ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"

Shko poshtė

08012010

Mesazh 

"Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit" Empty "Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"




"Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit" 20100108045749_artikullNje nga kritiket e kryetarit socialist Edi Rama, me sa duket e kane ndare mendjen per te hyre ne Kuvend, brenda afatit kushtetues. Pas deputetit Marko Bello, qe dite me pare deklaroi hyrjen ne Kuvend, per shkak te detyrimit qe kishte ndaj zgjedhesve te tij per te mos djegur mandatin, ka qene deputeti Islami, ai i cili ka paralajmeruar thyerjen e nje bojkoti te tille. Keshtu, Levizja e Mendimit Ndryshe ne Partine Socialiste, do t'i qendroje bojkotit deri me 6 mars. Nese Grupi parlamentar Socialist nuk do te futet ne Parlament para kesaj date, ne fillim te muajit marsit, ne seancen e fundit parlamentare qe perkon me afatin e fundit Kushtetues te skadimit te mandateve, deputetet e LMN-se do te futen ne Kuvend. Lajmi behet i ditur nga deputeti i selise roze, Kastriot Islami, njeheresh themelues i Levizjes per Mendimin Ndryshe. Ai beri te ditur se do te pritet vendimi i selise roze deri ne javen e pare te marsit, me pas ky grupim do t'i kthehet Kuvendit. "Gjate marsit eshte afati i fundit ku ne qendrojme jashte Parlamentit. Domethene nese Partia Socialiste ka mundesi qe te reflektoje, do te futet deri ne 6 mars, ne do te futemi me PS. Ne qofte se PS nuk do te futet, une personalisht po dhe nje pjese tjeter nuk e humbim mandatin, pra nuk mund ta fusim veten ne nje interpretim kushtetues te tille, qe ekziston apo jo mandati, aq me teper qe per mua si fryme eshte e deshtuar", beri te ditur Islami. Sipas tij, nepermjet bojkotit drejtuesi i selise roze po tenton te arrije dicka tjeter. Deputeti socialist kritikon dhe qendrimin e partise se tij ndaj permbytjeve ne Shkoder. Gjate intervistes te dhene dje per televizionin "Alsat", Islami thote se Partia Socialiste del jashte karakterit te saj duke u kthyer ne nje kopje te keqe te Partise Demokratike. "Une do te thosha qe PS po del jashte karakterit te saj. Jam i shqetesuar qe ne PS nuk ndermerren veprime qe i takojne nje opozite. Tani shoh simptoma te PS dhe sindromen e Berishes. Sa here qe ka nje ngjarje te tille, tentojne te bejne te njejten gje qe bente ai", vijoi Islami. Per te cilin eshte shume e rendesishme qe opozita te jete ne Kuvend dhe te shpalose jo vetem alternativen e saj, perballe asaj qeverisese por dhe te beje lufte te forte politike, pasi po kalojne shume ligje ne Kuvend, pa pasur oponencen e opozitareve.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit" :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri Jan 08, 2010 7:24 pm nga emigranti

un su besoj ktyne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi