ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama "padit" Berishen ne Bruksel

Shko poshtė

15092009

Mesazh 

Rama "padit" Berishen ne Bruksel Empty Rama "padit" Berishen ne Bruksel




Denis Dedej
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, ndodhet per nje vizite 3-ditore ne Bruksel, per ceshtjen e zgjedhjeve. Lajmi eshte bere i ditur nga burime brenda selise roze, te cilet saktesojne se qe prej dites se diel, kryesocialisti ne detyre eshte ne nisur per takime pune, ne Bruksel. Lideri socialist ka nderprere turin e tij te fushates per kreun e Partise Socialiste, ne te gjithe Shqiperine sebashku me rivalin e tij, Maqo Lakrori, per shkak te vizites ne kryeqytetin e Belgjikes. Qellimi i ketij udhetimi drejt kryeqytetit te Evropes se Bashkuar, sipas burimeve brenda PS, lidhet me qendrimin e shprehur prej kohesh te selise roze, per rezultatin e manipuluar dhe tjetersuar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Te njejtat burime saktesojne se kryesocialisti ne detyre, do te kryeje takime me zyrtare te larte te Keshillit te Evropes, Komisionit Evropian, si dhe te OSBE-se, gjate kthimit ne Vjene. Ne takimin e pritshem me zyrtaret nderkombetare, Rama do t'u shprehe qendrimin qe kane socialistet, per zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe do te shpjegoje perpara autoriteteve te larta zgjedhjen e partise se tij per bojkotimin e Parlamentit. Mesohet se ai do t'i dorezoje zyrtareve te larte nderkombetare, dosjen e pergatitur nga socialistet per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, per te cilat ai ka shprehur qendrimin se i jane nenshtruar krimit elektoral te kryeministrit dhe qeverise qe ai drejton. Kujtojme ketu se nje dosje te tille i eshte derguar edhe Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, per ta analizuar. Vizita e liderit socialist, Edi Rama, eshte bere nje dite para publikimit te raportit perfundimtar te OSBE-se per zgjedhjet e 28 qershorit. Rreth nje muaj me pare, kryesocialisti ndodhej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku zhvilloi takime me zyrtare te larte nderkombetare per ceshtjen e zgjedhjeve. Rama prej kohesh ka perseritur se do te ndjeke te gjitha rruget e mundshme, per te derguar deri ne fund vullnetin politik te Partise Socialiste, per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Keshtu pra, ky tur takimesh 3-ditor, eshte ne vazhden e takimeve te tij, per angazhimin e marre nga Partia Socialiste, perballe mazhorances aktuale dhe Parlamentit. Dy nga tre institucionet me kryesore te Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian dhe Keshilli i Evropes, kane selite e tyre ne Bruksel. Institucioni i trete thelbesor, Parlamentit Evropian, ka edhe nje zyre parlamentare ne kryeqytetin e Belgjikes, por sesionet parlamentare zhvillohen ne Strasburg. Ne Bruksel ndodhen dhe zyrat e Presidences Evropiane, komisionit parlamentar evropian dhe Komitetit te Religjioneve, si edhe selia politika e NATO-s dhe selia e Unionit Evropian Perendimor (EUO). Per keto arsye, ky qytetet konsiderohet sebashku me Strasburgun dhe Luksemburgun, si kryeqytete te Bashkimit Evropian.



RRUGETIMI

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, prej kohesh ka perseritur se do te ndjeke te gjitha rruget e mundshme per te derguar deri ne fund vullnetin politik te Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi