ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vasil Bollano nuk ėshtė “Umberto Bosi”, por “Milan Babiē” i

Shko poshtė

25042008

Mesazh 

Vasil Bollano nuk ėshtė “Umberto Bosi”, por “Milan Babiē” i Empty Vasil Bollano nuk ėshtė “Umberto Bosi”, por “Milan Babiē” i




Vasil Bollano nuk ėshtė “Umberto Bosi”, por “Milan Babiē” i Kninj, z. Mentor Nazarko
Nga Kastriot MYFTARAJ
- Mentor Nazarko, nė njė artikull me titull “Pėr njė lexim tjetėr tė ngjarjes sė Himarės”, botuar nė gazetėn “Shqip”, nė 20 prill 2008, shkruan: “Ne duhet tė mėsohemi tė mos ua hedhim fajin tė tjerėve-Bollano ėshtė shqiptari jonė, por i greqizuar-, kėshtu qė duhet ta konsiderojmė 'tjetri qė ėshtė ai qė ėshtė'.Duhet tė mėsohemi me idenė se njė grup njerėzish nė Himarė, me mėdyshjen e identitetit tė tyre, me joshjen e pensioneve, vizat 'Shengen', shtetėsisė, etj kėrkojnė deri autonominė e tė ashtuquajturit Vorio-Epir. Autonomi deri nė shkėputjen e veriut nė Itali ka kėrkuar dhe Bosi, njė italian 400 karatėsh, por sot askush nuk e merr seriozisht pėr ta dėnuar me burg, dhe ai ėshtė forcė qeverisėse”. (gazeta “Shqip”, 20 prill 2008, f. 10)
Krahasimi i Vasil Bollanos me Umberto Bosi ėshtė krejt pa vend. Umberto Bosi nuk ka kėrkuar shkėputjen e Padanias (term me tė cilin ai nė fakt ka pėrfshirė gjithė Italinė e Veriut me 31 milionė banorė), pėr ta bashkuar atė me njė vend tjetėr fqinj, p.sh, me Francėn. Nga mėnyra si ka vepruar Bosi, duket qartė se separatizmi padan, i tij, madje edhe federalizmi, ėshtė nė fakt njė taktikė nė funksion tė njė strategjie politike qė ėshtė decentralizimi mė i madh administrativ, tė quajturit devolution. Bosi nuk pretendon tė ketė identitetin etnik tė njė kombi fqinj me Italinė, siē pretendon Bollano tė jetė grek. Vasil Bollano ėshtė aktualisht kryetar i organizatės sė minoritetit grek nė Shqipėri, “Omonia”, ndėrsa Bosi nuk ka qenė dhe nuk ėshtė kryetar i organizatės sė minoritetit tė njė kombi fqinj me Italinė. Nė krah tė Bosit nuk ka dalė ndonjėherė ndonjė zėvendėsministėr i njė vendi fqinj me Italinė, pėrkatėsinė etnike tė tė cilit vend Bosi ta pretendonte, siē doli zėvendėsministri i jashtėm grek Kasimis para pak ditėsh nė krah tė Bollanos nė Himarė, kur u kėrkua autonomia e Vorio-Epirit. Umberto Bosi nuk i tėrheq mbėshtetėsit e vet me pensione apo shtetėsi tė dhėna nga njė vend fqinj me Italinė, qė e ka pretenduar historikisht territorin pėr tė cilin Bosi dikur ka kėrkuar pavarėsi dhe autonomi, ndėrsa sot kėrkon vetėm shkallė tė lartė decentralizimi. Kur, Bosi ka kėrkuar pavarėsinė dhe autonominė e Padanias, kjo nuk ka qenė nė sintoni me ndonjė dokument tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, sė ndonjė vendi fqinj me Italinė, pėr pretendime territoriale, siē ndodh nė rastin e tė ashtuquajturit Vorio-Epir, qė figuron nė botime zyrtare tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, sė Greqisė. Nė atė, qė Bosi e quan Padania disa herė ka dominuar politikisht e djathta italiane, qė ėshtė nacionaliste. Pėr shkak tė Padanias fantomatike tė Bosit historikisht nuk ėshtė vrarė asnjė italian, ndėrsa pėr shkak tė Vorio-Epirit kanė ndodhur historikisht luftėra dhe masakra, qė grekėt i kanė bėrė mbi shqiptarėt, pėr ta pastruar etnikisht kėtė territor tė pretenduar prej tyre. Pėr kėtė ka dhe njė kėngė kolonjare qė thotė:
“Dola majė Gramozit,
shtiva me dylbi,
pashė gjithė Kolonjėn,
bėrė shkrumb e hi”.
Prandaj, derisa nė Itali kanė pasur dhe kanė tė drejtė qė nuk e kanė marrė seriozisht Bosin, ndėrsa Bollano duhet marrė shumė seriozisht. Nėse Vasil Bollano duhet krahasuar me ndonjė njeri, ai duhet krahasuar me liderin e serbėve tė Kninjit nė Kroaci, Milan Babiē. Vasil Bollano ndjek si manual veprimet e Milan Babiēit tė Kninjit. Serbėt e Kninjit ishin tė parėt qė u konfrontuan me kroatėt, nė gusht 1990, duke e justifikuar kėtė gjė me keqtrajtimet qė u bėri policia kroate. Nė fakt ishin serbėt e Kninjit ata, qė provokuan pėrplasjen nė Himarė, ashtu siē bėnė pėrkrahėsit e Bollanos nė Himarė. Dhe menjėherė nė mbrojtje tė serbėve tė Kninjit doli Beogradi, ashtu siē doli Athina nė mbrojtje tė pėrkrahėsve tė Bollanos. Ashtu si nė Kninj, ku incidenti me policinė kroate u pėrdor si pretekst pėr demonstrata ku kėrkesat u shkallėzuan nga autonomi, nė pavarėsi dhe bashkim me Serbinė, edhe nė Himarė, incidenti me policinė u pėrdor pėr tė kėrkuar autonomi dhe shumė mė tepėr se autonomia. Nė tubimet e fundit nė Himarė ėshtė kėrkuar edhe pavarėsi e Vorio-Epirit dhe bashkim i tij me Greqinė. Historia e dekadave tė fundit nė Ballkan na mėson se, njerėzit si Vasil Bollano duhen marrė shumė seriozisht, ndryshe nga ē’ thotė Nazarko. Ajo qė ka nisur Vasil Bollano dhe mbėshtetėsit e tij pėrfundon nė skenarin e Republikės serbe tė Kninjit nė Kroaci, tė krijuar me forcė dhe me mbėshtetjen e Serbisė, duke bėrė dhe pastrim etnik tė kroatėve, me synimin qė ky territor tė bashkohej me Serbinė, nėpėrmjet Republikės Serbe tė Bosnjė-Herzegovinės. Rruga qė kanė nisur Vasil Bollano dhe mbėshtetėsit e tij ēon tek tentativa pėr tė bėrė atė qė bėnė Milan Babiē dhe mbėshtetėsit e kėtij tė fundit nė Kninj. Bollano ka njė agjendė separatiste vorio-epirote tė hartuar nė Athinė. Ėshtė e kotė qė tė mendosh siē thotė Nazarko, se qė tė marrė fund lėvizja vorio-epirote nė Himarė: “Duhet tė mendosh pėr zhvillimin e tyre, pėr rrugė, pėr turizmin nė zonat ku banojnė, t’u krijosh mirėqenie, tė mos i vjedhėsh pronat e tyre, dhe jo t’i shash domosdoshmėrisht pėr t’u dukur patriot”. (gazeta “Shqip”, 20 prill 2008, f. 10) Pėr rrugėt nė Himarė ėshtė investuar shumė krahasimisht me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, pastaj Himara mund tė pėrdorė dhe transportin detar. Himara e ka tė zhvilluar turizmin dhe nė muajt e verės atje hotelet janė tė prenotuar. Sa pėr pronat, nuk ua ka vjedhur kush pėrveē njėri-tjetrit, dhe Bollano e klani i tij janė specializuar nė kėtė gjė. Por edhe sikur shteti shqiptar t’i shtrojė me flori rrugėt dhe sheshet e Himarės, nuk do t’i japė fund lėvizjes separatiste tė Bollanos, se ajo ėshtė njė agjendė nacionaliste greke. Pėr kėtė po jap njė fakt. Nė tė njėjtėn ditė, qė botohej artikulli i Mentor Nazarkos, nė 20 prill, nė gazetėn “Tirana Observer”, ishte botuar njė artikull me titull “Pėrse demonizohet Himara”, i Plator Nesturit, me origjinė nga Himara (Palasa). Ky Nesturi, i cili pas vitit 1997 ka qenė pėr shumė vjet diplomat i shtetit shqiptar (konsull i Shqipėrisė nė Romė), nė kėtė shkrim dėnon dhunėn e supozuar tė policisė ndaj himarjotėve, por ama nuk thotė nė asnjė rresht se Himara ėshtė etnikisht shqiptare dhe nuk u drejtohet himarjotėve si shqiptar etnik. Kėtij Nesturit, shteti shqiptar i ka dhėnė gjithēka qė do tė donte njė njeri i moshės sė tij, e megjithatė ai mbetet praktikisht me mendjen e Bollanos, por nuk e thotė hapur se kėrkon pėrsėri tė marrė njė post diplomatik nga shteti shqiptar, nė tė ardhmen. Pavarėsisht se ēfarė janė himarjotėt, dhe si ndihen ata, ajo qė ka mė shumė rėndėsi dhe do tė vendosė fatin e tyre, nėse ata do tė avancojnė nė aventurėn e tyre, ėshtė se ata po bėjnė njė lojė me zjarr nė njė territor me rėndėsi tė madhe strategjike. Nėse Bollano dhe tė vetėt nuk i japin fund kėsaj aventure, atėherė Himara do tė pėsojė fatin e Kninjit. Fuqitė e mėdha qė mbėshtesnin Kroacinė, Gjermania dhe SHBA, nuk mund tė toleronin qė Kninji malor tė ishte nėn kontrollin e Serbisė, se kjo do tė thoshte qė Serbia praktikisht ta ndante Kroacinė nė dysh, tė siguronte kontrollin e bregdetit tė Dalmacisė Jugore dhe tė rrethonte Bosnjė-Hercegovinėn. Kėshtu, Serbia fitonte njė epėrsi tė jashtėzakonshme strategjike. Serbėt e Kninjit ishin ekspedienti i kėsaj strategjie serbe, pra ata pėrbėnin njė problem gjeopolitik. Prandaj, Kroacia u mbėshtet qė tė bėnte Operacionin “Stuhia”, qė e vuri Kninjin nėn kontrollin kroat. Serbėt e Kninjit, 200 mijė vetė, e braktisėn rajonin dhe shkuan nė Serbi, nė vendin nga ku kishin ardhur para 2-3 shekujsh. Greqia, duke marrė Himarėn siguron njė epėrsi strategjike tė madhe nė Otranto. Pikėrisht pėr t’iu mohuar kjo epėrsi strategjike Greqisė, nė vitin 1913, kur u caktuan nė vija tė pėrgjithshme kufijtė e Shqipėrisė, nė Konferencėn e Londrės, u refuzuan pretendimet greke, duke u vėnė vija e kufirit shumė mė nė jug tė Himarės, nė Kepin Stillo, qė atėherė u quajt “Shtylla e Herkulit” gjeostrategjike, mė nė veri tė sė cilės nuk mund tė ngjitej Greqia. Kjo logjikė vlen dhe sot. Tashmė, Greqia e ka kapėrcyer “Shtyllėn e Herkulit” gjeostrategjike, me ato qė ndodhin nė Himarė, ku zyrtarė grekė janė nė krah tė liderit “vorio-epirot”, Vasil Bollano. Kjo u le tė tjerėve veē njė zgjidhje, atė tė zgjidhjes sė problemit “Kninj”. Tekefundit, kėshtu ka pėr tė ndodhur dhe kėtė gjė duhet ta kenė tė qartė ata qė ndjekin Bollanon nė aventurėn e tyre. Kur “vorio-epirotėt” e Bollanos tė ikin nė Greqi si serbėt e Kninjit nė Serbi, Theodoros Kasimis, zėvendėsministri grek qė ishte nė Himarė, do tė dalė t’i presė dhe t’u mbajė njė fjalim, por gjithēka do tė ketė marrė fund. Greqia nuk do tė mund tė bėjė pėr ta, asgjė mė tepėr se ē’bėri Serbia, pėr serbėt e Kninjit. Ata, qė mendojnė se kjo nuk mund tė ndodhė pėr shkak se Greqia do tė dėbojė emigrantėt shqiptarė nė Greqi e kanė gabim.
E para, njė pjesė e madhe e kėtyre emigrantėve kanė marrė kombėsinė greke dhe Greqia nuk mund t’i dėbojė se pėr ligjet greke ata tashmė janė grekė. Greqia do tė bėhet qesharake para botės duke dėbuar grekė nė Shqipėri! E dyta, edhe nėse do tė dėbojė tė tjerėt, kjo do tė jetė nė dėm tė Greqisė se do tė shkaktojė sulme ndaj bizneseve greke nė Shqipėri dhe interesave tė minoritarėve grekė. Tė dėbuarit, tė zemėruar dhe nga keqtrajtimet qė kanė pėsuar nė Greqi, do tė bashkohen me ēamėt dhe do tė kėrkojnė tė dėmshpėrblehen me pronat greke nė Shqipėri, gjė qė shteti shqiptar nuk do tė mund ta ndalojė. Pastaj, nė Greqi nuk ka sot aq shqiptarė sa dikur dhe grekėt artificialisht kėrkojnė ta rrisin kėtė shifėr, duke e ēuar atė nga 700 mijė, nė 1 milion (para disa javėsh nė emisionin “Top-Show” ku kryeredaktor ėshtė Nazarko, kur u diskutua pėr Greqinė, qė nė hyrje u dha shifra prej njė milion emigrantėsh shqiptarė nė Greqi ), se pjesa mė e madhe e tyre kanė ikur nė Perėndim. Sot, vendi ku ka mė shumė emigrantė shqiptarė, legalė dhe ilegalė nuk ėshtė mė Greqia, por Italia me 420 mijė emigrantė legalė dhe mė tepėr se 150 mijė emigrantė ilegalė. Nė Greqi, sot ka rreth 400 mijė emigrantė shqiptarė legalė dhe ilegalė, sė bashku. Greqia nuk do tė mund ta mbrojė Himarėn mė tepėr se ē’e mbrojti Serbia, Kninjin. Ajo qė do tė ndodhė ėshtė zgjedhja e himarjotėve. Problemi nuk ėshtė, siē thotė Nesturi, se po demonizohet Himara, por se demonėt e Megali Idesė duan ta bėjnė Himarėn pre tė tyre, ashtu siē e bėnė demonėt e Serbisė sė Madhe pre tė tyre Kninjin.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi