OSBE: Opozita s'behet ne rruge, por ne Parlament
Faqja 1 e 1
08092009
OSBE: Opozita s'behet ne rruge, por ne Parlament
Prezenca e OSBE-se ne vendin tone, kundershtoi dje vendimin e opozites socialiste per te bojkotuar Kuvendin. Vetem 90 minuta para celjes se seances se pare plenare, Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, doli kunder bojkotimit te seancave plenare nga opozita e majte. Sipas Ambasadorit, nje qendrim i tille i opozites socialiste, nuk duhet mbajtur, pasi debatet politike zhvillohen ne Kuvend. Sipas Bosh, debatet politike zhvillohen ne Parlament, nisur dhe nga logjika qe tejkalon qendrimet personale te partive, qe ka te beje me integrimin evropian te vendit, duke kritikuar keshtu vendimin me te fundit te 65 deputeteve socialiste per te mos marre pjese ne Kuvend, deri ne plotesimin e kushteve te tyre. "Sic e dini ne te gjitha vendet demokratike, forumi kryesor per debat mes partive politike eshte Parlamenti. Dhe ne kuadrin e axhendes integruese te Shqiperise, kjo vlen edhe me shume ketu", deklaroi Bosh per Tv Klan. Reagimi i Ambasadorit te OSBE-se, u be vetem pak ore pasi vete kryetari i PS-se, Edi Rama, ftoi edhe kete institucion, qe te marre pjese ne hetimin e zgjedhjeve, gjithnje nese nje komision hetimor parlamentar ngrihet. Me nje qendrim te tille, Bosh duket se i beri te qarte opozites se nuk eshte per nje hetim te tille parlamentar per parregullsite e zgjedhjeve, qe direkt lidhet me prezencen e socialisteve ne salle. Duke zbehur keshtu nje prej kushteve kryesore te Partise Socialiste, per te shkelur ne sallen e seancave plenare. Kushtet e opozites, duket se nuk gjejne aspak strehe tek nderkombetaret qe cdo dite e me shume po shprehen kunder ketij qendrimi. Dy dite me pare, komisionari i BE-se per zgjerimin, Oli Rehn, si per ti dhene nje shuplake zhurmes se opozites per manipulime e parregullsi te medha ne zgjedhje, duke thene se zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, ishin me te mirat ne historine pluraliste te Shqiperise. Ai tha se ne baze te tij, dhe Komisioni Evropian eshte i gatshem te pergatise opinionin mbi kerkesen e Shqiperise per aderim ne Bashkimin Evropian, nese Keshilli i BE-se, do t'i jape mandat per kete. R.R
Nderkombetaret, 15 minuta diskutim per bojkotin
Bojkoti i seances se pare plenare, duket se ka lene nje shije aspak te mire ne radhet e perfaqesuesve nderkombetare ne vendin tone. Te pranishem ne lozhat e Kuvendit, Ambasadori i OSBE-se-se, Robert Bosh, ai i Komisionit Evropian, Helmut Lohan dhe perfaqesues te ambasades amerikane, po diskutonin ne korridoret e Kuvendit per situaten ne salle. Per rreth 15 minuta, perfaqesuesit nderkombetare mesohet se po flisnin me ze te larte jashte lozhave te Kuvendit, mbi ceremonine e shkurter dhe mungesen e te gjithe deputeteve socialiste ne salle, te cilet jane jo pak por 65 te tille, te cilet bojkotuan Kuvendin.
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Mirel: Opozita te hyje ne parlament
» OSBE: Opozita te hyje ne Kuvend
» "Opozita te hyje ne Parlament"
» Kadare, leter Bashes: Hapi rruge budallait
» OSBE: Opozita te hyje ne Kuvend
» "Opozita te hyje ne Parlament"
» Kadare, leter Bashes: Hapi rruge budallait
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi