Malaj: Ndeshkimi me statut po i kthen deputetet e PS ne kartona solidare
Faqja 1 e 1
20122011
Malaj: Ndeshkimi me statut po i kthen deputetet e PS ne kartona solidare
Deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Arben Malaj, thote se shtimi i rasteve statutore kur nje deputet penalizohet politikisht, krijon premisa negative ne ushtrimin e mandateve politike, duke i shnderruar deputetet ne thjeshte "kartona solidare". Z. Malaj komenton dhe voten e zgjedhjeve te kaluara, deklaruar nga z.Nano si vote jo per PS-ne e drejtuar nga Edi Rama, duke theksuar se z.Nano nuk ka votuar ndonjehere kunder interesave te vendit dhe te socialisteve.. Ne nje interviste dhene dje per agjencine e lajmeve NOA.al, ish-ministri i Ekonomise, Arben Malaj, ndalet edhe ne situaten ekonomiko-financiare dhe e cileson borxhin e Prodhimit te Brendshem Bruto, ne permasa te papranueshme. Kurse jep keshilla per ekzekutivin sesi te permiresoje situaten ekonomiko-financiare.
Z. Malaj, tema me e prekshme globale eshte kriza ekonomike. Ndikimi i saj ne debatet politike eshte rritur ne Shqiperi. Qeveria thote se nuk ka krize tek ne. Ju jeni nje nder zerat me kritike ndaj menyres se si mazhoranca po administron problemin me borxhin publik dhe situaten ekonomike ne pergjithesi. Se fundmi, ne nje artikull tuajin trajtoni dhe problemin e "sovranitetit te vendeve" dhe borxhit publik. Sa e rrezikshme eshte situata ne te cilen ndodhet Shqiperia?
Borxhi 60% i PBB eshte nivel i larte per vendin tone. Mesatarja e vendeve te Europes Juglindore eshte rreth 39%. FMN i ka kerkuar vendit tone te ule borxhin publik deri ne 50% per nje periudhe afatmesme. Problemi real qendron si ne nivelin e larte te borxhit edhe ne pasigurite qe ka kostoja e financimit te ekonomise per shkak te krizes globale.
Por ka vende qe kane ku borxhi i Prodhimit te Brendshem Bruto arrin te jete deri edhe tre here me i larte se Shqiperia...
Eshte e vertete, por keto vende kane ekonomi me dinamike, me konkurruese dhe kosto financimi te ulet. Ndaj ne duhet se pari te kujdesemi per qendrueshmerine e financave tona publike, te ulim borxhin publik, te ulim koston e borxhit dhe te ndermarrim reformat strukturore qe ushqejne me mire rritjen e larte dhe te qendrueshme ekonomike.
Si e shihni nismen e Qeverise per te liberalizuar tregun e shitjes se energjise per bizneset dhe familjet. A do te thyeje monopolin dhe shfryje bujen qe ben cdo vit aplikimi per rritje cmimi?
Eshte nje situate e veshtire, reforma eshte ne drejtimin e duhur, por koha per ta implementuar ate nga kompanite private eshte shume e shkurter. Kjo rrit rrisqet mbi bizneset private. Neqoftese nje qeveri kujdeset thjeshte per konsumatoret dhe pengon apo demton bizneset private, jo vone, pasojat ndjehen ne ekonomi dhe kjo godet konsumatoret apo taksapaguesit. Receta me e mire per perballimin e krizes sipas ekonomisteve me te mire eshte te ndermerren te gjitha reformat qe ndihmojne rritjen ekonomike. Pa rritje ekonomike, papunesia rritet, varferia rritet, te ardhurat e buxhetit bien, shpenzimet sociale rriten ndersa qendrueshmeria e financave publike behet e veshtire apo e pamundur.
Kalojme ne zhvillimet e fundit ne partine me te madhe te opozites. Z.Malaj, pas zgjedhjeve ne Kryesi dhe Sekretariat, kreu Rama foli per ekipe te kompletuara dhe struktura gjitheperfshirese. Edhe ju mendoni se u mbyllen problemet ne PS?
Modernizimi i partive politike eshte nje proces dinamik, i gjate dhe jo i lehte. Eshte nje sfide qe duhet te bazohet ne disa objektiva te qarta politike qe duhet te jene ne perputhje me prioritetin e vendit.
Por pa nje koalicion me te gjere, a jane te mjaftueshem ekipet dhe programet e PS per te fituar zgjedhjet e vitit 2013 qe eshte synimi juaj? Cila do te ishte partia me e arritshme per koalicion, por me ndikim ne elektorat?
Sistemi aktual zgjedhor, kerkon krijimin e koalicioneve sa me te medha por edhe sa me efektive. Sa me te medha per te fituar dhe sa me efektive per te qeverisur ndryshe. Ndaj per krijimin dhe konsolidimin e tyre duhet punuar cdo dite dhe jo kryesisht ne prag te zgjedhjeve apo pas perfundimit te zgjedhjeve. Vendi ka nevoje per koalicione te reformave dhe koalicione mbijetese.
Nje tjeter ceshtje dite eshte bere ajo e kreut te ri te shtetit. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, ka deklaruar ditet e fundit se do te kandidoje serish per postin e Presidentit. A shihet z.Nano si nje kandidat konsensual qe mund te shmange krizen presidenciale? Mendoni se do te kete "lufte" votash dhe kalkulime si me 2007?
Eshte shpejt per te fokusuar debatin publik ne kete moment kritik te vitit 2012. Nje nga vlerat kryesore te Nanos ne politiken shqiptare eshte angazhimi konkrete per ctensonimet e politikes shqiptare. Nuk ka ngurruar per te dhene edhe doreheqjen si kryeminister i vendit apo kryetare partie. Politika shqiptare ka shume te papritura ne kapercimin e krizave te saja politike, te cilat i zgjat pa fund dhe i zgjidh ne minuten e fundit.
Pas deklarates se Nanos ka pasur zyrtare te PS-se qe i kane kujtuar ish-kryetarit faktin se ka deklaruar hapur voten kunder partise, pak vite me pare. A eshte kjo nje arsye qe e perjashton nga mbeshtetja e PS-se per Presidencen, apo mund te shihet si avantazh per Nanon se ka demonstruar ne avance, mosmbeshtetje per asnje parti?
Nuk besoj qe Nano ka votuar ndonjehere kunder interesave te vendit dhe te socialisteve. Presidenti i ardhshem i vendit patjeter do te kete nevoje per mbeshtetjen e partive politike, madje te me shume se nje partie, qofte kjo edhe partia me e madhe ne vend sic eshte Partia Socialiste. Sa me e madhe te jete mbeshtetja e partive politike aq me i madhe duhet te jete detyrimi i Presidentit te ardhshem per te punuar per ndarjen dhe pavaresine e pushteteve, duke ndihmuar forcimin e shtetit te se drejtes. Jemi rreth 6 muaj perpara nisjes se procedurave ligjore, eshte nje kohe e gjate per partite politike per t'u fokusuar ne kete debat, dhe nje kohe jo e gjate per kandidatet potenciale, per te komunikuar me publikun dhe faktoret politike. Momenti i zgjedhjes se presidentit te ri te vendit duhet te jete moment pergjegjshmerie politike dhe jo moment rinisje i grindjeve, konflikteve dhe krizave politike.
Ditet e fundit po flitet shume per shkarkimin e z.Kastriot Islami nga Grupi Parlamentar i PS. Brenda partise suaj ka zera pro dhe kunder propozimit te kryetarit Rama. Si e shikoni ju nje shkarkim te mundshem te z.Islami dhe futjen e masave ndeshkimore me statut ne PS?
Une mbroj konceptin se efikasiteti i nje force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa perjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndeshkuese dhe perjashtuese do te jene te demshme per sfidat politike te Partise Socialiste. Aq me pak, ne nuk duhet te synojme rritjen e efikasitetin tone politiko-elektoral duke rritur masat ndeshkimore ndaj cdo deputeti socialist edhe ne rastet kur mospjesemarrja ne votime apo votimi abstenues, nuk prodhon nje rezultat politike negative per PS-ne, por thjeshte ajo qe quhet "shkelje e disiplines". E duke u fokusuar ne rastin e fundit, me mospjesemarrjen e tyre koleget deputete te PS nuk i sollen partise ndonje deshtim. Une mendoj se shtimi i rasteve statutore kur nje deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative ne ushtrimin e mandateve politike, duke i shnderruar deputetet ne thjeshte "kartona solidare", pa te drejte analize dhe qendrimi te tyrin. Nga ana tjeter, aktiviteti i nje deputeti, mund te sherbeje si element vleresimi per karrieren e tij politike, por ne asnje rast mungesa ne seance parlamentare, mos votimi, apo votimi abstenues duhet te sherbejne per cregjistrim deputetesh nga Grupi yne Parlamentar.
Koha Jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi