ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hiqen vizat me Bosnje-Hercegovinen

Shko poshtė

25032009

Mesazh 

Hiqen vizat me Bosnje-Hercegovinen Empty Hiqen vizat me Bosnje-Hercegovinen




Fatjona Mejdini

Tani qytetaret boshnjako-hercegovinas dhe ata shqiptare, nuk kane nevoje per viza per te levizur ne vendet respektive. Ne kuader te liberalizimit te vizave, ne fillim mes vendeve te rajonit, qe nga dje shqiptare e boshnjake, bashke dhe me mallrat e tyre do te jene te lire per te levizur. Kryeministri Berisha, gjate nje vizite zyrtare dje ne Bosnje-Hercegovine zhvilloi nje takim me homologun e tij Nikola Spiric, me te cilin u nenshkruan kater marreveshje te rendesishme, mes te cilave edhe ajo per levizjen e lire te qytetareve mes dy vendeve. Keshtu sipas kesaj marreveshjeje, te nenshkruar dje nga Ministria e Jashtme e Bosnje-Hercegovines dhe sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme, Ferit Hoxha, qytetaret e te dy vendeve nuk kane nevoje per vize, per te kaluar keto kufij. Gjate takimit te kryeministrit Berisha dhe homologut te tij, Spiric u theksuan marredheniet shume te mira mes dy vendeve dhe deklaruan se heqja e vizave, do te ndikonte edhe per intensifikimin e metejshem te ketyre marredhenieve "Heqja e vizave ndermjet dy vendeve tona do te jete shume e dobishme per te rritur marredheniet ne fushen e turizmit dhe shkembimeve tregtare midis vendeve", deklaroi kryeministri i Bosnje-Hercegovines, Spiric gjate takimit me kryeministrin Berisha. Ne fushen e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve, dy kryeministrat u shprehen se se shpejti ne Shqiperi dhe Bosnje-Hercegovine do te hapeshin ambasadat reciproke. "Kemi vendosur qe te hapim nje ambasade ne Bosnje-Hercegovine. Kete e premtova gjate vizites se tij ne Tirane dhe do ta mbaj kete premtim", deklaroi kryeministri Berisha ne konferencen e perbashket per shtyp. Hapja e nje ambasade ne Shqiperi u premtua gjate konferences edhe nga ana e kryeministrit Spiric. Te dy kryetaret e qeverive vleresuan se ndermjet Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines ekzistojne marredhenie shume te mira tregtare, por te dy vendet do te bejne perpjekje me te medha, ne menyre qe kompanite e Bosnje-Hercegovines dhe Shqiperise te kene lehtesira per te vepruar ndermjet dy vendeve. Sipas tyre, marreveshjet e nenshkruara dje ne luften kunder kriminalitetit, trafikut te droges dhe terrorizmit, te cilat do te kontribuojne ne rritjen e stabilitetit dhe ne forcimin e marredhenieve. Shqiperia eshte nje vend shume i pershtatshem per investime, ka nenvizuar Berisha, duke ftuar te gjithe investitoret e Bosnje-Hercegovines qe te vijonin ne vend per investime ne turizem dhe ne fusha te tjera. Nje teme e rendesishme ne takimet mes dy perfaqesuesve te larte ishte edhe integrimi i te dy vendeve ne strukturat euro-atlantike. Duke qene se Shqiperia eshte nje vend i cili per pak dite pritet te jete anetare e NATO-s, kryeministri Berisha deklaroi se qeveria qe ai drejtonte ishte dakord qe Bosnje-Hercegovina te behej sa me shpejt anetare e kesaj aleance te rendesishme. Kryeministri Berisha gjate vizites se tij zhvilloi nje takim edhe me perfaqesuesit e Presidences trepaleshe te Bosnje- Hercegovines te cilet shfaqen interes dhe shprehen mbeshtetjen e tyre per projektin e gazsjellesit trans Adriatik (TAP).

Marreveshjet e nenshkruara mes dy vendeve

Marreveshja per kooperimin e policise e nenshkruar nga Ministri i Sigurise se Brendshme, Tarik Sadovic dhe ambasadori i Shqiperise ne Bosnje - Hercegovine, Pellumb Qazimi.

Marreveshja "Per Ripranimin e personave", e nenshkruar nga Tarik Sadovic dhe Ferit Hoxha, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise.

Marreveshja per Levizjen e Lire te Qytetareve, e nenshkruar nga Ana Trishic Babic, Ministrja e Jashtme e Bosnje - Hercegovines dhe Ferit Hoxha, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise.

Marreveshja per doganat, e nenshkruar nga Mladen Zirovic, Minister per Tregtine e Jashtme te e Bosnje - Hercegovines dhe Florion Mima, zevendesminister i Financave te Shqiperise.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Hiqen vizat me Bosnje-Hercegovinen :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Mar 25, 2009 1:13 pm nga Iliriada Portal

kjo i ben mire biznesit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi