe sa te perzemert jane nepunesit. E sheh me sa perzemersi me pershendesin mua qe me njohin! I degjon si thone, se m'i kane lexuar artikujt, m'i kane pare reportazhet? Mund te ndodhi kjo kurren e kurres me ty?! Shih cfare shembullori eshte Kapiteni i Portit Anastas Goga. Degjo sa sakte shprehet Kapiteni: "Ne si Kapiteneri nuk na intereson permbajtja e anijes "Athina". Detyra jone eshte te rregullojme levizjen e mjeteve lundruese. Ja nje fotokopje e "International Tonnage Certificate" ku jepen te dhenat teknike te anijes. Ja dhe "Bill of Lading" ku pershkruhet ngarkesa. Po te doni mund te shkoni tek Dogana ketu perballe. Mirupafshim".
Drejtori i Doganes paska vajtur ne Durres dhe kthehet pas disa oresh. Takojme ndonje tjeter. Ja, korrekti dhe seriozi, mikpritesi dhe dashamiresi Asqeri Kasaj, Drejtor operacional i Doganes se Vlores. Mirdita Asqeri, cfare permban anija 'Athina"?: "Une di ate qe eshte shkruar ne dokumentet e Kapitenerise qe ke ne duar. Ka radhe, ka rregull, ka nje procedure te veprimit. Nuk i ka ardhur ende radha heqjes se vulave te ngarkeses per marrje te mostrave. Kampionet analizohen ne Tirane. Dogana ka ekspertet e vet atje". Faleminderit Asqeri, mirupafshim.
E degjove shqiptarin? Tani eja t'i pyesim edhe keta dy italianet e Guardia di Finanza qe po kalojne lidhur me genjeshtren tende perverse. Ja dhe i pyetem gjere e gjate. Por sic e sheh ata nuk po u shtojne asnje fjale atyre qe na thane nepunesit shqiptare, dhe shume po habiten nga perversiteti yt gazetaresk, perderisa dokumentet e thone qarte per se eshte fjala.
I degjove edhe italianet o legen?!
Si guxon ti o qen te thuash: "Dyshohet se eshte nafte...." dhe te besh gjith' ate zhurme duke hedhur balte mbi ministri, dogana, nepunes, kur per ngarkesen ka dokumente dhe vulat e ngarkeses ende nuk jane prekur?! Po ata; "eksperte qe kane pare nga afer naften thone se ajo eshte nafte..." cilet ishin ata eksperte, sa afer e pane ata naften nderkohe qe nafta eshte e mbyllur, cfare nuhatje paskan pasur ata ekspertet e tu imagjinare qe paskan depertuar brenda cisternave te celikut?! Se, si ta thashe edhe ne krye, po qe' per te dyshuar, ta zeme per llojin dhe ngjyren e gjakut tend, une mund te dyshoj, por nuk e le pa vertetuar me nje procedure. Sepse fap nxjerr nga kruskoti nje xhilet qe e mbaj per keto pune, ta prek pak ate damarin e fytit prej nga do dali gjaku yt, ai lengu i trashe i zi si nafte bruto Batumi Gjeorgjie, dhe ja ku e provova.
O budalla me brire, o llapaqen i ndyre, o t'shplaft mortja, o u shofsh n'grop t'gelqeres, o hengersh bajga lope, o pifsh kocifoz, o u mbytsh me D2, o u djegsh me D1.
Koha Jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi