ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Barku" dhe "bardhaku" i Rames

Shko poshtė

10052010

Mesazh 

"Barku" dhe "bardhaku" i Rames Empty "Barku" dhe "bardhaku" i Rames




Feti Zeneli
"Ate qe ka barku e nxjerr bardhaku", thote populli yne. Pra, ate qe e fsheh ose e bluan njeriu ne mendje, e nxjerr kur eshte i pire. Por Rama dhe grevistet e tij po i nxjerrin "mendimet e barkut" edhe duke "pire uje", brenda cadrave "kinezce", te ngritura ne "Diten e Djallit", me 30 prill, ne mes te Bulevardit "Deshmoret e Kombit", midis godinave te Kryeministrise dhe Kuvendit te Shqiperise. Nderkohe populli yne ka dhe nje shprehje tjeter te urte me fjalen "bark"; pra me ate pjese te trupit te qenieve te gjalla, nga gjoksi e poshte, ku thuhet: "i ka hyr Djalli ne bark", qe sipas Fjalorit te Gjuhes Shqipe perdoret per te etiketuar nje njeri zemerlig e te djallezuar, qe eshte smirezi e keqdashes. Rames "i ka hyre djalli ne bark" qe ne vogeli. Tashme nuk ka te madh e te vogel ne Shqiperi, madje dhe pertej kufijve te saj, qe nuk i njeh keto vese te njeriut, i cili prej afro 4 vitesh drejton Partine Socialiste, nje prej forcave politike me te medha te ketij vendi. Me kalimin e viteve dhe ngjitjen e shkalleve te jetes, "Djalli ne barkun" e Rames eshte rritur dhe ngjitur deri ne tru. Nderkohe qe ai ka menduar, vepruar dhe eshte sjelle djallezisht me ata qe "jane te nje barku", nuk e ka aspak te veshtire ta manifestoje kete zemerligesi me te tjeret; qofshin keta pjese e nje populli apo nje kombi te tere. Radikalizimi i protestave per "leshte e barkut" dhe ngujimi satanist i "200 petriteve, komuniste-lule" ne "kerthizen" e Bulevardit "Deshmoret e Kombit", pikerisht ne diten kur 12 ministra te Jashtem te Bashkimit Evropian mbeshteten publikisht procesin e liberalizimit te vizave te Shqiperise me keto vende, tregon kulmin e zemerligesise dhe keqdashjes se ketij politikani me deviacione te theksuara mendore dhe shpirterore ne jete. Duke filluar nga 30 prilli, perdite qytetaret dhe intelektualet shqiptare, po i kerkojne kreut socialist te tregohet i arsyeshem, qe te mos behet "gazi i botes" dhe "kuja e vendit" me veprimet e tij te papergjegjshme politike. Se fundi, kane qene 41 intelektuale shqiptare qe ndryshe nga "plaku Dritero", i cili "...sa keq qe s'e besoi te madhin Zot/ sa keq qe para tij nuk di te skuqet/ se Zoti mund t'ia mbushte hejbet plot/ madje ne varr t'i kishte plot sunduqet...", i kujtojne "faqe te gjitheve" Rames se: "...Veteflijimet nuk jane kurre te hirshme. Zoti yne i perbashket na e ka fale jeten qe ta perdorim sipas hirit te tij. Ai nuk e ka eksperiencen e se keqes. Ndaj edhe i rri larg gjithe pervojave veteflijuese. Besojeni se ne nuk mund te vazhdojme te behemi gazi i botes per asnje arsye. Dinjiteti yne kombetar nuk mund te perdhoset per asnje shkak. Ne e meritojme lirine dhe te ardhmen qyteteruese...". Por zerat njerezor nuk mund te mberrijne ne shpirtin djallezor te Edvin Rames, i cili s'po arrin te pesoje as metamorfozen e "majmunit akademik" te Franz Kafkes, qe nisi "te mos mendoje me me bark", pas 5 vitesh ne nje eksperience te tille. Dhe per te mberritur ketu, ai nisi te "heqe dore nga kokefortesia" dhe egoizmi majmunor, duke filluar te degjoje "njeriun". Pra, u shkeput nga tradita dhe e kaluara e tij kafsherore. Por Rama, akoma nuk po fillon te degjoje "njeriun"; ate njeri qe e ka "barkun" ne mendje apo "zemren ne koke", sic thote Napoleoni per politikanet. Fjala eshte te degjoje "njeriun" si institucion dhe jo njeriun si gjallese. Dhe nese nuk do te degjoje "njeriun" shqiptar, le te degjoje "njeriun" nderkombetar te quajtur; Keshilli i Evropes, Bashkimi Evropian, Asambleja Parlamentare, OSBE, Parlamenti Evropian, Departamenti Amerikan i Shtetit, NATO e keshtu me radhe, teksa thone se, "zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishin te pa manipuluara dhe me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere ne vitet e tranzicionit". Por nese "kokefortesia" majmunore apo djallezore nuk e lejon t'i vijne ne vesh keto fjale, atehere le te perdor "aparatin" ligjor te degjimit, duke iu drejtuar Gjykates Kushtetuese te vendit tone dhe Komisionit te Venecias, dhe jo cadrave ngujuese ne zemer te Tiranes. Rama ka probleme me degjimin perendimor edhe per shkak te "shurdherise" se trasheguar komuniste, e cila fatkeqesisht ka prekur nje pjese jo te vogel te shoqerise shqiptare. Kjo e bene ate qe te jap pergjigje apo vleresime qe s'lidhen me pyetjet, verejtjet apo rekomandimet e nderkombetareve. Kesisoj, nderkombetaret i thone Rames, qe te nderprese protestat e grevat e te shkoje ne Parlament, ai del neper televizionet pro tij dhe i konsideron keto thirrje, si "mbeshtetje ndaj kauzes socialiste". Por keto veprime nuk po i mbeshtesin as socialistet e vertete, te cilet jane distancuar nga klani majtist i Rames, jo me nderkombetaret. Ne protestat dhe greven e urise se iniciuar nga kreu socialist jane perfshire disa mjerane truthare dhe ata qe u eshte bere "barku pale-pale". Asnje prej ketyre dy kategorive nuk arrin te degjoje c'thote Perendimi, por ato qe thote Edvini; pse jo dhe c'ka thene "Enver-djali"apo "Enver-djalli". Nga ana tjeter, te dy palet e kane te keqen tek "barku", ku truthareve nuk u hyn ne pune koka qe nuk di nga e cojne kembet, kurse barkmedhenjte nuk arrijne te shikojne as kembet e tyre se ku po e cojne koken, teksa ngujohen pa pike pergjegjesie ne greve urie. Ne kete menyre, gjithe qenia e tyre eshte shnderruar ne nje bark biologjik, ku organet e tjera si zemra, truri dhe syri nuk funksionojne. Por, e shumta qe mund te beje nje bark njerezor eshte te perpunoje produkte ushqimore, dhe jo te perpunoje ide filozofike apo platforma strategjike. Dhe sic dihet, gjithcka ndodh ne barkun njerezor pas ngrenies se ushqimit, zhvillohet ne erresire te plote, deri sa del ne formen e jashteqitjes. Komunizmi dhe alternativa e marrjes se pushtetit me dhune kane qene "jashteqitja" e politikes shqiptare per 45 vjet me radhe. Edvin Rama dhe "cunat e tjere te Bllokut" po guxojne te bejne organizime dhe thirrje revolucionare te asaj kohe edhe sot, kur te gjithe e dine se, "...perpjekjet per te fituar pushtetin me anen e kaosit dhe anarkise jane rruge pa krye, jane standarde te diktaturave dhe rebelimeve te denueshme boterisht". Ata jane betuar "per jete a vdekje", teksa kapercenin pragun e cadrave ngujuese ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", qe do te thote: "pushtet me cdo kusht"(!?) Nje prej deputeteve te Parlamentit Evropian tha ne Bruksel se, "deputetet e PS nuk jane te uritur, por pasanike". Prej ketej dalim ne perfundimin se, "uria" e greves se tyre eshte per pushtet dhe jo per prosperitet. Ne kete rast "barku" nuk eshte me poshte kraharorit por siper qafes; pra brenda kafkes se kokes se tyre. Eshte nje "bark" i trazuar, sikur te kesh kthyer disa bardhak me pije. Shpesh, i piri nga alkooli justifikohet per veprimet e tij, por i dehuri nga marrezia per pushtet nuk duhet te tolerohet. Nderkombetaret, por edhe shteti shqiptar po e trajtojne Edvin Ramen si nje te dehur nga avujt e alkoolit, kur atij i ka marre koka ere per pushtet. Teksa nderkombetaret i kane njohur ne unison zgjedhjet e 28 qershorit si, "me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, ku nuk ka patur probleme manipulimi", atehere nuk ka pse te mos jene kategorik ne vendimet dhe sugjerimet e tyre. Po keshtu, edhe institucionet e shtetit shqiptar, duke filluar nga presidenti, prokuroria, policia, etj., duhet te zbatojne ligjin, kur shohin qe ai shkelet si pa te keq nga Edvin Rama, m'u ne mes te kryeqytetit. Ne nje fare menyre, lideri socialist e ka marre parasysh nje gje te tille teka artikulon "mosbindjen civile", nje nder kerkesat e te ciles eshte, qe personat ,te cilet kryejne nje veprim te tille, kerkojne me deshire denimin qe vjen sipas ligjit, pra jane te ndergjegjshem qe do te denohen. Pra, ne rastin e grevisteve te Rames, te ngujuar ne mes te Bulevardit "Deshmoret e Kombit", ligji eshte shkelur me te dyja kembet, ndaj nuk duhet te hezitohet per te kerkuar zbatimin e tij. Vetem keshtu mund te deshmohet se demokracia dhe shteti ligjor ne Shqiperi jane forcuar ne parametrat e arritjes se proceseve te ndryshme integruese keto vitet e fundit. Ne te kundert, Rama, i cili mendon me barkun e nje te dehuri dhe jo me koke, pas bllokimit te bulevardit, do te bllokoje gjithe rruget e Shqiperise, deri dhe rrugen e integrimit tone ne Bashkimin Evropian. Bota e qyteteruar ka ecur perpara se te tilleve u "eshte bere kurrizi me i bute se barku", nga zbatimi korrekt i ligjit...

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Barku" dhe "bardhaku" i Rames :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon May 10, 2010 2:12 pm nga lidabica

shume po e durojme kete bandit
dhe sa per Driterion ,nuk do te desha ta fyej,por interesat e familjes se tij jane te lidhura shume me postin e kryebashkiakut ,qe ende e mban psikopati-Rama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi