ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droutcas: Vizat hiqen shpejt, pas 4 vjetesh hyrja ne BE

Shko poshtė

13052010

Mesazh 

Droutcas: Vizat hiqen shpejt, pas 4 vjetesh hyrja ne BE Empty Droutcas: Vizat hiqen shpejt, pas 4 vjetesh hyrja ne BE




VJENE - Greqia mbeshtet fuqishem liberalizimin e vizave per Shqiperine si dhe anetaresimin e plote te vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtem plotesues i Greqise, Dimitris Droutsas, ne nje fjale te mbajtur ne seminarin me teme "Rajoni ne rrugen per ne Evrope", u shpreh se Greqia mbeshtet anetaresim te shpejte te vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian si dhe liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovina. Sipas Droutsas, nje gje e tille, do te ndihmoje keto vende dhe brezin e ri te ecin drejt se ardhmes se perbashket evropiane. "Bashkimi Evropian nuk eshte i plote pa vendet e Ballkanit Perendimor dhe keto vende nuk jane te plote pa anetaresim ne BE. Nepermjet dialogut te intensifikuar dhe mirekuptimit, zgjerimi i BE-se do te mbetet ajo qe ka provuar te jete deri tani, mjeti me i suksesshem per te lejuar te gjithe qytetaret e Evropes per te ecur drejt se ardhmes se tyre te perbashket", u shpreh Ministri i Jashtem plotesues grek. Ai shprehu shqetesimin se vitet e fundit ka nje renie graduale te perparimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimit Evropian. "Kjo ka te beje ne pjesen me te madhe me faktin se Evropa vete po perballet me sfida te konsiderueshme si dhe efektet e krizes globale financiare dhe ekonomike. Por pavaresisht kesaj ne ndajme se bashku me Austrine qendrimin dhe te njejtin vizion, se duam te shohim Ballkanin Perendimor te jene pjese e familjes evropiane", theksoi Droutsas. Sipas tij, nje pauze e mundshme ne procesin e zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian, do te krijoje ngadalesim te procesit te integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE dhe mund ti dekurajoje ato, duke cuar dem ate cka eshte arritur deri me tani. "Ne nuk duhet te lejojme qe te kaloje edhe nje dekade derisa keto vende te realizojne aspiratat e tyre evropiane. Data simbolike 2014 eshte nje objektiv i perbashket per nje epoke te re ne marredheniet e Ballkanit Perendimor me BE-ne", theksoi diplomati grek. Ai shtoi se gjate kesaj periudhe eshte e nevojshme qe te riafirmohet drejtimi i sigurt ne Bashkimin Evropian deri ne anetaresimin e plote dhe te percaktohet objektivi per anetaresim qe te shtyje keto vende te ecin perpara. "Ne vleresojme se vendet e Ballkanit Perendimor, e meritojne mbeshtetjen tone te plote per perpjekjet e tyre dhe se cdo vend do te vleresohet dhe gjykohet per meritat e veta", u shpreh Ministri i Jashtem plotesues i Greqise, Dimitris Droutsas. R.Rapushi

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi