ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Kushtetuta s'ndryshon, Presidenti do te zgjidhet nga Kuvendi"

Shko poshtė

16082011

Mesazh 

 "Kushtetuta s'ndryshon, Presidenti do te zgjidhet nga Kuvendi"  Empty "Kushtetuta s'ndryshon, Presidenti do te zgjidhet nga Kuvendi"




Ne konferencen e dhene dje per mediat, kryeministri Sali Berisha ka komentuar dhe kerkesen e opozites per ndryshimin e Kushtetutes. I pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete zhvillim, kryeministri ka theksuar ne menyre te qarte se nuk eshte serioze qe Kushtetuta e vendit te ndryshohet cdo tre vite. Ne kete menyre ai ka perseritur qendrimin e mazhorances per mos cenimin e ligjit themelor te shtetit. "Nuk do te kishte asgje me qesharake dhe jo serioze ne kete vend, sesa te ndryshoje Kushtetuta cdo tre vjet, sic mendon ai qe i vjen per shtat. Nuk po e personalizoj aspak ceshtjen me zotin Edi Rama, por e them per cilindo kush mund te jete ky person dhe cfaredo te jete. Kurre, Kushtetuta nuk mund te ndryshoje ne kete menyre dhe nuk do te ishte me qesharake dhe jo serioze per nje vend, ne qofte se do te tallej me themelet e shtetit te vet ne kete menyre", tha dje Berisha. Kryeministri tha se mekanizmi qe eshte zgjedhur per Presidentin aplikohet ne shume vende te Bashkimit Evropian dhe eshte garanci per te shmangur krizat. "Imagjinoni qe ne Shqiperi ndodh ajo qe nuk ndodh ne asnje vend. Presidenti nuk lihet i qete as dy vjet e gjysme ne karrigen e tij, sepse sa kalojne dy vjet e gjysme fillojme te ndryshojme Kushtetuten, te diskutojme te veme kete apo ate, dhe fillon keshtu nje debat qe eshte absolutisht i padrejte. Institucioni eshte institucion. Kushtetuta percakton se kur fillon procesi zgjedhor i Presidentit. Ndaj eshte kapitull i mbyllur te pakten per sa kohe qe te ekzistoje forca politike e qendres se djathte, Partia Demokratike", tha Berisha. Duke folur per zgjedhjen e kreut te shtetit, Berisha u shpreh se ai do te zgjidhet nga Kuvendi. "Une nuk jam as per zgjedhjen nga populli. Presidenti do te zgjidhet nga parlamenti ne nje republike parlamentare. Nuk ka nevoje qe te shkojne te shtyjne njeri -tjetrin", tha ai.

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi