ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta ndryshon me 115 vota

Shko poshtė

22042008

Mesazh 

Kushtetuta ndryshon me 115 vota Empty Kushtetuta ndryshon me 115 vota




Kushtetuta ndryshon me 115 vota Pix
Kushtetuta ndryshon me 115 vota 20080421195009_artikullKushtetuta ndryshon me 115 vota
Rozeta
Rapushi
]E Marte, 22 Prill 2008

Merr fund sherri per ndryshimet kushtetuese dhe reformen zgjedhore. Kuvendi miratoi dje me 115 vota pro, 17 kunder dhe 3 abstenim paketen e plote per ndryshimet ne Kushtetute. Keshtu me konsensus PD-PS u percaktua ne Kushtetute qe sistemi zgjedhor ne vend te jete ai proporcional rajonal, Presidenti i Republikes do te zgjidhet me shumice te thjeshte votash ne kuvend 70+1, si dhe percaktohet qe Prokurori i Pergjithshem te kete nje mandat pesevjecar. Po keshtu u caktua qe te hiqet nga Kushtetuta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi te shperndahet ne rast se nuk miratohet mocioni i besimit te Kryeministrit per kabinetin e tij.

Si nje pakt i ardhur nga PD-PS ndryshimet kushtetuese nuk paten debate te shumta ne seancen e djeshme. Kreret e partive te vogla, si te majta dhe te djathta, ishin te vetmit qe ngriten krye ndaj paketes, duke e quajtur, turp, shkelje te Kushtetutes dhe normave demokratike. Pasi deputetet e tyre, jane ata qe ne vitin 2009 do te rrezikojne perfaqesimin ne Kuvend. "Po e ktheni vendin ne republike "Berishiane". Ky sistem qe po vini eshte hileqar e i pandershem", tha kreu i LSI-se, Ilir Meta, duke quajtur te felliqur si Ramen dhe Berishen ne kete bashkepunim. Ne replike e siper, Kryeministri Sali Berisha u pergjigj se nuk ka bere vaki deri me sot, qe te Kryeministri te dale nga partite e vogla. "E shijuam Dushkun, po tani po e heqim damken qe morem dhe turpin. Paketa e ndryshimeve i jep fund Dushkut, turpit dhe damkes qe na vune", tha Kryeministri, duke ftuar qe paketa te votohet nga te gjithe. Berisha u shfajesua dhe per heqjen e propozimit per te vendosur qe presidenti te zgjidhet nga populli. Sipas tij, ai ishte pro ketij varianti, por grupi socialist nuk pranoi, pervec deputetit Ben Blushi. "Topi eshte bashkepunetor i imi, e mos u perpiqni me thika e pyka. Ndryshimi i procedurave per zgjedhjen e presidentit behet per te shmangur krizat", tha Berisha. "Neser i gjithefuqishmi mund te me therrase ne banesen e tij e une e falenderoj e shkoj me vrap. Po mund te me jape dhe 30 vjet te tjera, keshtu qe harrojeni se dal nga politika pa me nxjerre votat mua", vijoi ai, duke bere te qarte se nuk punon per Edi Ramen dhe nuk ndodh as e anasjella. Ne kete linje ishte dhe kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, e cila ftoi te votohet paketa se eshte jashte interesave partiake, pro atyre kombetare. "Me propozimet e sotme jemi ne kohe per te garantuar nje reforme te plote", tha Leskaj. Pavaresisht ftesave, te vegjlit vijuan kundershtimet. Kreu i PAD-se, Neritan Ceka, e quajti gafe te turpshme, votimin e djeshem. Po keshtu dhe Paskal Milo, qe theksoi se po zhvishet presidenti e po fuqizohet kryeministri. "Me Berishen ndodh si me punen e breshkes, kudo qe vete merr samarin me vete. Kur ishte President mori shume kompetenca dhe ate te Kryeministrit. Tani po merr te Presidentit", tha ai.

PD dhe PS u percane, kur per votim u hodh amendamenti qe presidenti te zgjidhet me shumice te thjeshte votash, 70+1. Kunder ketij votuan deputete te djathte e te majte si Taulant Dedja, Durim Lamaj, Bujar Leskaj, Spartak Ngjela, Nikolle Lesi, Dashamir Sula, Luan Memushi, Sali Shehu, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Petro Koci e Spiro Peci, si dhe deputete te partive te vogla. Ne votim nuk morrin pjese Nard Ndoka, Fatmir Mediu te cilet para se te votohej, paten dhe nje takim koke me koke me Kryeministrin Sali Berisha.
KOHA JONE
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kushtetuta ndryshon me 115 vota :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Apr 22, 2008 4:09 pm nga lali

Kto gjithmone keshtu kan thene sa here qe kane bere ndryshime ligjore; "kji eshte fitore. Tani do shkojme perpara." etj. Po fajin nuk e kan ligjet po Maliqet.
Maliqet jan problemi shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Wed Apr 23, 2008 9:42 pm nga dea

Zgjedhjet do te vertetojne gjithshka.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi