ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria, mė e suksesshme si e korruptuar

Shko poshtė

08052008

Mesazh 

Qeveria, mė e suksesshme si e korruptuar Empty Qeveria, mė e suksesshme si e korruptuar




Qeveria, mė e suksesshme si e korruptuar

Nga Mero Baze

Suksesi mė i pranuar i qeverisė shqiptare nga opinioni publik ėshtė korrupsioni. Brenda njė viti qeveria e kryeministrit Sali Berisha iu ka mbushur mendjen qytetarėve se ėshtė sė paku 13 pėr qind mė e korruptuar se vitin e kaluar. Shifra alarmante qė ėshtė disa herė mė e lartė se ritmi i rritjes ekonomike, u prezantua dje nė prani tė diplomatėve mė tė lartė amerikanė nė Tiranė nga Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi, i cili ka kryer sondazhin. Sondazhi nė tė vėrtetė ka njė qasje serioze ndaj fushave ku ka evoluar korrupsioni, i cili i jep atij besueshmėri nė tendencėn e vet, edhe sikur shifrat tė kenė njė gabim me disa pėr qind plus apo minus.
Sė pari, me gjithė kujdesin e qeverisė qė tė prezantojė si arritje rritjen e tė ardhurave nga taksat dhe doganat, sėrish ata dy sektorė rezultojnė se kanė evoluar nė korrupsion. Kjo do tė thotė qė tė ardhurat e rritura vijnė nga rritja ekonomike dhe rritja e ritmit tė saj, nga forcimi i euros dhe zhvlerėsimi i lekut dhe nga gati trefishimi i sistemit tė taksimit pėrmes referencave gati vdekjeprurėse pėr lirinė ekonomike nė vend. Aktualisht, bizneset paguajnė tri herė mė tepėr nė pėrgjithėsi pėr sigurimet nga rritja e ēmimeve tė referencave pėr pagat nė mėnyrė arbitrare dhe vendosja e dyshemeve pėr nivelin e pagės dhe numrin e punėtorėve pėr disa biznese. Po ashtu, ritmi i rritjes ekonomike dhe inflacioni janė faktorė qė krijojnė njė vizion fals pėr rritjen e tė ardhurave. Sondazhi dėshmon se nė kėta sektorė tė vetmit qė kanė pėrfituar nga qeveria janė hajdutėt. Ata kanė fituar sė paku 13 pėr qind mė shumė se vitin e kaluar dhe, po tė llogarisėsh atė qė qeveria e quan dyfishim tė ardhurash, i bie tė kenė fituar dy herė mė shumė plus 13 pėr qind se vitin e kaluar, ndėrsa bizneset janė persekutuar 3 herė mė shumė.
Sė dyti, sondazhi dėshmon qartė perceptimin e publikut se qeveria dhe Kuvendi janė jotransparentė dhe se kanė besueshmėri tė ulėt pėr nivelin e korrupsionit. Disa javė mė parė, nė njė debat televiziv, kur kolegu Lubonja thoshte se ngjarja e Gėrdecit ka rritur perceptimin e korrupsionit te qytetarėt, njė ish-ministėr i ftuar nė debat ngulte kėmbė se kjo nuk kishte fare rėndėsi, pasi ishte ulur importi i domateve 13 pėr qind dhe kjo tregonte qė nuk kishim korrupsion. Kinezėrirat pėr tė justifikuar korrupsionin marrin fund shpejt. Opinioni publik ėshtė i bindur se qeveria dhe deputetėt janė mė tė korruptuar se njė vit mė parė. Janė mė tė korruptuar, pėr arsyen e thjeshtė se askush prej tyre nuk ka bėrė njė gjest kundėr fenomenit mė tė rėndė tė korrupsionit zyrtar qė mbetet Gėrdeci. Tė gjithė ministrat e qeverisė ‘Berisha’ janė gati tė rreshtohen drejt humnerės pas Fatmir Mediut me tė njėjtin arsyetim, se ai nuk ka faj, pasi punėt e pista i kanė bėrė ata poshtė. Nė tė vėrtetė tė gjithė e dinė se ku qėndron faji dhe heshtin. Kjo heshtje mjafton qė nė sytė e shqiptarėve ata tė duken tė gjithė nga pak Medi, nga pak Ndokė, nga pak Pollo dhe nga shumė Berishė, i cili mbetet kryembrojtėsi i tragjedisė sė Gėrdecit, duke e quajtur atė aksident teknologjik.
Sė fundi, disa institucione tė vlerėsuara pozitivisht nga sondazhi, siē ėshtė institucioni i Presidentit, autoritetet fetare, media dhe ndonjė institucion tjetėr, janė realisht dhe institucionet qė janė pėrplasur me qeverinė mė sė shumti gjatė kėtij viti. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė poshtėrimit publik qė qeveria dhe kryeministri i bėnė presidentit, duke i ndryshuar mėnyrėn e zgjedhjes pa e pyetur fare, as si qytetar tė thjeshtė. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė shkrimeve haluēinante tė kryeministrit ēdo tė diel nė gazetėn RD kundėr gazetarėve kryesorė nė vend, qė duhen koleksionuar pėr tė dėshmuar degradimin e kryeministrit nė fund tė mandatit tė tij. Ato, tė shkruara pėrēart, dėshmojnė pėr njė njeri nė krizė, qė ka tmerr median qė e lufton pėr korrupsionin, se ka makthe nga mundėsia e pėrfshirjes sė tė birit nė kėtė histori tė rėndė vrastare pėr fatin e njė politikani dhe derdh fantazinė e tij deri erotike pėr tė dėshmuar gjithė mungesat e tij, mungesėn e karakterit, mungesėn e ndershmėrisė, mungesėn e burrėrisė, mungesėn e mirėnjohjes, madje dhe mungesa seksuale qė do ta kenė shoqėruar gjatė jetės, derisa fantazon se gazetaret bėjnė seks nė ashensor. Shqiptarėt kanė parė gjatė kėtij viti njė kryeministėr qė fyen dhe mallkon ēdo gazetar qė dėshmon korrupsionin dhe pėr fatin e tij tė keq e kanė drejtuar gishtin nga ai si hajdut dhe jo nga media. Ky ėshtė perceptimi qė kryeministri Berisha ka mundur t’iua ēojė qytetarėve. Ua ka mbushur atyre mendjen, se ka abuzuar me pushtetin, se ka shtuar korrupsionin dhe se po bėn tentativa tė qarta tė mbrojė tė korruptuarit nga sulmet e atyre qė luftojnė korrupsionin. Tani mbetet tė na mbushė mendjen se qytetarėt e kanė gabim dhe se nuk e kanė kuptuar ku ndryshon ky nga kryeministrat e tjerė paraardhės, qė ishin po ashtu tė korruptuar. Ky ka rezultate mė tė larta nė korrupsion.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Qeveria, mė e suksesshme si e korruptuar :: Komentet

avatar

Mesazh Sun May 11, 2008 4:28 pm nga Iliriada Portal

Sa kohe te funksionojne dy sisteme paralele , ai shteteror dhe ai privat,
sa kohe te funksionojne drejtori rrajonale te panevojshme te cialt sherbejne vetem per te fryre administraten dhe kenaqur orekset e militanteve,
sa kohe do te kemi kete ndarje administrative (prefekture, qark, rreth) e cila sherben per nje tejfryrje te administrates rrajonale,
sa kohe nenpunesit nuk do te ndjehen te sigurte ne punen e tyre per shkak te ndryshimeve qe ndodhin sa here qe ka rrotacion te qeverive,
sa koh ne Shqiperi do te ekzistoje mentaliteti i klanit familjar, mentaliteti i dhenies se mites ne menyre vullnetare etj
sa kohe shoqeria shqiptare do te qendroje indiferente ndaj luftes kunder korrupsionit,
sistemi i korrupsionit do te njoh vetem rritje dhe zhvillim duke u sofistikuar madje vit pas viti.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun May 11, 2008 7:49 pm nga neni 55

Nuk dua te bej avokatin e Berishes por Mero Baze nuk duhet te harroje per asnje ēast se ai dhe shume kolege te tij jene po aq te pabesueshem sa dhe kryeministri, per vete faktin se ata e kane perdorur gjithnje penen e tyre te ndikuar politikisht,ose betejen qe Baze pretendon se "media eshte perplasur me qeverine".
Ne fakt kjo perplasje me qeverine nga ana e medjas ka qene ne vetvete nje beteje personale per interesa personale te shkelura. Keshtuqe medja ka treguar se nuk ka qene serioze ne te ashtequajturen "beteje" te saj me qeverine, ashtu sikurse Baze kohet e fundit po tregohet konfuz ne shkrimet e tij qe pasqyrojne normalisht edhe gjendjen e tij ne rraport me Berishen e cila eshte aq e ndryshueshme sa dhe moti ne Shkurt. Nuk besoj se ka tallje me te madhe me lexuesin se sa kjo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi