ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami: 64 deputete te PS, ne Kuvend ne fillim te marsit

Shko poshtė

02022010

Mesazh 

Islami: 64 deputete te PS, ne Kuvend ne fillim te marsit Empty Islami: 64 deputete te PS, ne Kuvend ne fillim te marsit




Islami: 64 deputete te PS, ne Kuvend ne fillim te marsit 20100202043545_artikullDenis Dedej
“Ne fillim te marsit, ne sallen e Kuvendit te Shqiperise do te jene te 64 deputetet e grupit Parlamentar Socialist”. Kjo eshte deklarata e bere dje nga deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, ndersa theksoi se mandatet dhe bojkoti jane dy ceshtje te ndryshme. Permes nje komunikimi per mediat, themeluesi i Levizjes per Mendimin Ndryshe hodhi poshte gjithashtu dhe deklaratat e kryetarit te selise roze, Edi Rama, se sponsorizimi per udhetimin e deputeteve socialiste ne Bruksel, eshte bere nga kryeministri Berisha. “Jemi socialiste te vertete. Madje shume me te vertete dhe me rrenje me te thella se sa vete Edi Rama. Me vjen keq qe zoti Rama ka rene ne nje gjendje te tille kaq te rende dhe dashje pa dashje nuk arrin permbaje dot mllefin dhe ndoshta elemente te hakmarrjes se tij”, deklaroi Islami. I pyetur per deklaratat politike te kryesocialisti, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, i vleresoi citatet dhe fjalorin politik te Rames si “dacibao” e revolucionit kulturor kinez. Anetari i Kryesise se Partise Socialiste shpreh besimin se kjo rruge nuk i jep sukses socialisteve. “Nuk mendoj se duke shperndare citate ndaj atyre qe mendojne se ju perkrahin apo besnikeve apo duke leshuar “dacibao”, ndaj kundershtareve mund te arrihet suksesi i PS. Kjo eshte nje periudhe tashme e kaluar e revolucionit kulturor kinez, edhe vete kinezet e kane kritikuar kete praktike”, u shpreh deputeti i partise me te madhe ne opozite. Per sa i perket zgjidhjes se krizes, aktuale politike midis mazhorances dhe opozites, zyrtari i lart socialist vlereson se zgjidhja mund te vije vetem nga Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi. Por, ai thekson se me pare duhet te kete nje mbledhje te forumeve te larta te Partise Socialiste per te dale ne nje qendrim te mirellogaritur ne negociata. “Mendoj qe PS fillimisht duhet te mbledhe urgjentisht forumet dhe duhet te kerkoje dhe te miratoje ne keto forume platformen e negocimit tek Presidenti i Republikes dhe njekohesisht ashtu sic e kane kerkuar edhe disa anetare te Asamblese ne mbledhjen e fundit dhe sic eshte vendosur, duhet te rivleresoje te gjithe situaten politike dhe ne menyre te vecante ceshtjen e ndalimit te bojkotit”, arsyetoi themeluesi i Levizjes per Mendimin Ndryshe. Sipas tij, duhet bere nje vleresim i situates konkrete, duhet marre ne konsiderate dhe njehere tjeter ceshtja e bojkotit e cila mund te ciftohet keq ne 4 mars me ceshtjen e respektimit te Kushtetutes per sa i perket mbarimit te mandatit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi