Rama: PS i njeh zgjedhjet, por nuk hyjme ne Kuvend
Faqja 1 e 1
22012010
Rama: PS i njeh zgjedhjet, por nuk hyjme ne Kuvend
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje ne emisionin "Top Story" ne televizionin "Top Channel", se i njeh zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ndersa theksoi se nuk do hyjne ne Parlament derisa te hapen kutite e votimit. I pyetur nga gazetaret nese i njeh zgjedhjet parlamentare, kryesocialisti tha se kjo eshte nje gje e mbyllur me kete sistem aktual. "Ne e kemi bere kompromisin e madh, kishim edhe nje mundesi tjeter, qe te zgjidhnim rrugen duke bere blackout total, duke mos njohur Qeveri dhe Parlament, e do te qendronim ne rruge deri sa te zhbenim gjithcka qe kishte ardhur nga zgjedhjet", deklaroi Rama, ndersa theksoi se "nuk do te hyjne ne parlament". Ai tha se jemi ne nje krize qe nuk eshte nje produkt i nje interesi i nje pale ne konflikt me nje pale tjeter. Sipas tij, "thembra e Akilit" te ketij procesi politik qe po zhvillohet dhe kesaj krize qe po zgjerohet jane kutite e mbyllura te votimit. "Nuk mund te kete hetim te ketyre zgjedhjeve, pa pare se cfare ka ne ato kuti", nenvizoi kryetari i PS. Kryesocialisti tha gjithashtu se Parlamenti eshte vendi ku demokracia gjen shprehjen e vet ne te plote permes votes se popullit dhe ne momentin kur Parlamenti eshte perballe nje populli, te cilit nuk i mohohet liria per te votuar, atehere, vlereson ai, ka kuptim ballafaqimi ne Parlament, ku minoranca nuk mund t'i imponoje asgje mazhorances. Por nderkohe, vijoi lideri socialist, e gjithe shfaqja e ballafaqimit zhvillohet perballe nje gjyqtari qe eshte populli, i cili vendos per mazhorancen e radhes se ardhshme. Rama theksoi se nuk mund te pranojne Parlamentin, ku opozita shkon per te folur dhe mazhoranca nuk degjon. Sipas tij, detyra e opozites eshte qe populli shqiptar te ngrihet ne revolte, per te arritur kete demokraci. "Keqardhje per bojkotin e kam shprehur qe diten e pare qe kemi shprehur kete vendim, i cili nuk eshte zgjedhja me e mire, por eshte e vetme zgjidhje per te arritur transparencen e zgjedhjeve", u shpreh kreu i selise roze. I pyetur per hetimin e zgjedhjeve, kryesocialisti tha se duan te hetojne listat e zgjedhjeve qe jane ne kuti, pasi u kane raportuar se ka mosperputhshmeri midis listave te afishuara dhe listave te derguar ne Qendrat e Votimit. "Ne kerkojme nje marreveshje te negociuar mbi bazen e kerkesave tona. Vendimi i KQZ eshte nje skandal antidemokratik per te mos lejuar hapjen e kutive te votimit, vendimi i gjykates eshte nje skandal antidemokratik. Prandaj ne kerkojme hetim per t'i dhene fund nje maskarade qe zhvillohet per vite te tera", argumentoi kerkesen per hetimin e zgjedhjeve, kryetari i Partise Socialiste. Rama tha se "socialistet nuk kane asnje arsye te kthehen ne parlament nese Berisha nuk kthehet nga rruga pa krye ku ka hyre, nese Berisha nuk arrin te kuptoje se kjo krize politike dhe institucionale eshte kokefortesi per te mbajtur kutite e votimit".
koha jone
koha jone
Similar topics
» Lelush: "Rama i njeh zgjedhjet, absurd bojkoti i Kuvendit"
» Blushi: Hyjme ne Kuvend javen e pare te marsit
» "Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"
» Rama refuzon rezoluten e KE, jo hyrjes ne Kuvend
» Blushi: Hyjme ne Kuvend javen e pare te marsit
» "Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"
» Rama refuzon rezoluten e KE, jo hyrjes ne Kuvend
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi