ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Socialistet bojkotuan Ramen

Shko poshtė

12102009

Mesazh 

Meta: Socialistet bojkotuan Ramen Empty Meta: Socialistet bojkotuan Ramen




Denis Dedej
Kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, komentoi dje protesten e socialisteve, duke theksuar se socialistet bojkotuan lidershipin e tyre. Deklarata e tij u be gjate fjales se mbajtur, ne mbledhjen e Komiteti Drejtues Kombetar te LSI, nga ku u moren vendime per emerime te reja ne strukturen e partise, si dhe strategjine qe do te ndiqen ne te ardhmen. "Bojkoti i bojkotit qe u vu re dje, jo vetem nga qytetaret shqiptare dhe te kryeqytetit, por edhe nga vete anetaret e PS tregon se vete socialistet ne radhe te pare nuk mund te mbeshtesin nje politike shume te vjeter, e cila kerkon ta ktheje Shqiperine 10 vjet mbrapa. Politike, e cila eshte provuar qe nuk funksionon dhe vjen kunder vete aspiratave te anetareve te PS dhe gjithe opozitareve per integrimin evropian te vendit, apo liberalizimin e vizave", vleresoi Meta. Por, sipas tij, destruktiviteti i lidershipit te kesaj opozite qe perpiqet te pengoje dhe te marre peng institucionet e vendit, thjesht per interesa personale, nuk e ndalon dot axhenden e integrimit te Shqiperise dhe te shqiptareve. Ai shprehu bindjen se selia roze nuk do te pengoje dot as pjesemarrjen ne kete proces, te gjithe njerezve te pergjegjshem dhe atdhetare qe jane ne opozite me qeverine e sotme, por qe jane bindur se interesat e vendit jane me te medha se interesat e nje kryetari, apo qofte edhe te nje partie. "Nje vend evropian ka nevoje per nje Qeveri qe siguron standardet evropiane, por ka nevoje dhe per nje opozite e cila sillet, sipas standardeve evropiane dhe ushtron pergjegjesite politike qe i jane besuar", u shpreh lideri i LSI. Sipas Metes, zgjedhesit vertete nuk i besuan PS per te qeverisur, por ajo s'mund t'u shmanget pergjegjesive te tyre, per te realizuar opoziten ne emer te tyre ne Parlament, per te kontrolluar qeverine dhe qeverisjen, per te luftuar korrupsionin brenda institucioneve dhe njekohesisht per te ndihmuar ne nje legjislacion me ambicioz dhe me cilesor. Zevendeskryeministri theksoi se deshtimi ne realizimin e kesaj pergjegjesie nuk eshte gje tjeter vecse rezultat i mendesise anti-shtet, anti-institucion qe ka lidershipi i kesaj force politike. Kreu i LSI shprehu keqardhjen per veprime te tilla te cilat jane sa absurde aq edhe qesharake, si mitingu i dy dite me pare, i cili, sipas tij, behej para zyres se Sali Berishes, por ne fakt ishte miting kunder Ilir Metes dhe kunder LSI-se. "Prandaj na vjen keq per iniciativa te tilla te cila ia humbasin seriozitetin opozites dhe njekohesisht qe cenojne nje dimension shume te rendesishem per demokracine ne vend, sepse vendi ka nevoje per nje opozite serioze", nenvizoi kryetari Meta. Gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues Kombetar te LSI u moren vendime per emerime te reja ne parti dhe zevendesime te anetareve te larguar.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi