Manjani: Kutite, Rama po mbron dizertacionin
Faqja 1 e 1
10022010
Manjani: Kutite, Rama po mbron dizertacionin
Intervistoi: Denis Dedej
Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, ne nje interviste te dhene diten e djeshme per gazeten "Koha Jone" deklaroi se po harxhohet kohe dhe energji per disertacionin politik me kutite e zgjedhjeve qe Edi Rama kerkon te beje. Duke analizuar situaten aktuale politike, si dhe tryezen e thirrur nga Presidenti Topi, zyrtari i larte socialist vleresoi se "loja" me kuti duhet te marre fund. Sipas tij, nje gje eshte e qarte, se cilado qofte zgjidhja, i fituar do te dale Berisha dhe kjo vjen jo per merite te tij, por per defekte te renda qe paraqet personaliteti i paformuar politik i Rames, qe ishte dhe eshte nje teke personale qe nuk ngjan aspak me te berit politike. I pyetur per rrjedhen e ngjarjeve nese ndodh nje marreveshje, ai tha se kjo tryeze mund te zgjidhe krizen e tekave te Rames, por jo krizen politike. Manjani theksoi se PS ne keto kushte eshte e destinuar qe te provokoje vetem destabilitet te paarsyeshem dhe te nxitur nga interesa fare personale. "Nje pasoje e arsyeshme qe duhet te vinte nga nje marreveshje e dites se shtune mund te ishte vetem nese zoti Rama e kupton se ka ardhur momenti te largohet nga drejtimi i partise, duke mbajtur premtimin moral dhe detyrimin statutor", tha nder te tjera juristi i selise roze. Ne rast te kundert, vijoi ai, pasoja tjeter afatgjate eshte se PS-ja e vetme me Ramen nuk fiton dot beteja elektorale dhe se demokracia shqiptare do te kete vazhdimisht probleme.
Zoti Manjani, diten e shtune Presidenti i Republikes ka thirrur ne tryezen e dialogut Berishen dhe Ramen. Mendoni se kjo tryeze do te perfundoje me nje zgjidhje te pranueshme?
Viti 2010 eshte mundesia me e mire qe ne shqiptaret te levizim lirisht ne Evrope. Konjuktura politike ne Evrope, si asnjehere tjeter, eshte teper favorizuese per nje vendim pozitiv per ne, qe me ne fund te levizim lirisht (pra pa viza) ne Evrope. Italia dhe Greqia qe kane pasur shume skepticizem per levizjen e lire te shqiptareve, per shkak te numrit te larte te emigranteve tane atje, tashme jane plotesisht dakord qe te liberalizohen vizat. Gjithashtu Evropa qendrore, me ne krye Austrine, jane plotesisht ne mbeshtetje te aderimit te Shqiperise ne hapesiren "Shengen". Ka ende pak skepticizem ne disa vende te Evropes veriore (Gjermania dhe Holanda), qe ngrene ende si pengese ceshtjen e mungeses se stabilitetit politik ne vend. Ky skepticizem ushqehet nga sjellja e politikes ne vend, e cila sajon kriza dhe shpik zgjidhje, sipas interesit te dites. Nuk ka asnje diskutim qe dialogu politik ne vend eshte i domosdoshem. Mirepo ne vend qe te dialogohet per te lehtesuar vendimin per liberalizimin e vizave, harxhohet kohe dhe energji per disertacionin politik me kutite e zgjedhjeve qe Edi Rama kerkon te beje. Them disertacion se vetem kjo eshte arsyeja qe justifikon kerkesen per hapje kutish pa ndryshuar rezultatin. Loja me kutite ishte dhe eshte nje teke personale, qe nuk ngjan aspak me te berit politike. Tekat e femijeve te rritur politikane, jane shume te veshtira per t'u plotesuar, jo per shkak se e ndalojne ligjet (sic pretendon mazhoranca), po per shkak se keto teka cojne ne shkaterrimin e vendit, sic po ndodh ne fakt. Nese pak per qind e asaj energjie qe u harxhua per teken e kutive, do te ishte shpenzuar per hapjen e kufijve me Evropen, besoj do te ishte me mire per te gjithe prinderit qe duan te shkojne te shohin se ku jetojne e punojne femijet e tyre tash 20 vjet, per te gjithe grate qe nuk bashkohen dot me burrat e tyre ne emigrim, per te gjithe te rinjte qe me shume sesa gjetja e parave dhe e shkolles dinjitoze, i duhet te mendoje per vizen, per te gjithe qytetaret e ketij shteti qe duan te levizin lirisht te Evrope.
Ne kete kuptim tryeza e te shtunes mund te kontribuoje ne shuarjen e atij pak skepticizmi evropian dhe ne liberalizimin e vizave per ne. Nese kjo arrihet, mendoj se kemi fituar te gjithe. Nuk ka aspak rendesi se cila nga palet do ta shese si fitore apo deshtim kete tryeze, para nevojes qe kemi te gjithe per levizjen e lire.
Cila do te ishte zgjidhja e mesme, sipas jush, qe do te mund te conte ne nje zgjidhje qe do te kenaqte te dyja palet?
Jam i bindur se marreveshja qe do te arrihet ne Presidence do te jete si gjithmone, nje shtellunge fjalesh te dykuptimta, ku palet do te shfaqen si te kenaqura para publikut. Nje gje eshte e qarte se cilado qofte zgjidhja, i fituar do te dale Berisha. Kjo vjen jo per merite te tij, por per defekte te renda qe paraqet personalitetit i paformuar politik i Rames. Rama krijoi kazusin publik te kutive jo per transparence, po per inat personal qe i erdhi nga humbja e zgjedhjeve. Ai e perdori kete kazus per te legalizuar "drejtimin pa leje" te partise dhe per te nxitur turmat kuturu, per t'u faktorizuar ne politike. Per hir te se vertetes ai u faktorizua jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe boten, si nje drejtues mjaft problematik per demokracine ne Shqiperi.
Pra ju e shihni te mundur arritjen e nje marreveshje Rama -Berisha?
Nuk e shoh te pamundur, por nuk shoh zgjidhjen reale te problemeve qe ka sot politika, vecanerisht ajo e majte. Zoti Rama eshte karakter frikacak dhe si i tille nuk i reziston dot presionit pozitiv ne rritje, qe po i behet nga deputetet e partise dhe nga komuniteti nderkombetar. Pavaresisht se atij nuk i pelqen t'i nenshtrohet ketij presioni, ai e di shume mire se lojen e djegies se mandateve e ka te humbur. Ai e di shume mire, se jo te gjithe deputetet i shkojne nga pas, por nuk do ta pranoje kete gje. Nje tryeze politike jashte Partise Socialiste eshte nje zgjidhje shume e mire, per t'i dhene Rames protagonizmin brenda partise. Pra, ne vend qe te pranoje se nuk ka se cfare t'i beje deputeteve qe do te hyjne ne Kuvend, do apo s'do Rama, pas tryezes do te thote se "deputetet nuk i duan mandatet, por se ai do t'i kerkoje atyre qe t'i marrin vendet qe ju takojne ne Kuvend". Ne cdo rast PS do te hyje ne Parlament, por puna eshte se kjo duhej bere si arritje e Rames. Ja kaq banale eshte kjo pune.
Cilat mund te jene pasojat politike ne rast te arritjes se nje marreveshjeje diten e shtune?
Thashe pak me lart se kjo tryeze mund te zgjidhe krizen e tekave te Rames, por jo krizen politike. Politika edhe per shkak te sistemit te ri zgjedhor duhet te zgjidhe krizat e brendshme ne radhe te pare. Zoti Rama eshte shkaktari kryesor i krizes elektorale te vitit 2009, sepse shkaterroi partine duke e vene ate nen kthetrat e veta dhe te nje grupi biznesmenesh, si dhe te disa te rinjve me prejardhje te diskutueshme. E gjitha kjo ndodhi ne fillim te vitit 2009, kur Rama i kishte "hipur prasit", sepse mendonte se i kishte fituar zgjedhjet, kur te gjithe keto njerez sikur mbine nga hici dhe u katapultuan nga krahu i Rames e drejt e ne listat e sigurta te deputeteve. Tani qe i doli endrra, i duhet te beje opozite me keta deputete qe pervecse jane vulnerabel, jane edhe te paafte per te artikuluar as politike e as fjali. Keshtu qe pasoja tashme ka ardhur, pavaresisht se cdo te ndodhe ne tryezen e dialogut ndermjet partive. Kjo lloj partie ne keto kushte eshte e destinuar qe te provokoje vetem destabilitet te paarsyeshem dhe te nxitur nga interesa fare personale. Prandaj ky Parlament, sido qe te vije puna eshte i manget sepse socialistet dhe te majtet nuk perfaqesohen dot per shkak te pasjes se zotit Rama ne krye. Nje pasoje e arsyeshme qe duhet te vinte nga nje marreveshje e dites se shtune mund te ishte vetem nese zoti Rama e kupton se ka ardhur momenti te largohet nga drejtimi i partise duke mbajtur premtimin moral dhe detyrimin statutor. Kjo eshte gjeja me e mire qe mund t'i beje ai PS-se dhe te majtes. Ne rast te kundert, pasoja tjeter afat gjate eshte se PS-ja e vetme me Ramen, nuk fiton dot beteja elektorale dhe se demokracia shqiptare do te kete vazhdimisht probleme.
Zoti Rama deklaroi se nuk ekziston mundesia qe mund te mbledhe strukturat per nje qendrim mbi tavolinen e negociatave, por do te mbahen kontakte te vazhdueshme, pasi eshte vijim i qendrimit te shprehur te socialisteve. Si e konsideroni ju kete?
Ju thashe qe Rama eshte frikacak dhe si i tille ai nuk perplaset dot. Mbledhjen e fundit te Asamblese premtoi se do te thirret nje mbledhje tjeter per nje jave, per te diskutuar per ceshtjet politike, por nuk e beri dhe as qe ka ndermend ta beje, sepse ka frike. Ai nuk e perballon dot mendimin ndryshe dhe te verteten e madhe qe: Eshte fajtor per humbjen e zgjedhjeve. Ai e shmang kete debat, sepse eshte i menderosur. Nga ana tjeter, per shkak te kultures se tij te manget politike dhe institucionale, ai nuk i ka vleresuar e as i vlereson forumet dhe vendimet e tij. Forumet dhe partia, per zotin Rama jane thjesht nje event dhe nje "baner" per te dale ne televizor e per te perrallisur gjera qe nuk i ben kurre.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38535
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» PD: Rama po mbron interesat e tij ne Jal
» Berisha-Rama, BE perjashton kutite
» Shqiperia permbytet, Rama kerkon kutite nga Pogradeci

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi