Islami: LMN, ne Kuvend per rezoluten e vizave
Faqja 1 e 1
06032010
Islami: LMN, ne Kuvend per rezoluten e vizave
Perfaqesuesi i LMN ne PS, Kastriot Islami, per "Koha Jone" shprehet se duhet te ishte PS dhe jo PD, ajo qe duhej te kishte paraqitur projektrezoluten per liberalizimin e vizave ne Kuvend. Cili eshte mendimi juaj per rezoluten e propozuar nga PD per ceshtjen e liberalizimit te vizave? Nuk me vjen aspak mire qe kete nisme e merr PD. Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme dhe PS ka dhene kontributin te cmuar ne menyre qe shqiptaret te levizin lirisht ne Evrope. PS me shume te drejte e perqendruar ne ceshtjen transparences se zgjedhjeve fatkeqesisht duke e tepruar me bojkotin dhe se fundmi edhe me veprimet jo serioze e te pamaturuara me hyrje-daljet ne Kuvend po relativizohet per ceshtje te tjera madhore, ose se paku ky eshte perceptimi publik. Gjykoj se nuk duhet lene asnje lloj mundesie qe te keqperceptohet qendrimi i PS per levizjen e lire dhe akoma me pak qe PS te perceptohet si nje force politike, e cila kerkon te arrije objektivin e saj politik duke lene shqiptaret pa viza. Kjo do te ishte shume e rende. A do ta miratoni kete rezolute, apo do te respektoni vendimin e PS per bojkot te Kuvendit? Nuk e besoj se PS do te merrte vendim per ta bojkotuar kete seance pavaresisht axhendes se saj per transparencen e zgjedhjeve; ky do te ishte nje gabim shume i rende. Personalisht nuk kam asnje hezitim per te marre pjese aktive ne seancen per miratimin e kesaj rezolute. Bile do te marr pjese edhe ne punen e komisioneve perkatese per te dhene ndihmesen time maksimale pavaresisht nuk jam anetar me te drejte vote por ne baze te rregullores kam te drejten e pjesemarrjes. Lidhur me respektimin e vendimit partiak jam shprehur gjithnje qartas se i) per respektimin e Kushtetutes dhe ii) per ceshtje madhore te tilla si integrimi evropian, liberalizimi i vizave e tjere nuk ka dhe nuk mund te kete prioritet disiplina formale e partise dhe as mund te kete ceshtje dytesore qe do te perbenin shkak per mosrespektimin e tyre. Nuk mund te pranoj dhe nuk do te kete askush shans te me imponoje qendrime te tilla qe te cilesohen si antikushtetuese dhe antikombetare veprimet dhe qendrimet e mia. Rezoluta Harasani dhe Bello, ne Kuvend te enjte Nuk kane qendruar indiferente as dy perfaqesuesit e tjeret te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS. Ne nje prononcim per "KJ", ata jane shprehur se do te jene diten e enjte ne Kuvend per te votuar kete rezolute qe ka te beje me levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne zonen e vendeve "Shengen". Madje ata jane shprehur se kjo ka qene gjithnje nje aspirate e forte e socialisteve per te pare qytetaret shqiptare qe te levizin pa viza ne BE. Ne kete kontekst, Harasani dhe Bello nuk kane mohuar kontributin e dhene nga ana e PS, gjate tete viteve te saj ne pushtet per liberalizimin e vizave.
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Islami: 64 deputete te PS, ne Kuvend ne fillim te marsit
» Leskaj (hapur kunder vizave): Heqja e vizave rrit numrin e emigranteve ne BE
» Leskaj (hapur kunder vizave): Heqja e vizave rrit numrin e emigranteve ne BE
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi