ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Harasani: Rama s'na thirri ne takim

Shko poshtė

09092009

Mesazh 

Harasani: Rama s'na thirri ne takim Empty Harasani: Rama s'na thirri ne takim




Denis Dedej
Ndersa ne seline e Partise Socialiste ka pasur takime te deputeteve me kryetarin ne detyre, Edi Rama, nje pjese e tyre, qe njihen si mendimi ndryshe nga ai i kryetarit, nuk jane thirrur ne kete takim. Nje fakt te tille e ka konfirmuar diten e djeshme, deputeti socialist, Andis Harasani, ne nje prononcim te dhene per televizionin Klan. Zyrtari socialist ka sqaruar se eshte zhvilluar nje takim me deputetet e qarkut te Tiranes, por sipas tij, Rama nuk e ka pare te arsyeshme ta therrase. "Eshte vendim i zotit Rama, nuk ka asgje personale. Uroj te mos jene shenjat e para te bojkotit ndaj anetareve qe mendojne ndryshe ne grupit parlamentar, apo mos jene shenjat e para te perjashtimit pasi eshte dicka qe do e demtonte PS jo mua personalisht", theksoi Andis Harasani. Megjithate, ai beri te ditur se do te vazhdoje punen e tij si deputet, sepse nuk eshte deputet i Rames, por deputet i PS. Me tej, sekretari Politik per Programin ne seline roze, nenvizoi se eshte votuar nga PS dhe do vazhdoje te beje detyren e tij dhe te jape mendimin e tij, duke perfaqesuar zerin e votuesve, qe e kane votuar. Ndersa, ne takimet e zhvilluara gjate gjithe dites se djeshme ne seline roze, nuk eshte paraqitur deputeti i Korces, Ben Blushi, deputeti i Tiranes, Kastriot Islami etj. Qe do te thote, se me sa kuptohet deputetet, te cilet jane shprehur publikisht kunder kryesocialistit, nuk jane informuar per t'u paraqitur ne takimet me liderin ne detyre te socialisteve. Nje perjashtim ka ndodhur ne rastin e deputeteve te Vlores, ku eshte pare te hyje ne seline e Partise Socialiste, deputeti Arben Malaj. Nderkaq sic edhe eshte mesuar, takimi kishte si objektiv udhezimin e deputeteve per te shkuar ne baze dhe per te komunikuar me socialistet, per bojkotin. I pyetur mbi kete pike, bojkotin e Parlamentit dhe kushtezimin e hyrjes ne kete institucion, Harasani sqaron se ka nje nonsens logjik qe te marresh vendimin te bojkotosh dhe te kesh nje marredhenie te kushtezuar me Parlamentin. "Per mendimin tim nuk ka kuptim. PS mund dhe duhet te kete nje kushtezim me poziten, me qeverine Berisha - Meta, por te kesh nje marredhenie te kushtezuar dhe te bojkotosh nje institucion, te cilin e miraton Kushtetuta, me duket thjesht nonsens logjik, pra cdo hap qe po merret eshte nje qerthull vendimesh", u shpreh deputeti socialist. Ai thekson se PS duhet te jete ne Parlament, por marredheniet me kete pozite me legjitimitet te cunguar absolutisht duhet te jene te kushtezuara. Sipas tij, nga bojkoti i Kuvendit, te vetmit qe demtohen jane socialistet dhe PS. Pasi qeveria ka mundesine te marre vendime, te votoje, te vendose dhe te thote ate cka do dhe zeri i socialisteve qe kane votuar per perfaqesuesit e selise roze, nuk do shkojne ne parlament. Partia Socialiste ka vendosur kushtezimin e raporteve me Kuvendin, duke bojkotuar qe nga seanca e pare dhe paralajmeruar se do te vijoje deri ne plotesimin e kerkesave te tyre nga mazhoranca aktuale.



VENDIMI

"Nuk ka vendim, pasi sic e dini ne mbledhjen e grupit u mor vendimi se do ngrihej nje grup pune. Por ne nuk patem mundesine te dinim se kush ishte ky grup pune, kur u ngrit, cfare vendosi", komentoi Andis Harasani, bojkotin e Kuvendit nga grupi parlamentar socialist, i cili sipas tij eshte vendim personal i Rames.



Nderkombetaret

"Me vjen keq qe dhe ne vitit 2009 qe jane te huajt qe na tregojne Kushtetuten e Shqiperise. Zoti Bosh ka thene thjesht ate qe thote kushdo, se Parlamenti eshte institucion Kushtetues", reagoi ndaj deklaratave te shefit te OSBE ne Tirane, Bosh, sekretari Politik per Programin ne PS.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35536
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi