ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirel: Opozita te hyje ne parlament

Shko poshtė

25112009

Mesazh 

Mirel: Opozita te hyje ne parlament Empty Mirel: Opozita te hyje ne parlament




Mirel: Opozita te hyje ne parlament 20091124185728_artikullFatjona Mejdini
Opozita shqiptare duhet te kthehet ne Parlament, pasi vetem aty mund te behen debatet e rendesishme politike, te cilat jane te domosdoshme per krijimin e nje klime normale politike. Perndryshe do te kete nje ndikim te forte ne opinionin e BE, per statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Kjo ishte deklarata e Drejtorit te Ballkanit Perendimor ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel gjate nje takimi qe zhvilloi dje me zv/kryeministrin, njekohesisht ministrin e Jashtem, Ilir Meta. Gjate diskutimit me Meten dhe me pas dhe ne prononcimin e perbashket per shtyp, Mirel theksoi se Shqiperia per te arritur suksese, per sa i perket procedurave per vendin e statusit kandidat, e ka te domosdoshme edhe klimen e mire politike mes mazhorances dhe opozites. "Ajo qe eshte vertet e rendesishme ne kete opinion, eshte se si duhen permbushur kriteret politike, funksionimi i demokracise, shteti i se drejtes, qe do te thote gjyqesori, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, liria e medias", deklaroi Mirel. Sipas tij, te gjitha keto kritere do te merren parasysh ne masen me te madhe te mundshme per pergatitjen e opinionit te Komisionit Evropian per pranimin e kerkeses per statusin e vendit kandidat. Ne kete kuader, zyrtari i larte i KE theksoi se ishte opozita ajo qe duhet te jepte kontributin e saj per krijimin e kesaj klime te favorshme politike ne vend. Sipas Mirel, vendi i opozites eshte ne Parlament dhe jo ne rruge. "Ne nje demokraci, debati politik, diskutimet politike mund te behen vetem ne Parlament dhe jo ne rruge. Perndryshe do te kemi nje ndikim ne opinionin qe do te pergatisim ne, dhe per kete do te shikojme funksionimin e demokracise, Parlamentin dhe do te shohim nese ai funksionon", paralajmeroi Mirel. Ai ka kembengulur se duhej gjetur menyra, qe shume shpejt opozita te kthehet ne Parlament, ku kembenguli se ishte e nevojshme qe mes mazhorances dhe opozites, te gjendet me dialog nje zgjidhje, ne menyre qe perfaqesuesit e PS-se te kthehen ne legjislativ. Nga ana e tij, ministri i Jashtem, Ilir Meta deklaroi se te gjithe perfaqesuesit e nderkombetareve dhe partneret e Shqiperise, per sa i perket procesit te integrimit nuk kane kerkuar ne asnje rast rihapjen e kutive te votimit. Per numrin dy te qeverise, OSBE-ODIHR, kane bere nje raport nepermjet te cilit i kane certifikuar keto zgjedhje, si me te mira te zhvilluara deri me sot ne Shqiperi. Ministri i Jashtem, theksoi angazhimin e qeverise shqiptare per te ecur me shpejtesi drejt plotesimit te detyrave te kerkuara nga BE, per sa i perket vazhdimit te integrimit te vendit tone. Nderkohe qe Mirel, gjate fjales se tij ne ceremonine e inaugurimit te Qendres se Informacionit te Bashkimit Evropian u shpreh se "me vendimin e dates 16 nentor per pranimin e kerkese se Shqiperise, si vend anetar i BE, marredhenia e Shqiperise me BE-ne ka hyre ne nje faze krejtesisht te re. Shqiperia, nuk eshte vendi qe ka thjesht nje marredhenie dypaleshe, por ajo ka hyre ne nje proces, qellimi i te cilit eshte anetaresimi ne BE. Ne kete kontekst, kjo qender do te luaje nje rol te rendesishem".

Vizita

Drejtori i Ballkanit Perendimor, Mirel eshte i pari zyrtar i larte i Komisionit Evropian qe po viziton Shqiperine, pas marrjes se vendit te ministrave te Jashtem te BE-se, te cilet vendosen hapjen e negociatave me Shqiperine. Ministri i Jashtem, Meta deklaroi se kjo vizite do te pasohet edhe me te tjera brenda nje kohe te shkurter.

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi