ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta civile ne Shqiperi rrjedhoje e politikes

Shko poshtė

29112009

Mesazh 

Lufta civile ne Shqiperi rrjedhoje e politikes Empty Lufta civile ne Shqiperi rrjedhoje e politikes




Delegate dhe luftetare ne Konferencen e Mukjes
Pėr tė pėrcaktuar qėllimet, shkaqet dhe karakterin e luftės civile duhet saktėsuar, sė pari, kujt i interesonte, kush e pėrgatiti dhe kush e nisi atė. Nga parashtrimi i mėsipėrm dhe argumentet e mėposhtmė tė dokumentuara, rezulton se atė e pėrgatiti dhe e filloi PKSH me formacionet e saj ushtarake.

Data 1 tetor mund tė konsiderohet si fillimi zyrtar i luftės civile, meqėnėse nė kėtė datė urdhėrohet nisja e saj. Nė letrėn dėrguar mė 1 tetor KQ tė PK tė Gjirokastrės, E. Hoxha urdhėronte: "Bashkimi me Ballin Kombėtar tani ėshtė njė punė e vdekur dhe s'bisedohet mė pėr atė punė. Tani bisedohet shpartallimi i tij."

Po mė 1 tetor 1943, E.Hoxha i dėrgonte njė letėr-qarkore Liri Gegės ("Muzhikut") dhe pėr veprim gjithė komiteteve qarkore tė PKSH, nė tė cilėn urdhėron nisjen e luftės pa marrė parasysh asnjė rrethanė e pasojė kundėr Ballit Kombėtar si armik kryesor. "Puna politike kundėr Ballit nuk duhet tė jetė e vetme nė kėto raste, ajo duhet tė ndihmojė veprimet ushtarake tė cilat duhet tė jenė deēizive, nuk mjaftojnė mitingje e konferenca, por duhet menjėherė tė merret pushteti." – kėrkonte me kėmbėngulje E.Hoxha. Nė kėtė qarkore shpallet hapur synimi, mėnyra dhe vendosmėria e patundur pėr tė marrė pushtetin nėpėrmjet luftės sė armatosur dhe asgjėsimit politik e fizik tė Ballit Kombėtar dhe tė ēdo partie tjetėr. Ky ishte fillimi i luftės pėr marrjen e pushtetit me mjete dhune dhe vendosjen e sistemit totalitar, kamufluar me luftėn kundėr pushtuesit." Neve jemi drejt likujdimit tė Ballit, dhe jo bashkimit me tė" – udhėzonte E.Hoxha

Qėllimet, programet, forcat njerėzore pjesėmarrėse, metodat dhe mjetet e pėrdorura pėrcaktonin karakterin e pėrmasat e kėsaj lufte.

Tė gjitha urdhėresat e Hoxhės drejtuar komiteteve qarkore tė partisė apo drejtuesve tė lartė Ushtrisė NĒ dhe qė mbajnė datėn 1 tetor, e kanė tė shprehur qartė dhe prerė arsyen madhore tė shpalljes sė kėsaj lufte civile: marrjen e pushtetit. "Nė radhė tė parė na paraqitet ēėshtja e pushtetit, dua tė them vendosja kudo e kėshillave nacionalēlirimtare, forcimi i tyre dhe mbrojtja nga ēdo tentativė e Ballit ose e ndonjė partie tjetėr qė do tė paraqitet tė sabotojė ta luftojė haptas. Pėr kėtė punė nuk duhet tė ketė dy kuptime: vetėm pushteti i kėshillave duhet tė ekzistojė dhe asnjė pushtet tjetėr, nuk ka kompromis dhe dualitet nė kėtė gjė." - urdhėronte E.Hoxha.

Ai dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm NĒ i konsideronin kėshillat nacionalēlirimtare jo vetėm si organe tė pushtetit, por mė sė shumti si organe tė luftės. Madje, kėtė militarizim tė pushtetit qeverisės vendor ata e deklaronin publikisht: "Gjithė bota sot, jashtė dhe brenda Shqipėrisė, e kanė kuptuar se vetėm kėshillat nacionalēlirimtare janė organe lufte, janė i vetmi pushtet qė pėrfaqėsojnė vullnetin e popullit shqiptar. Ēdo pushtet tjetėr jashtė kėshillave, nuk mund tė jetė veēse organ kompromisi e bashkėpunimi me armikun, organ tradhėtie."- sanksiononte kryesia Kėshillit tė Pėrgjithshėm NĒ. Ky qėndrim i PKSH dhe i Kėshillit tė Pėrgjithshėm NĒ ėshtė shprehje e njė totalitarizmi ekstrem: jo vetėm qė nuk do tė njihej dhe nuk do tė ekzistonte asnjė qeverisje tjetėr veē asaj qė do tė buronte nga gryka e pushkės, por quhej armik e tradhėtar ēdo pėrfaqėsim tjetėr.

Rruga qė zgjodhi PKSH pėr tė marrė pushtetin ishte ajo e luftės me armė kundėr kundėrshtarėve politikė. Nė emėr tė PK Hoxha lėshon thirrjen: "Me forcė dhe me armė tė marrim pushtetin nė duar". Tashmė te PK zotėron tėrėsisht fryma, idetė e praktikat e revolucionit bolshevik dhe ushtria nacionalēlirimtare u kthye nė njė instrument tė kėtij revolucioni. Vetė Lufta Nacionalēlirimtare e humbi karakterin fillestar, sepse komisarėt me nė krye E.Hoxhėn e braktisėn ēėshtjen nacionale, ndėrsa luftėn ēlirimtare e tjetėrsuan nė luftė civile, luftėn e partizanėve, idealin dhe gjakun e dėshmorėve i shfrytėzuan pėr interesat e tyre pushtetore e ideologjike. E.Hoxha, i dominuar pėrherė e mė shumė nga ambicja pėr pushtet, vihet nė krye tė kryqėzatės pėr tė prerė kokat e kundėrshtarėve politikė, edhe nėse kėto, sipas shėmbullit tė Leninit, do tė bėheshin kodra, por edhe pėr tė prerė kokat e shokėve e bashkėpunėtorėve tė ngushtė me gjakftohtėsinė kriminale tė mėsuesit tė tij gjallė, Stalinit.

Lufta e armatosur kundėr organizatave, formacioneve ushtarake dhe individėve tė cilėsuar "armiq e tradhėtarė" u bė fillimisht kundėr ēetave vullnetare tė Ballit Kombėtar, mė pas tė Legalitetit dhe tė krerėve tė Veriut. Lufta civile nė Shqipėri nuk ishte as e rastit, as aksidentale. Ishte e provokuar nga PKSH dhe e nxitur nga emisarėt e PK Jugosllavė dhe drejtohej realialisht kundėr tė djathtės shqiptare. Por nė propagandėn e majtė u paraqit e kamufluar si "njė luftė kundėr okupatorėve dhe tradhėtarėve tė vendit", ashtu siē ishte paravendosur.

Nėse Balli Kombėtar ishte bashkėpuntor mė fashizmin, atėhere si u bė me njė organizatė tė tillė kolaboracioniste marrėveshja Mukjes? Apo, menjėherė pas prishjes sė marrėveshjes, tė djathtėt u kthyen brenda ditės nė bashkėpuntorė tė fashizmit?

Si ideologji e si praktika totalitare dhe antinjerėzore, fashizmi dhe komunizmi pėrkojnė me njėri-tjetrin dhe aspak e djathta liberale e demokratike me to. Qysh nė atė kohė, liderėt e djathtė atdhetarė e demokratė e bėnė diferencėn midis filozofisė sė tyre dhe fashizmit e komunizmit, dy ekstremeve qė rivalizonin e luftonin pėr sundim nė Shqipėri. "Komunizmi i sotshėm dhe klika dushano-miladiniste, s'ka asnjė ndryshim nga fashizmi i djeshėm i Musolinit dhe i Jakomonit, - shkruhet nė njė trakt tė Ballit Kombėtar. Fashistat njollosėn flamurin tonė, tue i vue shpatat e Liktorit, komunistat njollosėn flamurin tonė tue i vue yllin e kuq sovjetik… Fashistat terrorizuen shqiptarėt me anėn e sekretarėve politikė, komunistėt terrorizojnė shqiptarėt me anėn e komisarėve politikė…fashistat kanė organizue balilat.., komunistėt kanė organizue kalamajtė… dhe kanė rekrutue tė huejt, pėrveē grekėve e serbėve edhe italianėt, pėr me vazhdue luftėn kundėr shqiptarėve…Ushtarėt e Musolinit vranė, prenė e coptuen popullin tonė, ushtarėt e Meladinit e tė Dushanit vrasin, presin e coptojnė popullin tonė…Fashistėt thoshin: "Kush nuk asht fashist, asht komunist", komunistėt thonė: "Kush nuk asht komunist, asht fashist."

Krerėt komunistė urdhėruan goditjen e rivalėve apo kundėrshtarėve politikė dhe gjithė atyre qė nuk bashkoheshin me ta, duke i quajtur fashistė apo bashkėpuntorė me fashizmin.

Veprimi i brendshėm, goditės e kundėrgoditės, ballėpėrballė apo pas krahėve, i paralajmėruar apo i beftė, kolektiv apo individual, frontal apo partizan, filloi, sė pari nė jug dhe u pėrhap kudo. Liri Gega, e cila vepronte nė qarkun e Vlorės sė bashku me D.Mugoshėn, i shkruante E.Hoxhės: "Balli e ka humbur toruan me vrasjen e H.Lepenicės… Azis Ēami, komandanti i tyre, kėrkoi tė bisedojė dje pėr bashkim. Ne nuk duam asnjė bashkėpunim nė luftė, luftėn e bėjmė vetė. Pranojmė vetėm ata qė duan tė luftojnė si anėtarė tė Frontit NĒ".

Nė njė letėr qė E.Hoxha i shkruante mė 5 tetor 1943 Koci Xoxes, qė drejtonte PK tė qarkut tė Korēės, e udhėzonte pėr asgjėsimin kudo tė ēetave tė ballit Kombėtar, kėshillat balliste dhe personalitetet nacionaliste: "Ballin duhet ta likujdojmė pa mėshirė nė ēdo anė qoftė. Ēetat e atjeshme tė Ballit tė likujdohen pa u grumbulluar dhe pa e marrė veten. Sa pėr bashkėpunimin me Fazlli Frashėrin, mos u gėnjeni. I bini, pra edhe Faslliut, edhe atij qė e ka bėrė Faslliun."

Vendimarrja dhe pėrpjekja pėr ta marrė pushtetin gjatė luftės dhe nėpėrmjet luftės ishte premisa e parė e luftės civile dhe e vendosjes sė njė regjimi ushtarak nė Shqipėri.

"Nė kėto momente, - udhėzon Koci Xoxe, krahu i djathtė i Hoxhės nė atė kohė, - pėrpara Ushtrisė Nacionalēlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete."

Nisja e luftės civile vėrtetohet edhe nga njė dokument i Shtabit tė Pėrgjithshėm NĒ: "Nė vjeshtė 1943 Partia Komuniste dhe Fronti NĒ u detyruan t'i shpallin luftė pėr vdekje Ballit Kombėtar."

Pjesė nga "Lufta civile nė Shqipėri 1943-1945" i Uran Butkės. Recenzentė Beqir Meta, Sherif Delvina. Botim i Drier



Lufta civile nė Shqipėri nuk ishte as e rastit, as aksidentale. Ishte e provokuar nga PKSH dhe e nxitur nga emisarėt e PK Jugosllavė dhe drejtohej realisht kundėr tė djathtės shqiptare. Por nė propagandėn e majtė u paraqit e kamufluar si "njė luftė kundėr okupatorėve dhe tradhėtarėve tė vendit", ashtu siē ishte paravendosur.

Vendimarrja dhe pėrpjekja pėr ta marrė pushtetin gjatė luftės dhe nėpėrmjet luftės ishte premisa e parė e luftės civile dhe e vendosjes sė njė regjimi ushtarak nė Shqipėri.

"Nė kėto momente, - udhėzon Koci Xoxe, krahu i djathtė i Hoxhės nė atė kohė, - pėrpara Ushtrisė Nacionalēlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete."

Uran Butka
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Lufta civile ne Shqiperi rrjedhoje e politikes :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Dec 02, 2010 12:35 am nga danndreka

Dr Ramadan Ndreka
E lexova shkrimin mbi luftėn civile nė shqipėri.kam lexuar edhe matrialet e shtobit tė pėrgjithshėm dhe ato qė thot shkruesi nė referenca tė cituara jan tė vėrteta sepse i kan botuar vet komunistėt.Kam lexuar edhe edhe librin SHQIPTARI DINAK DHE FITORJA E HIDHUR.Tė dy kėto libra tė shkruar nga ndėrmjetsit anglez,nė emėr tė koalicionit anti fashist tek partizanėt dhe tek Balli .Nė tė shkruhet qart se Balli kryesoj qeverin okupatore fashiste dhe naziste,qė u kishte shpallur luftė gjithė bota.Ne u munduam shkruajn ata,tė bashkojm nė njė front tė vetėm Ballistėt dhe partizanėt,por ata i qėndruan besnik okupatorit nazifashist.Bėn shum krime jo vetm kundėr partizanve por edhe kunder popullsisė civile.ndihmuan fuqishėm gjermanin nė operacionin e Dimrit,sa ne kujtuam se u zhdukėn partizanėt,sepse mė nuk u pa asnjė kėmbė partizani.Vazhdon Gilberti: ikėnaqur nga kjo fitore e Ballit njoftova Londrėn se ushtria partizane mori fund,por nė tė hyrė tė Prillit u duk sikur partizanėt po dilnin prej dheu dhe atėher filluan njė luftė hakmarse ndaj ballistėve,duke i shpartalluar aq keq sa ne nuk guxonim tė bejm mė informacion tjetėr pėr Londrėn.Hakmarrja e partizanve ndaj ballistėve qe e thellė sepse ata ishin me tė vertet bashkėpuntor tė okupatorit dhe kjo hakmarrje vazhdoi edhe pas ēlirimit tė shqipėrisė...Dua tė thom se shkrime qė jan nxitse pėr njė konfrontim tė ri,nuk jan dashamirse sepse si pinjollėt e ballistėve,ashtu edhe pinjollėt e partizanve,politika e sotme i ka vėnė pėr ball.Nuk ėshtė koha tė nxisim konfrontimin.nuk mund qė mllefet tė na udhėheqin pėr shkrime tė tilla.Kemi kohė.Sot burrat e mirė duhet tė luftojn pėr vendosjen e demokracisė nė Shqipėri dhe pėr unitet e bashkim kombėtar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Dec 02, 2010 4:09 pm nga lidabica

"Nuk ėshtė koha tė nxisim konfrontimin.nuk mund qė mllefet tė na udhėheqin pėr shkrime tė tilla.Kemi kohė.Sot burrat e mirė duhet tė luftojn pėr vendosjen e demokracisė nė Shqipėri dhe pėr unitet e bashkim kombėtar."
Kjo ,shume e goditur.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi