Shqiperia vendi i enderrave per gazetat? Ndoshta i perrallave!
Faqja 1 e 1
12012010
Shqiperia vendi i enderrave per gazetat? Ndoshta i perrallave!
Me ndodh shpesh te lexoj shkrime per Shqiperine nga gazetare qe nuk e njohin gati fare vendin dhe thjeshte kane qendruar aty per disa dite. I fundit ne rradhe ka te beje me gazetarine shqiptare: Jean-Pierre Tailleur i EditorsWeblog duket i impresionuar nga numri i gazetave qe qarkullojne ne tregun tone, aq sa ne titullin e shkrimit te tij e cileson Shqiperine si vendin e enderrave persa i perket larmise se shtypit.
Ne te vertete, siē ndodh shpesh, sasia nuk eshte aspak sinonim i cilesise. Dhe as i pluralizmit te informacionit, sidomos ne nje treg kur shume media kopjojne gati hapurazi njera-tjetren.
Edhe vete fakti qe televizionet shqiptare i kushtojne nje hapesire te gjere pasqyres se shtypit siē thekson dhe gazetari nuk eshte tregues i rolit te rendesishem qe gazetat e perditeshme kane ne shoqerine tone. Eshte thjeshte nje menyre jo e kushtueshme per te mbushur hapesirat televizive, sidomos ne nje vend ku televizionet kane mbire si kerpudhat pas shiut por qe ne te vertete nuk kane asgje interesante per te ofruar.
E imagjinoni dot ne CNN apo BBC nje emision mbi gatimin si ai qe transmeton ne mengjes nje televizion all news si News24? Kjo e fundit solli e para ne Shqiperi formatin e ndarjes se ekranit ne disa mini-hapesira. Kopjimi dhe imitimi ne mase edhe nga televizione te tjera jane shenje e qarte e fuqise shume te vogel ekonomike qe kane mediat tona.
Per tu kthyer tek gazetat, ne Shqiperi ato jane thjeshte nje arme presioni ne duart e pronareve te cilet shpesh kane biznese te tjera sidomos ne fushen e ndertimit. Dhe per te marre nje leje ndertimi qe po vonon te leshohet, nje muaj sulm ndaj kryebashkiakut te rradhes eshte i mjaftueshem per te zgjidhur problemin.
Siē thote edhe autori, dy prej tre biznesmeneve qe themeluan Panoramen ne vitin 2003, aktive ne industrine e ndertimit, u larguan pas pak kohe per te hedhur ne treg te perditeshmet e tyre, Tirana Observer dhe Metropol. Ndoshta bizneset e te treve nuk perputheshin dhe miku i njerit ishte armiku i tjetrit?
Dihet tashme se shume prej gazetave shqiptare preferojne te mbajne nje ēmim te ulet pavaresisht se dalin me humbje. Sa me shume te shitet aq me e forte eshte arma e presionit! Para disa vitesh ka pasur edhe nje debat publik mbi kete teme mes Gazetes Shqiptare (qe ka nje ēmim shume me te larte se te tjerat por me bilanc pozitiv) dhe Shekullit (ēmim shume i ulet, bilanc negativ, por arme e forte). U kerkua atehere nje ligj per shtypin qe te vendoste rregulla te ndershme loje, por asgje nuk ka ndryshuar.
Ne te tilla kushte, pavaresia ekonomike (qe do te garantonte edhe ate gazetareske) mund te vinte nga rreklamat. Por edhe ketu, feta me e madhe e investimeve nuk vjen nga privati por nga shteti. Dhe para se te sulmosh pushtetin, duhet te besh mire llogarite ne xhep.
Ndaj dhe autori shkrimit te sipercituar nuk ka pse habitet me faktin se ne shtypin tone, perveē rastit te Gazeta Shqiptare, nuk ka investitore te huaj. E sidomos kur ky eshte vetem njeri prej problemeve me te cilat haset gazetaria shqiptare.
Te thuash me pas se Panorama ne vitet e fundit ja ka kaluar Shekullit ne shitje, nuk e di sa kuptim ka. Sidomos kur burimi i cituar eshte nje xhaxha qe shet ne nje pazar te Tiranes. Kjo jo per faj te gazetarit, por sepse nuk ka nje burim zyrtar mbi kete. Njesoj si me televizionet kur shesin hapesirat e rreklamave: te gjithe jane me i shikuari nga publiku dhe programet e tyre me te ndjekurat. Njekohesisht! Ndoshta shqiptaret kane zhvilluar aftesine te shikojne nga 4-5 televizione njeherazi!
Indrit Maraku

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi