ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim"

Shko poshtė

17042008

Mesazh 

Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim" Empty Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim"




Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim"


E Enjte, 17 Prill 2008

Sonila Isaku

Per te ofruar nje sherbim sa me te mire mjekesor ndaj te semureve, poliklinikat ne te gjithe vendin do te jene ne monitorim te inspektoreve shendetesore. Ministria e Shendetesise do te percaktoje supervizore, te cilet do te kene si detyre qe te kontrollojne cdo tre muaj punen e mjekeve ne qendrat shendetesore. Ky eshte projekti me i fundit i nisur nga ky institucion, i cili nuk ka per qellim penalizmin, por permiresimin e punes ne keto qendra shendetesore. Sipas udhezimit te Ministrise se Shendetesise, inspektoret do te kontrollojne institucionet shendetesore ne kohen kur keto te fundit te jene ne kulmin e punes duke kryer vizita.

Inspektimet

Inspektimet do te kene parasysh identifikimin dhe korrigjimin e problemeve si dhe me pas permiresimin e cilesise se sherbimeve te ofruara. Pas kesaj procedure do te jene inspektimet mbeshtetese, te cilet kane te bejne me rishikim te planeve te veprimit, trajnime dhe monitorime te permiresimit te performances ne pune. "Kontrollet kane te bejne me vleresimin e mangesive ekzistuese midis aktiviteteve te planifikuara dhe aktiviteteve te kryera realisht. Po keshtu, vezhgimet do te jene edhe per te kontrolluar respektimin e normave dhe procedurave" thuhet ne projektin me te fundit te Ministrise se Shendetesise. Po sipas ketij projekti, parashikohet qe inspektoret do te jene persona te vecante, te cilet kane per detyre te kryejne keto inspektime dhe te vene ne dijeni perfaqesuesit lokale dhe ata rajonale. Rezultatet e nxjerra nga keto inspektime kane te bejne me vizitat per mjek, mbulimi i popullates kryesisht me vaksinimin dhe imunizimin e femijeve, si dhe procedura te tjera.

Projekti

Ministria e Shendetesise me ane te ketij projekti ve ne kontroll nje here ne cdo tre muaj te gjitha qendrat shendetesore, ku do te mund te perdoren listat e kontrollit per barnat dhe pajisjet, personelin si dhe sistemin e informacionit shendetesor. Po keshtu prioritet do te kene edhe planifikimi familjar, shendeti riprodhues, kujdesi per nenen dhe femijet, si dhe per te sapolindurit deri ne 1 vjec. "Ky projekt parashikon edhe kontrollet qe u behen te semureve kronike, sidomos per semundjet me te shfaqura ne vendin tone. Keshtu do te shihen vizitat qe behen per hipertensionin, semundjet kardiovaskulare, diabeti, astma etj.", thuhet ne projektin e MSH-se. Sipas ketij projekti, inspektoret do te raportojne edhe per mungesen e aparaturave ne poliklinika.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35511
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim" :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Apr 18, 2008 12:46 pm nga ILIRI

Nuk behet puna me inspektime. ato jane nje tjeter gje. Sherbimi shendetsor duhet te privatizohet teresisht, dhe qytetaret duhet ti nenshtrohen nje sigurimi shendetsor te detyrueshem, siē ndodh kudo ne vendet e zhvilluara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi