Rama e mbylli greven kur Brukseli i deklaroi se vizat do te hiqen
Faqja 1 e 1
07062010
Rama e mbylli greven kur Brukseli i deklaroi se vizat do te hiqen
Zbulohet skema e kreut socialist per te fituar politikisht ne kurriz te levizjes se lire te shqiptareve, greva e urise qe kreu socialist nisi mbremjen e 30 prillit te ketij viti kishte per qellim bllokimin e heqjes se vizave. Burime diplomatike ne Bruksel, tregojne skemen e perdorur nga Rama dhe pergjigjen qe mori nga selia evropiane: Vizat do te hiqen, greva e urise nuk ndikon ne kete proces *** Tashme eshte e qarte per opinionin publik se greva e Partise Socialiste nuk synoi hapjen e kutive por bllokimin e liberalizimit te vizave per Shqiperine. Me kete veprim, Edi Rama besonte se do ta trembte Berishen ne bllokimin e procesit te liberalizimit te vizave, nje proces ky jashtezakonisht i rendesishem per qytetaret shqiptare dhe per qeverine qe ishte nen kete presion. E si rrjedhim, nen kete presion, Berisha do te terhiqej dhe do t'i jepte koncesionet e kerkuara Edi Rames. Por Brukseli ia preu shpresat qe vizat nuk hiqen dhe kur ndodhi kjo, erdhi edhe levizja tjeter e Rames, kete here e detyruar, dhe si nje kapitullim pa kushte. Burime diplomatike nga Brukseli bejne te ditur se personalitete te larta te selise evropiane, nje dite para se Rama te deklaronte zyrtarisht mbylljen e greves se urise, i kane bere te ditur zyrtarisht Kryetarit te Partise Socialiste se ngujimi i opozites nuk do te ndikoje ne liberalizimin e vizave per shqiptaret. "Vizat per shqiptaret do te hiqen edhe nese greva e opozites vazhdon". Ky ka qene deklarimi i prere i zyrtareve te Brukselit qe e detyroi Edi Ramen nje dite me pas te kerkoje ndihme per te gjetur nje forme apo nje menyre sesi te dilte nga greva e urise. Dhe sic dihet, eurodeputete te majte dhe te djathte, sajuan nje darke te "Krokodili" ne Strasburg me Sali Berishen dhe Edi Ramen. Kaq mjaftoi qe Edi Rama te mbylle greven dhe te hyje ne Parlament pa ndonje kusht ndaj mazhorances apo Brukselit. Me tej, Rama i mashtroi socialistet duke i thene se ekzistonte nga evropianet nje ultimatum dyjavor. Por ky ishte nje mashtrim i Rames per t'i mbajtur urte socialistet qe ende nuk e dinin pse u la greva e urise. E verteta doli se nuk pati ultimatum pasi kaluan jo dy por afro tre jave dhe sikunder kryeministri deklaroi publikisht, nuk ekzistonte asnje ultimatum, edhe per vete faktin se Shqiperia eshte nje vend i lire, i pavarur dhe sovran. Ne kete menyre, Rama futi 22 deputetet dhe 180 mbeshtetes, i la ata pa buke, pa uje dhe pa familje, vetem nje udhetim ne Strasburg. Per te perfituar keshtu pas gjithe kesaj sakrifice, nje darke me Berishen, te "Krokodili".
koha jone
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Rama lidh fatin e kutive me vizat: Hapi, ose protesta
» Droutcas: Vizat hiqen shpejt, pas 4 vjetesh hyrja ne BE
» Droutcas: Vizat hiqen shpejt, pas 4 vjetesh hyrja ne BE
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi