"PS te braktise politiken personale te Edi Rames"
Faqja 1 e 1
14012010
"PS te braktise politiken personale te Edi Rames"
Menaxhimi i permbytjeve ne Veri te vendit nga qeveria shqiptare, eshte vleresuar dhe nga eurodeputetja Doris Pack. Ne te kundert, qendrimi i opozites shqiptare eshte kritikuar rreptesisht edhe per perdorimin e situates se permbytjeve, per interesa te ngushta personale. "Me kujtohen permbytjet ne Gjermani disa vjet me pare. Keto jane gjera qe ndodhin radhe. Si rrjedhim, mund t'ju them se jane dy gjera te ndryshme, te jesh i pergatitur per kete dhe te menaxhosh situaten. Pare nga jashte, menaxhimi i qeverise shqiptare ka bere ate qe duhej dhe une mundem vec t'i pergezoj per punen qe kane bere ushtria, dhe qeveria per organizimin e operacioneve si dhe aktoret e tjere ne terren. Nuk mendoj, se zoti Rama s'e ka mesuar mesimin, pasi ai po perdor edhe permbytjet per diskutime partiake, sic e lexoj edhe ne shtyp. Eshte e turpshme, pasi kur kujtoj permbytjet e medha ne Gjermani, te gjithe forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverine s'ka bere kete apo ate. Kjo eshte nje situate, ku shqiptaret duhet te qendrojne te bashkuar", ka qene deklarata e Doris Pack. E cila me se njehere e ka denuar ashper bojkotin e opozites, duke bere thirrje Edi Rames qe te lejoje deputetet e PS qe te hyjne ne Kuvend. Edhe kryetari i delegacionit per Evropen Juglindore, Eduard Kukan ka denuar bojkotin e opozites shqiptare ne parlament. "Perfundimisht po. Sigurisht, pasi ne nje vend ka nje situate normale demokratike, ka vend per opoziten per te luajtur rolin e saj demokratik. Fakti, qe ata nuk po marrin pjese ne punimet e Kuvendit, eshte dicka e keqe per vendin. Mendoj se ata duhet ta rishohin qendrimin e tyre dhe shoqeria te funksionoje sic duhet", ka deklaruar Kukan. Ndersa Pack ka shtuar se "Nje opozite qe rri ne rruge dhe nuk luan rolin e saj ne Parlament, percon nje imazh negativ per Shqiperine, jo vetem per Partine Socialiste. Ata po e perdorin Shqiperine per interesa te tyre shume private. I takon Partise Socialiste, qe te kuptoje se gjerat nuk mund te vazhdojne me keshtu". S.P
koha jone
koha jone
emigranti- Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 31403
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe
» "Greva e Rames, kunder Europes"
» "Nuk besojme te politika e re e Edi Rames"
» "Greva e Rames, kunder Europes"
» "Nuk besojme te politika e re e Edi Rames"
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi