Malaj: Uniteti formal kthen PS-ne, ne nje repart ushtarak
Faqja 1 e 1
06112009
Malaj: Uniteti formal kthen PS-ne, ne nje repart ushtarak
Denis Dedej
Deputeti i Partise Socialiste, njeheresh nje nder drejtuesit e Mendimit Ndryshe ne kete parti, Arben Malaj ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se uniteti, disiplina dhe solidariteti formal, e shnderrojne PS ne nje repart ushtarak. Teksa ka folur per statusin, programin por dhe bojkotin e Kuvendit, Malaj ka nenvizuar se levizja, pjese e se ciles eshte dhe ai, ka si qellim te ndikoje qe PS te largohet sa me pare nga veteradikalizimi.
Cila eshte rruga qe ju do te ndiqni per te bere te mundur reflektimin e ndryshimeve te kerkuara ne statut?
Tani funksionon nje grup pune per ndryshimet ne statut dhe propozimet do te duhet te depozitohen aty. Ndoshta edhe takimet publike per qartesimin e thelbit te tyre, mund te jene nje mundesi.
Ku konsistojne keto ndryshime dhe cfare permbajne ato?
Propozimet jane te njohura per publikun, per shkak te debatit perpara Kongresit. Ne thelbin e tyre, ato synojne rritjen e demokracise se brendshme ne PS, nje demokraci me e drejtperdrejte dhe me e plote per anetaresine e PS, propozime per autoritet ne rritje te forumeve te PS dhe nje kufizim ne rritje i pushteteve individualisht te perqendruara, ne nivel vendor apo qendror.
Te gjitha keto qe ju permendet, i keni te konkretizuara ne nje platforme ndryshimesh statutore?
Platforma ka pasur trajten e nje pakete. Rreth 300 anetare te Kongresit, nenshkruan per mbeshtetjen e tyre dhe kerkuan diskutimin ne Kongres. Duke qene se kjo nuk u be e mundur, atehere momenti me i mire dhe rruga me efektive, eshte t`i paraqiten grupit per ndryshimet statutore.
Do te kemi nje platforme te perbashket te Levizjes per Mendimin Ndryshe, apo do te kete platforma te vecanta?
Besoj se eshte nje proces dhe duhet perdorur ne menyre sa me efikase ne cdo hap te tij, deri ne Kongresin ku do te miratohen.
Grupi i punes per statutin ne PS i cili drejtohet nga Ruci, tashme ka filluar punen. Ka gjasa qe propozimet tuaja te kene pengesa?!
Nuk parapelqej te paragjykoj koleget dhe qendrimin e tyre. Te shpresojme qe ne thelbin e tij ky proces, te sherbeje per ta modernizuar PS dhe jo per te krijuar alibine statusore, per modele jo te suksesshme te drejtimit dhe funksionimit te saj. PS mund te kete nje organizim me te mire strukturor, pasi organizimi horizontal e krijon realisht me mire ekipin ne nivel vendor dhe qendror. Cdo organizim dhe drejtim i vertikalizuar i rrit mundesite per veshtiresi e drejtimit efektiv dhe te suksesshem te PS.
Keni mbeshtetjen e duhur per te miratuar ndryshimet ne Kongresin e Partise Socialiste?
Kjo do te qartesohet ne cdo faze te grupit te punes, propozimet nuk duhen paragjykuar. Marrja parasysh e tyre dhe diskutimi per perfshirjen e tyre mund te jete nje pikenisje e mire per maksimizimin e kontributeve ne PS. Nese secili prej nesh do te orientohet nga pergjegjesia, ka vend per me shume shprese jo thjeshte per nje statut, por per funksionim sa me te mire te PS. Nese do te vazhdoje e njejta fryme dhe i njejti "solidaritet", ka shume mundesi qe propozimet nuk do te merren parasysh, ose respektimi i ndryshimeve do te jete formal apo i deformuar.
Cila do te jete levizja qe do te ndermerrni, per te marre mbeshtetje ne miratimin e ndryshimeve?
Ndoshta do te kete edhe takime publike per te qartesuar thelbin e tyre, i cili eshte vetem nje: Qe PS te jete forca me moderne, me demokraci me te plote, me liri me te qarte per mendimin ndryshe, me pushtet real tek anetaresia e saj dhe me autoritet ne rritje tek forumet. Duhet te synojme dhe te realizojme nje sistem organizimi dhe funksionimi qe e bene PS parti te ekipeve dhe jo parti te kryetarit, qe nxit perkushtimin dhe karrieren, qe lehteson harmonizimin e te gjitha kontributeve, qe bene PS parti te shpreses dhe te fitoreve.
Paralel me grupin e punes per statutin, ka edhe nje grup tjeter qe ka te beje me programin politik. Si e shikoni ju kete grupim dhe sa mund t'i sherbeje te ardhmes se PS-se?
Me duhet te qartesoj qe PS nuk ka pasur pengesa te programit te saj politik, per te qene nje force e se majtes moderne evropiane. Ajo eshte pjese e Partive Socialiste Evropiane dhe e Internacionales Socialiste. Por, programi politik duhet te mbaje parasysh dhe te respektoje me mire realitetet politike, ekonomike dhe sociale. Me duhet te kujtoj ketu qe Blair dhe Braun, u konsideruan laburistet e rinj, sepse hoqen nga programi politik i partise se tyre, shtetezimin. Ndersa si per ironi, menaxhimin e krizes se rende globale Braun dhe shume kolege te tjere ne vendet me te zhvilluara, e bene duke aplikuar edhe shtetezimin e perkohshem te bankave ne falimentim, per te ndalur efektin "domino", mbi ekonomine e vendit. Blar i afroi me shume laburistet me klasen e mesme, duke e hequr ndarjen klasike qe te djathtet jane per pronaret e medhenj dhe te majtet per te varfrit..
Programi politik duhet te qartesoje thelbin e PS dhe duhet t'i jape asaj fleksibilitetin e duhur, per te qene force e suksesshme politike ne opozite dhe ne qeverisjen e vendit.
Nje kendveshtrim me i qarte per grupimet sociale qe synohet te jene baza e fitoreve te PS, duhet te shprehet qarte ne programin e saj politik. Qendrimi ndaj sfidave sociale, kohezioni social, solidariteti, raporti midis lirise se individit dhe pergjegjesise se komunitetit, raporti midis ekonomise se tregut te lire dhe ekonomise sociale te tregut, raporti midis aftesise veterregulluese te tregjeve dhe politikave rregullatore e mbikeqyrese te tregjeve, mund te jene pjese e rendesishme e diskutimeve per programin politik te PS. Identitetin e saj politik PS duhet ta trajtoje me me shume vizion dhe qartesi. Problemet e shtetit ligjor, ndarjes reale te pushteteve, qeverisja e vogel perballe qeverisjes se domosdoshme, prona, problemet e rritjes se pabarazise, reformat e modernizimit te arsimit, shendetesise dhe administrates publike, shperndarja dhe rishperndarja e perfitimeve te rritjes ekonomike, ekuilibri midis tatimit te punes, kapitalit dhe konsumit, emigracioni, problemet e familjes, lufta kunder drogave, sfidat e nje vendi ne integrim, sfidat e ambientit etj., do te duhet te trajtohen me me shume kuraje duke ofruar opsionin tone ndaj tyre. Disa prej tyre kerkojne nje kendveshtrim ndryshe, disa prej tyre duhen konfirmuar si vlera te shtetit ligjor dhe themeleve te demokracise. Ky qartesim i identitetit te saj politik dhe fleksibiliteti ndaj sfidave te vendit, i jep PS vendin e saj ne spektrin politik shqiptar dhe lehteson debatin publik e politik. Kjo krijon mundesine qe votuesit shqiptare te jene te qarte per dallimet dhe te orientohen per voten e tyre nga programi politik, nga ekipi dhe cilesia e lidershipit te forcave te ndryshme politike.
Ju keni propozime konkrete, per programin politik te Partise Socialiste?
Kemi rene dakord qe koleget e grupit te punes, te pergatisin draftin e tyre dhe mbi kete dokument do te angazhohemi. Sot ka shume menyra per te thithur sa me shume kontribute, nje mund te jete sipas disa ceshtjeve te debatueshme, nje mund te jete sipas nje strukture te perafert me partite e se majtes evropiane. Draftet paraprake diskutohen me anetaresine, por mund te jene edhe ne akses komunikimi on-line me anetaresine, mbeshtetesit por edhe politologet tane. Kjo rrit mundesine qe te perdorim me mire aksesin ne rritje te teknologjive te reja te komunikimit, jo thjesht per ditet e zgjedhjeve, por per cdo hap te rendesishem te partive politike, sic jane diskutimi per programin politik dhe statutin. Une shoh shume te rinj qe ne pamundesi te angazhimit fizik ne grupe pune apo tryeza diskutimi, per shkak te angazhimeve te tyre, mund te jene te dobishem nese ftohen nepermjet rrjeteve sociale te komunikimit on-line, qe tani jane gjithnje ne rritje. Nje pjese e socialisteve jane sot ne emigracion, ata njohin nga afer ose jane te angazhuar ne forcat politike te vendeve te ndryshme evropiane, shume shqiptare te talentuar jane sot student, studiues apo biznesmen te suksesshem ne shume vende moderne, keto kapacitete duhen "zgjuar", duhen angazhuar dhe duhen respektuar.
Sidomos qendra kerkimore shkencore (Think-Tank) te se majtes mund te kene me shume "pronesi" mbi draftin, procesin e konsultimit dhe pastaj variantin me te mire qe do te diskutohet dhe miratohet ne forumet partiake.
Ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, eshte kerkuar votebesim i strukturave te PS. Cfare do te thote kjo per jeten politike te kesaj partie?
Votebesimi eshte qartesisht i trajtuar ne statutin dhe eksperiencen e PS. Nuk ka asnje pengese per te votebesuar strukturat ne cdo nivel te saj, nga sekretari i nje organizate partie deri tek Kryesia e saj. Nese ka kolege qe mendojne se kjo eshte e domosdoshme dhe e dobishme per efikasitetin politik te PS, mund ta iniciojne pa hezitim.
Ka pasur zera se kjo levizje mund te ndermerret, per te larguar nga postet drejtuese ata qe njihen si Mendimi Ndryshe, ndaj lidershipit Rama. Ju keni nje qendrim te njejte per kete levizje?!
Angazhimi politik eshte dinamik dhe i larmishem. Nuk mund te paragjykoj per ide qe vetem spontanisht diskutohen here pas here, ne tregun politik. PS nuk i duhen levizje ku nje grup lodhet per te mundur nje grup tjeter, por angazhime qe e respektojne edhe mendimin ndryshe, angazhime qe rrisin mundesite per bashkepunim dhe jo per eliminim. Karrierat e shpejta dhe te pa merituara politike shpejt kthehen ne kosto te renda partiake. Nepotizmi, klientelizmi dhe servilizmi mund ta prekin rende cilesine e PS si force opozitare apo qeverisese.
Eshte kerkuar ne mbledhjen e AK-se nga kryesocialisti qe te vihet ne perdorim statuti per anetaret e kesaj Asambleje, te cilet nuk jane paraqitur gjate mbledhjeve te saj. Ne mendimin tuaj, kjo kerkese ka nje prapaskene politike?
Ne menyre konstante vleresoj se rregullat formale nuk e sjellin ne pushtet PS. Disiplina, uniteti dhe solidariteti formal e koncepton apo e shnderron PS ne nje repart ushtarak dhe jo si nje bashkim vullnetaresh te inspiruar per te kontribuar per nje te ardhme me te mire te vendit te tyre. Kam degjuar referenca disipline te republikaneve amerikane apo te socialisteve greke. Ndoshta per shkak te eksperiences se munguar apo te vullnetit servil te tepruar, disa kolege tregojne se i ka te cunguara faktet dhe i ka te demshme analizat, qofte edhe ne sherbim te karrieres afatgjate.
Ndersa ju deklaroni se do te hyni ne Parlament, lideri socialist shprehet se nese do te ndodhe dicka e tille, atehere do te vihet ne zbatim statuti. Kjo do te thote perjashtim nga PS. A jeni te gatshem te ndermerrni vendimin per hyrjen ne Kuvend, duke marre persiper rrezikun e perjashtimit?
Cdo veprim i yni politik nuk synon te testoje se sa te forte do te jene koleget tane per te na denuar, por sa ndikon Mendimi Ndryshe qe PS te largohet sa me pare nga veteradikalizimi i saj. Mos hyrjen ne Parlament nuk e vonojme nga frika e perjashtimit, por nga pergjegjesia morale ndaj anetaresise se PS. Kjo nuk eshte nje gare me koleget tane per protagonizem individual, kerkesa e perseritur publike per te nderprere bojkotin eshte serish nje rast konkret i pergjegjesise sone per t`i sherbyer me cdo kusht PS, ne emer te se ardhmes se saj dhe te vendit tone.
Cila do te ishte zgjidhja e duhur per unifikimin e qendrimeve midis LMN-se dhe kryetarit Rama?!
Nuk ka ndonje formule magjike, rrenjet e problematikes se krijuar jane te qarta. Humbjet e perseritura po rriten. Bojkotimi i Parlamentit dhe bojkotimi i zgjedhjeve te pjesshme vendore, po kthehet ne test besnikerie. Zgjidhja e duhur nuk eshte nje formule magjike, por nje vizion dhe angazhim ndryshe. PS duhet te jete parti e alternatives me te mire, parti e ekipeve me te perkushtuara, e forumeve dhe jo e besnikeve, parti e demokratizuar dhe jo parti e revolucionarizuar. PS nuk kerkon thjesht pushtetin, ajo duhet te kerkoje funksionimin sa me demokratik te politikes shqiptare. Marrja e pushtetit nuk eshte qellim ne vetvete, aq me teper kur fitorja e ardhur nga qendrime radikale, mund t`i ngjaje fitores se Pirros. Unifikimi i qendrimeve arrihet nga unifikimi i vizionit per te ardhmen e PS, vizioni per domosdoshmerine e koalicioneve dhe partneriteteve ne rritje. Ky unifikim nuk mund te jete thjesht nje kompromis i radhes per nje premtim te radhes, qe krijon qetesine artificiale te radhes. Angazhimi ne emer te pergjegjesise, eshte shume me i efektshem se angazhimi si detyrim besnikerie apo mirenjohje personale.
koha jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi