ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Projekti sekret i Ali Pashės, pėr tė krijuar Shqipėrinė

Shko poshtė

07062010

Mesazh 

Projekti sekret i Ali Pashės, pėr tė krijuar Shqipėrinė Empty Projekti sekret i Ali Pashės, pėr tė krijuar Shqipėrinė




Projekti sekret i Ali Pashės, pėr tė krijuar Shqipėrinė Thumbnail.php?file=ali_pasha_195965171 Fedhon Meksi

Fakte tė padėshmuara mė parė pėr hapjen e shkollave shqipe dhe pėr tė ndėrtuar njė mbretėri kushtetuese

Thelbin e programit politik tė ideologjisė sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, si tek ēdo lėvizje tjetėr nacionale, e pėrbėnte formimi i shtetit kombėtar shqiptar. Nė tė vėrtetė, pėrpjekjet e para serioze, pas atyre tė Skėnderbeut nė shekullin XV, pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga sundimi osman, qė shėnuan kthesėn politike mė tė rėndėsishme gjatė shekullit XVIII, u kurorėzuan me formimin e dy shteteve faktikisht tė pavarura nė Shkodėr dhe Janinė. Bashkimi i territoreve tė mėdha nė shtete feudale dhe lufta e tyre kundėr anarshisė qė mbizotėronte nė Shqipėri, ishte rezultat i transformimeve ekonomike, sociale dhe politike qė po shfaqeshin nė fund tė shekullit XVIII dhe fillim tė shekullit XIX dhe po zhvilloheshin nė po ato drejtime si edhe tek vendet fqinje ballkanike. Nė Shqipėri, si kudo nė Ballkan, u dukėn shkėndijat e para tė ideologjisė pėr ēlirim kombėtar, vėrtet tė zbehta dhe jo plotėsisht tė ndėrgjegjshme, por gjithmonė tė frymėzuara nga traditat e luftėrave pa fund kundėr pushtuesit.

Me kėmbėnguljen e tij tė jashtėzakonshme, duke pėrfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike tė brendshme dhe tė jashtme, Ali Pashė Tepelena i dha fund anarshisė feudale dhe e shtriu sundimin e tij nė bregdetin shqiptar nga gryka e Shkumbinit deri nė gjirin e Prevezės.

Kudo nė pashallėkun e tij u vendos qetėsia. Nė Labovėn e Madhe tregohet edhe sot historia e njė fshatari tė cilit, duke shkuar nė Janinė, i vodhėn kalin. Arriti tė takohet me Aliun dhe i kėrkoi t’i gjente kalin e tij. Aliu e pyeti se ē’bėnte kur i vodhėn kalin.

-Jam nisur qė herėt nga Labova, isha i lodhur dhe po flija, - u pėrgjigj fshatari.

-Ky fle dhe kėrkon nga unė t’i gjej kalin, - iu drejtua i ēuditur Pashai tė tjerėve qė gjendeshin nė sallė.

-Unė fjeta Ali Pasha se je ti qė rri zgjuar, - tha i vendosur laboviti. Nė darkė fshatari arriti nė shtėpinė e tij mbi njė nga kuajt e Aliut. Kjo ishte situata nė Shqipėrinė e Jugut nė fillim tė shekullit XIX, ndėrkohė qė edhe nė boshtin Tepelenė-Hormovė-Sulė, karvanėt e ngarkuar transportonin tė pashqetėsuar njerėz dhe mallra.

Ali Pasha krijoi brenda perandorisė osmane njė shtet pothuajse tė pavarur me 1.500.000 banorė, ku shqiptarė, grekė, vlleh, turq dhe ēifutė jetonin tė integruar dhe nė paqe.

Janina, qė quhej nga udhėtarėt e huaj tė shekullit XVII “qytet i pasur tregtar”, nė kohėn e Aliut, duke u shndėrruar nė njė qytet zejtar e sidomos tregtar tė dorės sė parė, si edhe njė qendėr administrative tė njė pashallėku tė madh, u bė qendra e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė jugore.

U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare dhe shtresa e pronarėve tė mėdhenj tė tokave, pasurimi i tė cilėve u duk sidomos nė ndėrtimet publike me karakter urban dhe ekonomik. Rrugėt u mbushėn me ura dhe hane, shprehnin gjallėrinė e lidhjeve ekonomike. Gjatė kėsaj periudhe Janina po lulėzonte jo vetėm si qendėr e madhe ekonomike, por edhe si vatra kryesore kulturore e Ballkanit Jugperėndimor.

Janina vazhdoi tė jetė famshme gjithashtu edhe pėr shkollat e bibliotekat e saj. Nė 1814, pėr herė tė parė nė Perandorinė Osmane, Aliu lejoi shfaqjet teatrale, ndėrkohė qė inteligjenca e re diskutonte lirshėm nėpėr sallat e sarajeve tė tij pėr probleme politike, historike, artistike dhe shkencore tė kohės. Janina u bė njė qytet i gjallė qė gumėzhinte nga veprimtaria ekonomike, tregtare dhe administrative e aparatit tė sundimtarit tė saj energjik, nėn qeverisjen e tė cilit arriti kulmin e zhvillimit edhe nga pikėpamja demografike.

Numri i banorėve tė kryeqytetit tė pashallėkut tė Shqipėrisė jugore arriti deri 50.000 frymė, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishte e kombėsisė shqiptare. Fakti qė elementi shqiptar mbante pozita drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epėrsi si numėr banorėsh, i jepte Janinės mė shumė pamjen e njė qyteti shqiptar.
Konsolidimi i formimit tė shqiptarėve si komb



Shqiptarėt qė jetonin nė zotėrimet e Ali Pashė Tepelenės, ruajtėn dhe zhvilluan mė tej virtytet kombėtare. Mbi tė gjitha u ruajt e paprekur krenaria kombėtare. Tė huajt qė vizitonin asokohe pashallėkun e Janinės, s’e ndanin patriotizmin e shqiptarėve nga krenaria e tyre kombėtare, si njė ndjenjė e fuqishme etnike, si tiparin mė tė theksuar tė karakterit tė tyre. Hobhauzi, shoqėruesi i Bajronit, pohonte se kur banorėt e provincave tė tjera tė Turqisė evropiane pyeteshim se ēfarė ishin, ata pėrgjigjeshin: “jemi muhamedanė” ose “jemi tė krishterė”, ndėrsa banorėt e kėtij vendi pėrgjigjeshin: “jemi shqiptarė”. Francezi Manzur pėr kėtė tipar shkruante: “nė tė gjitha dialektet shqiptare gjuha e tyre quhet shqip, vendi i tyre Shqipėri dhe nacionaliteti shqiptar”.

“Kjo krenari shfaqej dhe nė respektin e tyre pėr luftėrat legjendare ndaj pushtuesit osman, figurės sė heroit kombėtar – Skėnderbeut dhe prijėsit tė tyre, Ali Pashė Tepelena, qė synonte ta shkėpuste Shqipėrinė Jugore nga varėsia politike e Sulltanit”.

Megjithėse nė Shqipėrinė e Jugut ekzistonin dy popullsi me fe tė ndryshme, kjo nuk krijoi bazė pėr krijimin e dy kulturave materiale dhe shpirtėrore shqiptare tė veēanta. Kėto tė fundit ruajtėn veēoritė kombėtare, krahinore, por edhe nuancat lokale.

Patriotizmi i zjarrtė shfaqej hapur nė atdhedashurinė qė vihej re nė gjithė popullin, nė mėnyrė tė tillė qė bėnte tė zhdukej nė masė tė madhe dallimi i dukshėm nė pjesėt e tjera tė Perandorisė Osmane, midis ithtarėve tė tė dyja feve tė ndryshme. “Pėr shqiptarėt, si tė besimit mysliman edhe kristian, ishte i pėrgjithshėm shpirti i pavarėsisė dhe dashurisė pėr vendin e tyre” (Hobhauz).

Nė lartėsinė e burrave, pėr virtytet e patriotizmit ishin gratė. Ato qėndronin pranė burrave tė tyre po aq krenare dhe tė vendosura sa herė e lypte nevoja, nė luftė pėr interesat e atdheut dhe tė jetės sė tyre. Tė huajt vinin re kudo se ēdo vashė mbante njė kamė dhe jo rrallė njė palė kobure, me tė cilat ato ishin tė gatshme tė ndanin rreziqet e luftėrave me burrat.

Nga shteti faktikisht i pavarur tek monarkia konstitucionale shqiptare

E gjithė veprimtaria e Ali Pashės, si nė politikėn e brendshme ashtu edhe nė atė tė jashtmen, tregoi se ai u pėrpoq tė jetė “sundimtar i pavarur”. Duke ngritur nė gjithė hapėsirėn, nga Thesalia deri nė Shkumbin, njė aparat administrativ e ushtarak tė posaēėm, qė vepronte brenda Pashallėkut sipas vendimeve tė tij, duke lidhur marrėveshje politike, ushtarake dhe ekonomike me shtete tė huaja pa pėlqimin e dijeninė e Portės sė Lartė dhe duke shtrirė pushtetin e vet nė territore tė qeverisura nga funksionarė tė emėruar prej Sulltanit, Ali Pasha qeverisi dukshėm nė mėnyrė tė pavarur.

Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr formimin e njė shteti tė madh shqiptar, nė pėrbėrjen e tė cilit do tė ishte edhe Veriu i Shqipėrisė, me qartėsinė e njė politikani tė shquar tė kohės, Ali Pasha u pėrpoq ta bashkėrendiste kryengritjen kundėr Stambollit me lėvizjet ēlirimtare tė popujve ballkanikė, duke e parė kėtė si tė vetmen rrugė drejt lirisė. “Aliu kishte filluar njė bashkėbisedim me agjentin rus, grekun Jan Paparigopullos, i cili shkoi nė Petėrsburg me mision pėr tė pėrgatitur njė plan, pėr njė kryengritje tė pėrbashkėt tė shqiptarėve dhe grekėve (Gabriel Meksi, “Ali Pashė Tepelena”, A-III-169,1950), qė do tė udhėhiqej nga Ali Pasha. Nė librin e Aravantinos “Historia e Ali Pashė Tepelenės”, fq.28, cituar nga Gabriel Meksi, shkruhet se “shumė prej udhėheqėsve ushtarakė grekė (Aleksis Navos, Odhise Andocua etj.), i sugjeruan Aliut tė marrė kryesinė e lėvizjes, qė do tė kishte pėr qėllim shkėputjen e Shqipėrisė dhe tė Greqisė nga Perandoria Osmane”. Nė rast fitoreje, Aliu do tė krijonte njė shtet monarkik konstitucional shqiptar tė pėrbėrė nga zotėrimet shqiptare dhe nga Thesalia, nė krye tė tė cilit do tė vihej vetė. Kurse Greqia Qendrore dhe Moreja, do tė formonin njė shtet autonom, i cili do tė vihej nėn protektoratin e tij. (Historia e popullit shqiptar, I, f. 665) Aliu dėrgoi njerėzit e tij nė Vjenė pėr tė parė nga afėr modelin austro-hungarez, i pėrshtatshėm pėr shtetin me dy kombe shqiptaro-grek, qė synonte Aliu dhe ithtarėt e tij.

Afirmimi i kombit shqiptar nėpėrmjet pėrhapjes sė kulturės dhe arsimit shqip

Transformimet ekonomike dhe sociale nė territoret shqiptare filluan tė reflektoheshin edhe nė superstrukturėn kulturore, fillimisht nė Voskopojė, metropoli i kulturės shqiptare dhe ballkanike dhe mė vonė nė Janinė, ku u hodhėn hapat e para serioze pėr lėvrimin e shqipes si gjuhė mė vete dhe mėsimin e shqipes nė shkolla.

Ali Pasha, i bindur se nėpėrmjet arsimimit do tė ndėrgjegjėsonte popullin shqiptar, jo vetėm nė realizimin e synimeve pėr shkėputjen e zotėrimeve tė tija nga Porta e Lartė, por edhe pėr formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar, pėrkrahu shkollat ekzistuese dhe hapi mjaft shkolla tė tjera. Lidhur mė kėtė Pukėvil (Puqueville) shkruante: “S’do tė dija tė shpjegoja nxitjen e Aliut pėr ēeljen e shkollave fillore qė pėrhapnin arsimimin midis fiseve shqiptare mė tė pamposhtura, kur sot quhet e turpshme tė mos dish tė shkruash dhe lexosh”. (Histoire de la Regeneration de la Grece, I, f. 329, 1820).

Nė kohėn e Aliut, pėr ata qė dinin shkrim e kėndim, tregohej njė respekt i veēantė. “Njė mashkull qė di tė shkruajė ėshtė pėr shqiptarėt njė qenie superiore, kurse ai i jep rėndėsi vetes duke mbajtur njė shishe boje dhe njė pupėl me bisht argjendi si shenjė e talentit tė tij”, - shkruan Hjuz. Mbahen mend edhe sot e kėsaj dite, nga tė moshuarit me origjinė nga fshatrat e Rrėzės, porositė qė Aliu u jepte arsimtarėve nė mėnyrėn e vet: “Dhaskenj, tė mėsoni djemtė gram pa derman” (Vangjel Meksi, Ali Pasha dhe gjuha shqipe, Studime filologjike, nr.197, f.127, 1975).

Pashai pėrkujdesej personalisht pėr grumbullimin e fondeve dhe donacioneve pėr shkollat, pėrfshi edhe shkollat e famshme greke tė Janinės. Enciklopedia greke shkruan: “Asnjė s’mund tė mohojė se Ali Pasha ka ngritur shkolla, ka ndihmuar dhe ēmuar dijetarėt dhe mėsuesit”.

Nė ato kohė, nė Shqipėrinė e Jugut, shkollat ishin nė gjuhėn turke pėr shqiptarėt e fesė myslimane, dhe nė gjuhėn greke pėr kristianėt nė pėrgjithėsi, shqiptarė ose grekė tė ishin.

Ka tė dhėna tė sigurta se nė kohėn e Aliut filloi tė mėsohej nėpėr shkolla edhe gjuha shqipe. (Historia e Popullit Shqiptar. I, fq. 636)

“Shkolla tė shumta u hapėn nė Gjirokastėr, Berat, Korēė, Delvinė, Lunxhėri dhe Greqinė e veriut” (cituar nga Ilir Ushtelenca tek “Shteti dhe qeverisja e Ali pashė Tepelenės”). “Nė to mėsohej jo vetėm greqishtja dhe latinishtja, por edhe shqipja. Mėsimet qė jepnin dhaskenjtė Psalidha, Bollano, Kavalioti, Evstrat Vithkuqari etj., mbi lavdinė e vjetėr tė kombeve pellazgjike, mbi zgjedhėn turke dhe tė ardhmen e popujve qė vuanin nėn kėtė robėri, tė cilat nė fillim propagandoheshin me pėshpėritje nėpėr skolitė me penxhere tė mbyllura, nė vitet e Ali pashė Tepelenės bėheshin hapur” (I.M. Qafėzezi, “Shkolla Kombėtare”, f.93-94, 1926).

Ėshtė shkruar shpesh nga tė huajt (Hjuz etj.) se djalit tė tij, Saliut, qė donte ta bėnte trashėgimtar dhe kujdesej veēanėrisht pėr edukimin e tij, i mėsonte nė mėnyrė sistematike me mėsues edhe gjuhėn shqipe, pėrveē greqishtes dhe turqishtes.

“Gjuha shqipe mėsohej privatisht ose nėpėr shkolla, me abetare qė germat i kishin greke” (Revista Albania, London, 4, 1905, cituar nga I. Ushtelenca, po aty).
Ali Pasha dhe lėvrimi i Gjuhės Shqipe



Gjatė viteve tė parė tė shekullit XIX, nė oborrin e Janinės po pėrshpejtoheshin pėrgatitjet pėr realizimin e projektit madhėshtor tė Aliut qė synonte krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, i cili do tė pėrfshinte edhe sanxhakun e Shkodrės. Plani do tė realizohej nėpėrmjet lidhjes sė krushqive midis dy familjeve mė tė fuqishme tė parisė shqiptare. Martesa e Mustafa Pashė Bushatlliut me mbesėn e Ali pashė Tepelenės do tė kryente kthesėn e madhe politike: bashkimin e dy familjeve tė njohura shqiptare qė do tė mundėsonte formimin e shtetin tė madh shqiptar, qė nėn njė udhėheqje tė vetme, do t’i jepte fund pushtimit shumėshekullor turk.

Ky shtet do tė kishte gjuhėn e tij zyrtare, qė sigurisht do tė ishte gjuha shqipe. Ali Pashė Tepelena, si kryetar i kėtij shteti nė formim, qė tashmė tė huajt e quanin “Roi de l’Albanie” (mbreti i Shqipėrisė – Courrier de l’Europe, Archive nationale de France, 1788) ose “Commandant absolu de toute l’Albanie” (cituar nga Ligor Mile nė “Mbi karakterin e pushtetit tė Ali Pashė Tepelenės”, Studia Albanica, f. 147, 1966), po punonte me ngulm qė gjuha shqipe tė zinte vendin qė meritonte. Pėr kėtė arsye Ali Pashė Tepelena i kushtoi vėmendje tė veēantė promovimit tė gjuhės shqipe, ndėr tė huajt e shumtė qė frekuentonin oborrin e tij dhe nxitjes pėr lėvrimin e gjuhės tonė si gjuhė mė vete.

Njė pjesė e konsiderueshme e udhėtarėve perėndimorė qė vizitonin oborrin e Vezirit ose ishin mysafirė tė tij, pasi shuanin kureshtjen, duke njohur Aliun, sipas mundėsive, plotėsonin edhe kėrkesėn e vetme tė mikpritėsit tė tyre qė lidhej, sipas rastit, me studimin ose propagandimin e gjuhės shqipe, vėrtet e panjohur pėr ta, por qė e gjenin origjinale.

I pari, kronologjikisht dhe jo vetėm, qė kaloi nė Janinė gjatė vitit 1809, ėshtė Bajroni (Byron,1788-1824). Ai e mbushi me fjalė shqipe poemėn e tij “Childe Harold” (Ēald Haroldi) dhe formuloi njė karakterizim pėr gjuhėn tonė, qė pėr atė kohė kishte rėndėsi tė veēantė.

Lord Bajroni shoqėrohej nga Hobhauz (Hobhouse, 1786-1869), edhe ai lord, qė botoi njė shkurtore tė gramatikės shqipe tė Da Leēe (Da Leēe, 1716) e pėrfshirė nė librin e tij “Udhėtim nėpėr Shqipėri... nė vitet 1809-1810”.

Liku (Leake, 1777-1860) qėndroi pranė oborrit tė Ali Pashė Tepelenės si pėrfaqėsues i qeverisė angleze, gjatė viteve 1809-1810. Aliu e njohu me Evstrat Vithkuqarin (1755-1820), personalitet i spikatur i kulturės dhe arsimit shqiptar, i cili i mėsoi shqipen, dhe mė pas sė bashku, pėrpiluan “Skica gramatikore tė gjuhės shqipe” (1814), qė mbahet si gramatika e parė shqipe. Sė bashku ata hartuan edhe fjalorin shqip-greqisht-anglisht. Liku gjithashtu ndėrtoi pėr shqipen njė alfabet me shkronja latine.

Marko Boēari (1790-1823) nga Suli, ishte njė nga figurat mė tė shquara, mė tėrheqėse dhe mė fisnike ndėr udhėheqėsit popullorė tė kryengritjes greke. Qėndroi pėr shumė kohė nė oborrin e Ali Pashė Tepelenės, ku duket se edhe ai u pėrfshi nga fryma qė mbizotėronte aty. Edhe pse nuk kishte arsimin e duhur, ai pėrpiloi fjalorin e tij greqisht-shqip (1809) qė konsiderohet “pėrmendore e gjallė e gjuhės shqipe” (J. Kastrati, Historia e Albanologjisė, I, f.456).

Nga oborri i Aliut kaluan edhe Dr. Holland dhe Hjuz, tė cilėt, tė nxitur nga Pashai, paraqitėn nė librat e tyre tė famshėm pėr kohėn, konsiderata pėr shqipen dhe shqiptarėt qė shtuan edhe mė tej interesimin e opinionit anglez dhe evropian pėr gjuhėn tonė dhe popullin qė e fliste atė gjuhė.

Dr. Jan Vellarai (1771-1823), grek nga Janina, mik i ngushtė i Aliut dhe mjeku i tė birit (Veliut), pėrpiloi “Shėnime gramatikore greqishte e re shqip”, si dhe njė alfabet tė veēantė pėr gjuhėn shqipe qė ia dorėzoi Pukėvilit i cili e depozitoi, sė bashku edhe me fjalorin e Marko Bocarit, nė bibliotekėn kombėtare tė Parisit, ku ndodhen edhe sot.

Ndėr tė huajt qė kanė njohur Ali Pashėn, Janinėn dhe Shqipėrinė ėshtė edhe diplomati, mjeku dhe historiani frėng Pukėvil (1770-1838), qė pati rastin tė qėndrojė nė vendin tonė: herėn e parė si rob lufte i Aliut (1798-1801) dhe herėn e dytė si konsull i Francės nė Janinė (1805-1815). Nė vitin 1820 boton “Voyage dans la Grece” (Udhėtim nė Greqi), ku gjenden edhe alfabeti latin qė pėrdori autori pėr gjuhėn tonė, fjalori frėngjisht-shqip dhe vėzhgime gramatikore pėr gjuhėn shqipe.

Shumė shqiptarė e grekė studionin nė vende tė ndryshme tė Evropės nė kujdesin dhe mbrojtjen e Ali Pashė Tepelenės. Ndėr ta pėrmendim Kryeministrin e mėvonshėm tė shtetit tė lirė grek, Jani Koleti, mik i ngushtė dhe mjek i Aliut, Psalidhėn, Billaranė, Bollanon dhe Vangjel Meksin, tė cilėt mė pas, duke jetuar nė oborrin e tij, me nxitjen dhe ndihmėn direkte tė Pashait, u morėn edhe me studimin e gjuhės shqipe, prejardhjen e saj dhe tė shqiptarėve.

Vangjel Meksi (1770-1823) nga Labova e Madhe, ishte oficer artilerie kur Veziri e lajmėroi se do tė ndiqte Fakultetin e Mjekėsisė nė Napoli. Kaloi Adriatikun mė 23 shkurt 1803 duke pasur me vete njė letėr pėr Ferdinandin I Burbon, firmosur nga Aliu, ku shkruhej tekstualisht: “Po ju dėrgoj Vangjel Meksi Shqiptarin pėr tė mėsuar atje. I lutem Madhėrisė Suaj tė keni mirėsinė qė t’i jepni mbrojtjen tuaj mbretėrore nė mėnyrė qė tė gėzojė ato kushte dhe lehtėsi tė cilat tė ēojnė nė mėsimin e kėtyre shkencave”.

Pasi u diplomua, u kthye nė Janinė dhe shėrbeu si mjek nė oborrin e Aliut. I pėrfshirė nga fryma qė mbizotėronte nė Janinė, dha njė kontribut tė shquar nė lėvrimin e gjuhės shqipe. Gjatė kėsaj periudhe duhet tė ketė pėrpiluar gramatikėn, alfabetin origjinal dhe drejtshkrimin e gjuhės shqipe. Mė pas, tashmė studiues i vėrtetė i gjuhės sonė, kaloi edhe njė herė Adriatikun, kėtė radhė pėr tė shkuar nė Venecie ku botoi nė 1814 librat e shkrimtarit francez, Flėri (Fleuri, 1640-1723), tė shqipėruara dhe pėrshtatura pėr nxėnėsit shqiptarė.

Nė 1819, u angazhua nga Shoqata Biblike Britanike pėr tė realizuar kryeveprėn e tij, shqipėrimin e plotė tė “Dhiatės sė Re”.

Robert Pinkertoni, pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike, qė bashkė me Dr. Vangjel Meksin nėnshkroi kontratėn pėr shqipėrimin e Dhiatės, siguron qendrėn nė Londėr, nė njė letėr qė mban datėn 25 tetor 1819 se “doktori ka filluar prej kohėsh tė studiojė gjuhėn shqipe dhe pėr mė tepėr ai ka pėrpiluar gramatikėn e gjuhės sė vet amtare, tė cilėn ma tregoi”. Vazhdonte Pinkertoni: “Ai tashmė ka pėrkthyer kreun e 5-tė tė Mateut dhe kreun e parė tė Ungjillit tė Shėn Johanit dhe mė paraqiti njė kopje tė tyre si frytet e para tė kėsaj ndėrmarrjeje tė rėndėsishme”.

Ka tė ngjarė qė gramatika, alfabeti, si dhe drejtshkrimi i gjuhės shqipe, tė pėrpiluara gjatė periudhės qė Dr. Meksi shėrbente pranė Aliut, tė kenė bindur Vezirin se doktori ishte mė i vlefshėm pėr shqipen, larg oborrit dhe larg mjekėsisė. Njė shtysė jo tė vogėl nė kėtė drejtim, duhet tė kenė dhėnė edhe disa klerikė patriotė shqiptarė qė kėrkonin “tė fusnin nė shėrbesat kishtare edhe gjuhėn shqipe”. (Historia e Popullit Shqiptar, I, fq.663)
Ali Pasha sfidon Pukevilin



Vangjel Meksi (1903-1983), vlerėsues i hershėm i Ali Pashė Tepelenės dhe autori i njė studimi mbi shtetin e tij, ka botuar nė Studime Filologjike, 3, 1975, artikullin “Ali Pashė Tepelena dhe Gjuha Shqipe”, ku pėrshkruan edhe njė ndodhi tė treguar nga avokati Jorgji Cako qė kishte jetuar pėr shumė kohė nė Stamboll: “Dy djemtė e Tahir Abazit, kryetar i policisė nė Pashallėkun e Ali Pashės, kishin dėgjuar nga i ati se ai ndodhej i pranishėm kur Ali Pasha bisedonte me Pukėvilin, i cili, ndėr tė tjera, vuri nė dyshim nėse gjuha shqipe do tė ishte e aftė tė trajtonte ēėshtje tė rėndėsishme si ēdo gjuhė tjetėr. Vuri sidomos nė dyshim pėrkthimin nė shqip tė Dhiatės sė Re, qė sipas tij, pėrmbante ide dhe mendime tė larta. Ali Pasha e kundėrshtoi menjėherė konsullin francez dhe i kėrkoi tė caktonte njė pjesė nga Dhiata e Re qė dėshironte tė pėrkthehej nė shqip. Pukėvili caktoi pjesėn “Parabola e djalit plangprishės” nga Ungjilli i Llukės dhe i la afat dy muaj. Aliu thirri menjėherė dy pėrkthyes dhe u kėrkoi tė kryenin porosinė pėr dy javė. Ata pranuan dhe e dorėzuan pėrkthimin brenda afatit”.

Dhe nė tė vėrtetė Pukėvili nė veprėn e tij “Udhėtim nė Greqi” ( Voyage de la Grece, f.302-305,1820) botoi pėrkthimin shqip tė parabolės sė mėsipėrme nė dy dialektet e gjuhės shqipe, toskėrisht dhe gegėrisht me shėnimin: “Ky pėrkthim u krye me urdhrin e Ali Pashės, Vezir i Janinės sipas kėrkesės sė M. Pukėvilit, nė 1813”.

Pėrkthimi toskėrisht ėshtė me alfabet grek, ndėrsa ai gegėrisht me alfabet latin. Nga burimet e tjera del se pėrkthimi nė gegėrisht ėshtė bėrė nga prifti katolik qė shoqėronte trupėn e mirditorėve prej 400 ushtarėsh qė shėrbente pranė Ali Pashės.

Pėrkthyesi nė toskėrisht nuk njihet, por mund tė ishte Dr. Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashės, lėvruesi i gjuhės shqipe dhe pėrkthyesi i famshėm i Dhiatės sė Re.

Pėr tė gjetur pėrkthyesin e vėrtetė tė “Parabolės…” nė toskėrisht, me ndihmėn e gjuhėtarėve tė Shoqėrisė Biblike nė Tiranė, u transkriptua dhe mė pas u krahasua kapitulli i Parabolės qė gjendet tek Dhiata e re, pėrkthyer nga Vangjel Meksi nė 1821 dhe botuar nė 1827, me parabolėn toskėrisht qė Ali Pasha i dorėzoi Pukėvilit nė 1813, i cili e botoi mė 1820 tek libri “Udhėtim nė Greqi”.

Diferenca nė kohė e pėrkthimeve ėshtė 8 vjet kurse e botimeve 7 vjet, ndėrsa ndryshimet gjuhėsore janė tė shumta. Pėrkthyesi pra nuk ėshtė Dr. Vangjel Meksi. Siē duket, nė oborrin e Ali Pashės, ishin tė shumtė ata qė punonin nė administratėn e Aliut dhe pėrdornin shqipen me germa greke.

Aliu, me arsimin e duhur pėr kohėn dhe eksperiencėn e gjerė qė kishte, filloi tė stėrviste punonjėsit e administratės sė tij qė tė pėrdornin gjuhėn shqipe qoftė edhe me germa greke.

Nė librin “Udhėtim nė Greqinė e Veriut”, Liku shkruan se “edhe pse gjuha turke ėshtė zyrtare, mjaft akte ligjore, urdhra, apo mesazhe qė donte tė lexoheshin nė publik, vetė Aliu i shkruante nė shqip me germa greke”.

Ali Pasha kėrkonte gjithashtu qė shqipja, si gjuhė zyrtare e shtetit tė ardhshėm shqiptar, tė shkruhej me alfabet tė veēantė pėr t’u veēuar plotėsisht nga gjuhėt e tjera dhe alfabetet e tyre. Pėrpjekjen e parė nė kėtė drejtim e kreu dr. Jan Vellarai, mik i ngushtė i Aliut, i cili shpiku njė alfabet tė veēantė tė gjuhės shqipe me 30 shkronja, i ngjashėm me alfabetet e lashtėsisė. Ky alfabet ėshtė i pesti me shkronja tė posaēme qė njohim gjer mė sot pėr shqipen. Mė pas dr. Vangjel Meksi, pėrdori njė alfabet tė pėrzier me germa greke dhe neolatine pėr tė eliminuar nė njė farė mėnyre ndryshimet fonologjike nė mes tė dy gjuhėve. Ky alfabet u pėrdor edhe pėr shqipėrimin e Dhiatės sė re.

Tė dy kėta intelektualė tė rinj tė sapokthyer nga Evropa, pėrveēse ushtronin profesionin e mjekut, sipas kėrkesės sė Aliut, pėrpilonin gramatika, fjalorė dhe alfabete.

Ilo Mitkė Qafėzezi dėshmon: “Ali Pashė Tepelena ka pasur ndjenjė shqiptari pėr liri dhe pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. As qė mund tė shpjegohet ndryshe shkrimi i aq librave, fjalorėve dhe ungjijve qė u botuan brenda periudhės 1770-1827, bile edhe 5 vjet pas vdekjes sė tij”.

Nė tė vėrtetė, vetėm gjatė njė 5-vjeēari nė fillim tė shekullit tė XIX janė pėrpiluar 4 alfabete, 5 gramatika dhe po aq fjalorė tė gjuhės shqipe. Autorėt e kėtyre veprave gjuhėsore ishin miq tė afėrt tė Aliut (Jan Vellarai, Vangjel Meksi, Evstrat Vithkuqari, Marko Boēari) ose mysafirė tė huaj qė qėndruan pėr shumė kohė nė Janinė (Lik, Hobhauz, Pukėvil).

Pas kėtyre intelektualėve tė ricikluar nė gjuhėtarė, qėndron nxitja, kėmbėngulja dhe energjia e Ali Pashės, i cili nė rrafshin politik e trajtoi gjuhėn shqipe si njė element qė do tė ndihmonte nė forcimin e unitetit tė kombit shqiptar.

Pas konsolidimit ekonomik dhe politik tė pothuajse shtetit tė tij, Aliu po pėrpiqej tė realizonte bashkimin e trojeve shqiptare dhe lėvrimin e gjuhės shqipe qė do tė ishte gjuha zyrtare e shtetit tė pavarur shqiptar.

Janina e Ali Pashė Tepelenės ngjante me njė “kopsht pjellor”, ku lulėzuan gramatika, fjalorė dhe alfabete tė shqipes tė cilat ishin tė domosdoshme pėr t’u bėrė ballė ndikimeve asimiluese tė gjuhėve dhe kulturave tė huaja qė pengonin bashkimin e shqiptarėve.

Ali Pashė shqiptari, me zgjuarsinė e tij tė jashtėzakonshme, e kuptonte se nga ruajtja dhe lėvrimi i gjuhės shqipe varej, jo vetėm bashkimi i shqiptarėve, por edhe jeta apo shuarja e kombit tonė.

Duket se Aliu pėrgjėrohej pėr gjuhėn shqipe, jo vetėm si gjuha amtare, por edhe pėr qėndrueshmėrinė e saj, qė ndryshe nga shumė gjuhė tė tjera, “falė maleve dhe shpirtit tė banoreve tė tyre” (Lik), rezistoi gjatė shekujve duke ruajtur nė kėtė mėnyrė individualitetin e kombit tonė.

Pėrveēse si themelues i njė shteti shqiptar faktikisht autonom dhe kryengritės i pėrbetuar kundėr pushtimit otoman, Ali Pashė Tepelena duhet tė vlerėsohet edhe pėr pėrkushtimin e tij ndaj gjuhės sonė amtare. Ali Pasha ēmonte dhe ishte krenar pėr gjuhėn shqipe, dhe pėr lėvrimin e saj ai dha tė gjitha energjitė e tij tė pashterueshme qė edhe shqipja tė qėndronte krahas gjuhėve tė tjera tė popujve fqinjė.

Rilindja Kombėtare Shqiptare dhe tė pathėnat

Rilindja shqiptare, pėrpara se tė pėrbėnte njė lėvizje tė gjithanshme kombėtare, me njė pėrmbajtje tė re ideologjike, politiko-kulturore, ekonomike dhe shoqėrore, qė mė pas do tė zgjidhte detyrat qė i takonin ēlirimit tė vendit, bashkimit tė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm dhe tė pavarur, duke hapur nė kėtė mėnyrė rrugėn e zhvillimit dhe pėrparimit tė Shqipėrisė, duhej tė fillonte sa mė shpejt me lėvrimin e gjuhės shqipe.

Pėr intelektualėt patriotė shqiptarė ishte i qartė se konsolidimi i shqiptarėve si komb i bashkuar shtronte si kėrkesė tė domosdoshme kapėrcimin e prapambetjes nė shkrimin e shqipes, e trashėguar nga sundimi i tejzgjatur otoman.

Prej disa shekujsh gjuha tonė amtare flitej vetėm nė shtėpitė e shqiptarėve. Ajo nuk pėrdorej nė administratėn publike, institucionet fetare dhe as mėsohej nė shkolla.

Nė kushtet ku ndodhej Shqipėria, gjuha shqipe nė kisha, xhami dhe shkolla mund tė vendosej vetėm pas perfeksionimit tė alfabetit dhe pėrkthimit tė literaturės fetare.

Dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XVIII njohėn njė gjallėrim mė tė madh nė drejtim tė lėvrimit tė gjuhės shqipe. Grigor Voskopojari solli nė shqip copa tė ungjillit, kurse Dhaskal Todri shqipėroi Dhjatėn e Re dhe tė Vjetėr, ndonėse nuk arriti ta botonte. Kėto pėrpjekje u shtuan nė fillim tė shekullit tė XIX, sidomos nė Janinė me nxitjen e Ali Pashė Tepelenės.

Kjo periudhė duhet tė shėnojė fillimin e Rilindjes Kombėtare. Nėpėrmjet shqipėrimeve tė Vangjel Meksit shqiptarėt filluan ta dėgjojnė Zotin e tyre nė shqip, kurse fėmijėt nė shkollat greke, i lexonin librat nė gjuhėn amtare. Nė kėtė mėnyrė u hodhėn themelet e gjuhės letrare shqipe dhe tė konsolidimit tė shqiptareve si komb i bashkuar. Ndėrkohė qė, krahas pėrpjekjeve tė Ali pashės pėr tė nxitur lėvrimin e gjuhės shqipe, duhet vendosur edhe veprimtaria e tij pėr formimin e shtetit faktikisht tė pavarur dhe shndėrrimin e tij nė njė shtet tė pavarur shqiptar.

Nė librin voluminoz "Probleme tė marrėdhėnieve greko-shqiptare" (Tiranė,2009), Filip Liēo me tė drejtė shkruan": Nėse Ali Pasha do tė kishte menduar pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur shqiptar, atėherė Aliu do tė ishte rilindasi i parė i Shqipėrisė dhe, pėr rrjedhojė, Rilindja shqiptare do tė kishte filluar mė herėt, aty nga fundi i shekullit XVIII".

Pėrgjigjen e ka dhėnė Faik Konica qė nė 1902 ("Albania" shih "Vepra", Tiranė, 1993). Ai shkruante: "Shqiptarėt u ngjallėn, u bashkuan, u ndjenė njė komb nėn sundimin e tij. Shihet sheshit se mendimi i tij qe ēlirimi i Shqipėrisė. Provat gjenden me qindra nė jetėn e Ali Pashės. Princi Meternik, kancelari i atėhershėm i Perandorisė Austriake, shkruan nė kujtimet e tij: “Ali Pasha mė dėrgoi njė njeri tė besės me njė letėr, pėr tė bėrė njė konstitucion pėr Shqipėrinė". Letra e Aliut drejtuar Meternikut dėshmon katėrcipėrisht pėr ekzistencėn e projektit lidhur me krijimin e shtetit konstitucional shqiptar. Nė kėtė mėnyrė, duke zbritur nė Rilindjen Kombėtare Shqiptare dhe duke dėshmuar pėr rolin e Ali pashė Tepelenės dhe Dr. Vangjel Meksit, shtyhet nė disa dekada nė histori mė thellė caku i fillimeve tė nacionalizmit shqiptar.

Jo pa trishtim mė duhet ta pėrfundoj kėtė shkrim duke pėrcjellė edhe njė herė fjalėt e Faik Konicės: "Ėshtė turp tė ndodhen njerėz tė lindur shqiptarė qė pėrpiqen tė pakėsojnė fytyrat qė i dhanė shkėlqim Shqipėrisė. Por kur mendohemi se ēfarė shqiptarė janė ata qė duan tė mbulojnė me kėlbaza emrin e luanit qė i vuri sėpatėn Turqisė, shpejt ngushėllohemi".



standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi