Lelush: "Rama i njeh zgjedhjet, absurd bojkoti i Kuvendit"
Faqja 1 e 1
12122009
Lelush: "Rama i njeh zgjedhjet, absurd bojkoti i Kuvendit"
Fatjona Mejdini
Nderkombetaret vazhdojne t'i bejne apel opozites shqiptare qe t'i kthehet Parlamentit. Gjate nje vizite ne Tirane, Sekretari francez per Ceshtjet Evropiane, Pier Lellouche ka artikuluar qendrimin e Parisit zyrtar, lidhur me bojkotin parlamentar te PS.
Sekretari francez i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, i ka vene vulen qendrimit te tij mbi debatin politik ne Shqiperi pak perpara nisjes per ne France. Piere Lellouche tha ne Tirane se nuk e kupton logjiken, se ku bazohet kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne vendimin per bojkot te Kuvendit. Lelush tha se shpreson qe ky debat jashteparlamentar te ndalet sa me shpejt te jete e mundur. "Parimi baze i demokracise eshte ndryshimi i pushtetit, nese humbet kalon ne opozite, nese fiton merr pushtetin. Sistemi demokratik bazohet ne pranimin qe ne fillim te rezultatit, nese rezultati nuk pranohet s'kemi te bejme me demokraci. Une kam dashur te takohem me zotin Rama per te kuptuar pozicionin e tij, ai me tha se njeh certifikimin e zgjedhjeve. Pra, ne qofte se e njeh rezultatin e certifikuar, nuk e kuptoj pse nuk ulet ne Kuvend?! Edhe nese ka mosmarreveshje, qofte dhe personale, e rendesishme eshte qe ne demokraci te kete dialog dhe Kuvendi eshte vendi i dialogut", deklaroi zyrtari i larte francez. "Nuk e kuptova logjiken e tij. Por s'dua te perzihem ne punet e brendshme vecse ne nje pike, vendi juaj eshte kandidat per ne BE, pjesa me e madhe e shqiptareve e duan Evropen. Ne, vendet anetare e kemi pranuar ta paraqesim kandidaturen tuaj ne Komisionin Evropian. Por BE s'mund te pranoje vecse vende me demokraci. Eshte kushti minimal i sistemeve demokratike qe s'mund te merret peng nga llogarite e politikes se brendshme", ka vijuar ai me tej. Nderkohe qe ai tha qartazi ne nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin Berisha, se bojkoti eshte anormal, pasi rezultati i zgjedhjeve eshte i certifikuar nga institucione legjitime. Lellouche e garantoi kryeministrin Berisha, se Franca do te vijoje te mbeshtetes Shqiperine gjate procesit integrues ne Bashkimin Evropian, duke vleresuar ne kete menyre dhe rolin qe ka vendi yne, si nje faktor i rendesishem i stabilitetit ne rajonin e Ballkanit. Duke folur per bojkotin e opozites, ai eshte shprehur se ajo i duhet kthyer Kuvendit. "Principi baze i demokracise eshte qe sapo zgjedhjet mbarojne dhe ne momentin qe KQZ nxjerre rezultatin, duhet te pranohet ndryshimi, ai qe fiton merr pushtetin dhe ai qe humb do te kaloje ne opozite. Por pranimi i kesaj alternance eshte baza e demokracise. Kjo duhet te pranohet mire ne koke sepse eshte rregull absolut sepse nese nuk pranohet ndryshimi i pushteteve atehere eshte regjim diktatorial", ka qene qendrimi qe mbajti dje Sekretari i Shtetit francez per Ceshtjet Evropiane, Pierre Lellouche gjate nje takimi me kryeministrin Berisha, ku palet folen edhe per gjendjen aktuale politike qe po kalon vendi. Sipas perfaqesuesit te larte franceze, ne momentin kur KQZ deklaron rezultatin, atehere paleve ju mbeten te luajne rolet qe u kane percaktuar votat e qytetareve. Ai tha se demokracia mund te mos jete perfekte, por koncepti tjeter baze ne kete rast eshte se kur ka kontestime, gjithcka rregullohet permes drejtesise dhe dialogut. "Une bej thirrje ne interes te Shqiperise dhe integrimit te saj ne Evrope, ashtu sic kane bere komisioneri Rehn, dhe ajo qe mund te bej une eshte vetem nje thirrje per dialog, sepse perndryshe do te dukej si nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise, pra thirrje per alternance dhe dialog", deklaroi Lellouche. Ndersa Berisha deklaroi se ai e kishte siguruar perfaqesuesin francez, se qeveria dhe mazhoranca mbeten plotesisht te hapura per nje bashkepunim me opoziten, ne interesin me te mire te vendit dhe se qeveria ka bere oferten e saj ne kete aspekt. Berisha theksoi faktin se ishte e udhes se cdo problem, dokument apo fakt qe ka per zgjedhjet e shkuara, opozita le t'i paraqese para institucionit te akuzes dhe organeve te drejtesise. "Ajo c'ka une nuk imagjinoj, nuk e imagjinon as edhe nje qytetar i lire ne Evrope apo ne bote, eshte qe politikanet te marrin edhe vendimet gjyqesore", theksoi Berisha. Sekretari francez beri thirrje per nderprerjen e bojkotit nga ana e opozites edhe gjate takimit qe zhvilloi me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Po keshtu gjate ketij takimi Lellouche siguroi mbeshtetjen e plote te qeverise franceze ne kuader te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe procesin e liberalizimit te vizave.
Investimet
Pierre Lellouche deklaroi se ishte e udhes qe Franca te ishte me shume prezente me investimet e saj ne Shqiperi. Ai evidentoi faktin se aktualisht Shqiperia kishte marredhenieve te ngushta ekonomike me vendet fqinje si Greqia dhe Italia.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Rama: PS i njeh zgjedhjet, por nuk hyjme ne Kuvend
» Bumci: Edi Rama, i implikuar ne "Banden e "Lushnjes"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi