ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biden:"Nese Izraeli vendose te sulmoje Iranin nuk do t'a ndalojme"

Shko poshtė

07072009

Mesazh 

Biden:"Nese Izraeli vendose te sulmoje Iranin nuk do t'a ndalojme" Empty Biden:"Nese Izraeli vendose te sulmoje Iranin nuk do t'a ndalojme"




"Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do te behen pengese ne rast se Izraeli do te nderhynte per ndalimin e planeve berthamore te Theranit". Nuk le as me te voglin dyshim zevendespresidenti amerikan Jo Biden ne nje interviste televizive, ku diskutohej per problemet ne lindjen e mesme. Me terma teper te qarta si kurre me pare, aq te qarta sa as vete presidenti Obama nuk ishte shprehur kaq hapur mbi nje ēeshtje kaq delikate. "Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i dktojne nje shteti sovran ēfare duhet apo nuk duhet te beje, -thekson zevendespresidenti amerikan per kanalin televiziv ABC THIS WEEK. Izraeli mund te vendos vete se ēfare eshte ne interesin e tije ne lidhje me Iranin dhe ne ē'do rast tjeter.
"Izraeli mund te marre nje vendim ne kundershtim me politiken e Uashingtonit"?? Ishte pyetja e gazetari. "Ne ē'do rast Izraeli ka te drejte te beje ate qe e mendon te drejte. Nese qeveria Natanjau do te vendose te zgjedhe nje linje tjeter nga kjo aktuale, sovraniteti i tyre jua jep kyte te drejte". Nje zgjidhje e detyruar si te thuash, sidomos ne rastin e shtetit hebre, ku ekzistenca e tije eshte e kercenuar nga nje shtet tjeter.
Jane deklarata te forta ato te zevendesit te Obames, qe dalin edhe jashte gjuhes diplomatike qe vete Obama ka mbajtur, ku se fundi kishte deklaruar, qe perpjekjet diplomatike me Iranin do te vazhdojne deri ne fund te vitit. Por sidoqofte duke nenvizuar se, eshte e pa pranueshme qe Irani te pajiset me arme berthamore.

Fjalet e Jo Biden vijne ne nje moment delikat edhe per faktin e zgjedhjeve te fundit te mbajtura ne Iran dhe rezultatin e tyre te dyshimte, qe kane pasuar me protesta te ashpera te forcave reformiste ne opozite. Rreziku qendron se, ne rast se do te kishim nje sulm ushtarak nga ana e Izraelit, do te zgjohej tek njerzit nje ndjejne patriotizmit, bile edhe tek ata qe jane ne opozite me rregjimin, qe natyrisht do te shkonte ne favor te Ahmedinxhad. Ku eshte e njohur per te gjithe se pikerisht ne kyte menyre Ahmedinexhad ka ndertuar pushtetin e tije.
Ajo qe nuk eshte e qarte nese deklaratat e Biden, qe eshte i njohur per deklarata te nxituara dhe shpesh here jashte rrigave, perbejne nje mesazh zyrtare. "Ajo qe mund te them eshte se, Izraeli ka te drejte te mbroje interesat e veta, e ne te mbrojme intersat tona". Ndoshta me deklaraten e fundit Biden ka dashur te thote se ne nuk do te marrim pjese ne sulm kunder Iranit, dhe (edhe se eshte e veshtire te besohet) nuk do te ndihmojme Izraelin ne rast te nje kunderpergjigje nga ana e Iranit. Zevendesi i Obames pastaj ka preēizuar se, SHBA jane te hapura per ē'do dialog te mundeshem me Iranin, edhe pas zgjedhjeve te fundit presidenciale.

Opcioni i forces mbetet sidoqofte nje opcion i rrezikshem sipas gjeneralve amerikan. Sipas gjeneralit Mike Mullen "mund te ishte destabilizuese dhe me pasoja te pa parashikueshme". Por sidoqofte "asnje opcion ne bisedime me Iranin duhet eleminuar, as ai ushtarak" perfundoi gjenerali Mullen.
Deklaratat e Biden jane ndjekur nga disa episode te veēanta ne rajon qe te lene te kuptosh zhvillime mjaft domethense. Pak dite me pare nje nendetese e marines ushtarake te tipit DOLPHIN ka kaluar nepermjet Kanalit te Zuezit, me leje te plote te autoriteteve Egjyptiane. Nderkohe dje SUNDAY TIMES ka folur per nje akord te mundeshem mes Arabise Saudite dhe Izraelit, per te lejuar trupat e shtetit hebre per te kaluar nepermjet territorit te Arabise Saudite dhe per venien ne perdorim te hapsires ajrore, ne rast se Izraeli vendose te sulmoje Iranin. Nje hipoteze qe eshte pergnjeshtruar nga Jeruzalemi zyrtar, por po te verifikohej do te shenonte nje evolim te politikave rajonale ne lidhje me Iranin. Nje Iran i forte dhe i armatosur do te ishte nje rrezik per te gjithe rajonin, dhe nuk shikohet aspak me sy te mire nga fqinjet e shtetit persian, duke filluar nga Arabia Suadite.

/nga gerrard73/
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28310
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi