ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe

Shko poshtė

04062009

Mesazh 

Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe Empty Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe




Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe 20090603211540_artikullFatjona Mejdini
Vlora ka qene stacioni i djeshem i kreut te qeverise, per te promovuar punen e tij, per te treguar projektet per te ardhmen, dhe per te sulmuar liderin socialist, qe sipas tij po i shmanget fushates. Nga sheshi i Flamurit ne Vlore, kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se kenga "Cohu" e fushates se tij zgjedhore eshte nje kenge e marre nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe. "Ti me kete kthehesh mbrapa shume. Kengen "cohu, cohu" e ke marre nga Internacionalja Socialiste, apo kenge te cetnikeve serbe, kete nuk e di", ironizoi kryeministri Berisha gjate mitingut te mbajtur ne sheshin kryesor te Vlores. Njeheresh kreu i ekzekutivit, qe nga qyteti bregdetar, i beri perseri thirrje, Edi Rames ta vendoste emrin e tij ne krye te listes se kandidateve per deputet te PS-se, thjeshte per treguar burreri, sipas tij. "Sheshi i flamurit eshte sheshi i nderit, i dinjiteti te qytetareve te kombit. I bej nga ky shesh thirrje zotit Rama. Vendose emrin ne krye te listes se partise tende. Dil ne shesh te burrave, mos bej ate qe nuk e ka bere ndonje lider partie i nje vendi te lire", deklaroi Berisha, duke theksuar se Ramen e priste humbja e sigurt ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne Vlore, kryeministri Berisha deklaroi se ne kater vitet e ardhshme, ky qytet do te perfundoje shnderrimin e tij ne nje nga monopolet me te fuqishem te Shqiperise dhe te rajonit. "Jane ndertuar dhe rindertuar qindra shkolla, ujesjelles, kanalizime, qendra shendetesore, por ne kater vitet qe vijne Vlora do te jete kantieri i madh i Ballkanit. Ne kater vitet qe vijne Vlora do te kete portin me te madh te rajonit", premtoi kryeministri Berisha. Kreu i qeverise theksoi se rruga e kombit ajo Durres-Kukes, ishte nje rruge e cila do ta nxirrte Vloren ne lartesine e saj me te madhe, duke e lidhur me Ballkanin dhe me Evropen njekohesisht. "Porti dhe rruga e kombit jane te lidhur me njeri-tjetrin si shpirti me trupin dhe dua tu them ketu se armiqte e rruges jane armiqte e Vlores. Rruga e nxjerr Vloren ne lartesine e zhvillimit me te madh ne historine e saj , se rruga e ben portin e Vlores , portin me te fuqishem, te brigjeve te te gjithe rajonit", deklaroi Berisha, duke shtuar se rruga ishte ndertuar edhe per t'i sherbyer shqiptareve ne Kosove. Kryeministri Berisha deklaroi se ne mandatin e saj te dyte punesimi do te ishte nje nga ceshtjet kyc te punes se saj. Sipas tij, vetem porti i Vlores do te punesoje 30 mije deri ne 50 mije qytetare. Po keshtu Berisha theksoi se ne daten 8 qershor ne kaskaden e Devollit nisin punimet per projektin hidroenergjetik me te madh te Evropes, i cili do te punesoje 5 deri ne 7 mije punetore. "Shume flasin per punen, por ku do ti punesojne. A mund te punesojne ata te dashur vlonjate,qe votuan kunder marreveshjeve koncesionare, me te cilat punesohen se paku 100 mije shqiptare", deklaroi Berisha per socialistet. Sipas tij, qeveria qe ai drejton vetem ne Vlore, ka investuar gjate 4 viteve te fundit mbi 500 milion euro, duke ndertuar 300 km autostrada, rruge nacionale dhe dytesore, qindra shkolla, qendra shendetesore dhe ujesjelles.

"Zhurma per kartat e identitetit, Rama s'do pjesemarrje ne zgjedhje"

Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Vlora se procesi i shperndarjes se kartave te identitetit po ecen me ritme te kenaqshme dhe mund te quhet nje proces i shkelqyer.

"Procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti, eshte nje proces i shkelqyer", deklaroi kreu i qeverise nga Vlora. Ne nje konference per shtyp per gazetaret kreu i qeverise theksoi se zhurma qe po behet per kartat e identitetit, eshte per te mbuluar deshiren e Edi Rames, per te mos marre pjese ne zgjedhje. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e opozites kane deklaruar se procesi i kartave te identitetit ka probleme te shumta. Po keshtu socialistet kane kerkuar te dhena te here pas hershme per kete proces.
koha jone
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 30428
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi