ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana, kjo karrige me tri kėmbė

Shko poshtė

12052008

Mesazh 

Tirana, kjo karrige me tri kėmbė Empty Tirana, kjo karrige me tri kėmbė




Tirana, kjo karrige me tri kėmbė

Nga Lorjan Agalliu*

Si ēdo gjė qė ka sadopak lidhje me politikėn dhe ndonjė interes biznesi nė Shqipėri, edhe planet rreth rindėrtimit tė sheshit “Skėnderbej” duket se po dalin jashtė kontrollit. Nė njė mbledhje tė fundit (27 prill, 2008), qė diskutonte tė ardhmen e qendrės historike nė Tiranė, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, sipas lajmeve nga “Top-Channel”, propozoi pėr murin e sapozbuluar tė njė ndėrtimi mesjetar, qė besohet tė jenė muret e tė ashtuquajturės “kalaja” dhe tė zonės pėrreth, njė strukturė xhami tė ngjashme me Akropolin nė Athinė, qė do ta mbulonte dhe do ta kthente atė nė njė zonė kėmbėsorėsh. Me sa duket, ideja u mbėshtet edhe nga pėrfaqėsuesi i vetėm i bashkisė nė takim, si dhe nga pjesėmarrės tė tjerė tė afėrt me kryetarin e bashkisė, tė cilėt shkuan edhe mė tutje, duke sugjeruar mundėsinė e bashkangjitjes sė saj zonės kėmbėsore tė qendrės sė sapoplanifikuar. Para se tė them, nėse ėshtė ide e mirė apo jo, qė ndoshta edhe mund tė jetė, nuk mund tė mos habitesh nga shpejtėsia, me tė cilėn marrin formė kėto lloj propozimesh pa asnjė konsideratė pėr funksionalitetin dhe prakticitetin e tyre. Duke ditur se muret janė zbuluar vetėm muajin qė shkoi, dhe po ashtu duke ditur se pjesa mė e madhe e zonave arkeologjike shumė herė mė tė rėndėsishme se kjo vuajnė nga mungesa e fondeve dhe janė nė gjendje tė mjerueshme, siē ėshtė edhe rasti i Butrintit dhe i Durrėsit, pa pėrmendur Beratin, Gjirokastrėn, Krujėn dhe tė tjera emergjenca nė zonat arkeologjike, arkitektonike dhe tė trashėgimisė kulturore, e bėn kėtė lloj ndėrhyrjeje tė duket paksa e dyshimtė. Por, pėr dikė qė di sado pak pėr mėnyrėn sesi janė menaxhuar gjatė viteve tė fundit zonat historike, kjo nuk duhet tė pėrbėjė ndonjė surprizė. Pėr drejtuesit e tyre, kėto zona nuk kanė pasur asnjėherė ndonjė vlerė tjetėr veēse vlerėn e tė bėrit biznes me to. Dhe ku mund tė jetė kjo vlerė mė e madhe sesa nė qendėr tė Tiranės, pavarėsisht nga vlerat historike? Ėshtė tashmė nė traditėn e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė pėrdorė pronat publike dhe fondet publike pėr tė mbėshtetur interesa tė biznesit privat – njė model qė arriti kulmin, kur nė krye tė kėtij institucioni ishte kryetari aktual i Bashkisė sė Tiranės. Me siguri, edhe protagonistėt janė po ata qė kanė qenė; biznesi i medias dhe i ndėrtimit, tė lidhur me kryetarin e bashkisė, qė gjejnė te pushteti i radhės shėrbyesin e devotshėm.
Por, pėrveē kėsaj, ajo qė ėshtė e rėndėsishme gjithashtu, ėshtė edhe ndikimi qė kanė kėto propozime, pavarėsisht nga rasti i veēantė nė trafik dhe nė transportin publik. Megjithėse nė rastin e mėsipėrm ideja e tė kthyerit tė zonės sė “kalasė” nė zonė kėmbėsorėsh ndoshta nuk ėshtė ide e keqe, pėrsėri nuk mund tė rrish dhe tė mos mendosh se kthimi i njė zone prej pothuaj 150 ha (gjithė qendra) nė zonė kėmbėsorėsh nė mes tė qytetit mund tė funksionojė. Sipas njė shkrimi nė gazetėn “Koha Jonė”, tė datės 16 prill 2008, titulluar “Rikonstruksioni i qendrės, kaos me trafikun”, qė merrte mendimin e specialistėve edhe brenda institucionit tė Bashkisė sė Tiranės, skema e propozuar e trafikut (unaza e vogėl) ėshtė problematike. Sipas tė njėjtit shkrim, disa segmente tė sė ashtuquajturės “unaza e vogėl” – njė rrugė rreth qendrės, e krijuar pėr tė mbajtur prurjet e trafikut, i cili largohet nga sheshi – pėrveēse nuk do mund tė pėrfundohen nė kohė para fillimit tė punimeve, kanė edhe probleme tė tjera. Disa nga segmentet ekzistuese mbajnė njė sasi tė madhe trafiku dhe pėr momentin janė parashikuar me njė kalim. Dikush vetėm mund ta imagjinojė se ēfarė do tė ndodhė, kur prurjet e trafikut do tė dyfishohen nė to dhe ndėrkohė do tė duhen tė kthehen nė segmente me dy kalime.
Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Mė e keqja vjen, ndėrsa do duhet tė ripėrpunohet gjithė skema e transportit urban, jo vetėm nė qendėr, por si rrjedhojė nė gjithė qytetin. Skema e vjetėr e drejtimeve veri-jug dhe lindje-perėndim qė shkonin pėrmes qendrės nuk do mund tė funksionojė mė, sepse mėnyra sesi ėshtė projektuar sheshi nė skemėn e fundit nga studio “51n4e” nuk e lejon njė gjė tė tillė, megjithėse ishte parashikuar nga projekti i mėparshėm i “Architecture Studio”. Nė fakt, nga 1800 fjalėt qė “51n4e” pėrdori pėr tė pėrshkruar projektin dhe 500 tė tjera nga Anri Sala, tė quajtura “Refleksione shoqėruese”, fjala “trafik” nuk gjendej asgjėkundi. As edhe ndonjė vizatim qė tregonte pėr skemėn e trafikut nuk kishte. Pėr mė tepėr, nuk kishte as plane tė sheshit, pėrveē atyre qė tregonin skica konceptuale tė vizatuara me dorė tė lirė dhe pamje e modele tė projektit tė mbushura me njerėz, por asnjė makinė, autobus apo tram qė do tė mund tė sugjeronte qė kėto komponentė janė marrė nė konsideratė. Edhe njė foto e bulevardit ishte treguar vetėm me njerėz pa asnjė makinė, pavarėsisht se kjo hapėsirė ėshtė e tillė vetėm nė raste tė rralla pėr pak orė dhe nuk pėrfaqėson bulevardin e vėrtetė.
Pėr t’iu kthyer transportit publik; a mundet dikush tė imagjinojė sesi “unaza e vogėl” dhe segmentet e saj do munden tė mbajnė dyfishin e trafikut qė mbajnė sot dhe mbi tė edhe transportin urban nė qytet? Apo, mundet dikush tė imagjinojė se do na duhet qė tė reduktojmė transportin urban, siē edhe sugjerohej nė shkrimin e botuar nė “Koha Jonė” si njė nga mundėsitė, e parė si zgjidhje, duke ditur se ne kemi transportin publik mė tė dobėt nga tė gjitha kryeqytetet e Evropės Lindore? Nėse kishte ndonjė shans pėr unazėn e vogėl tė funksiononte, ky do ishte njė pėrmirėsim i thellė nė transportin urban dhe jo e kundėrta.
Mos ndoshta kemi harruar diēka nė gjithė kėtė histori tė planifikimit tė sheshit?
Po, ėshtė harruar ose ėshtė injoruar fakti qė sheshi mė shumė se hapėsirė ekspozimi, e rrethuar nga disa godina monumentale, ėshtė mbi tė gjitha njė kryqėzim. Akset kryesore tė hyrjes dhe daljes nga qyteti nė lindje dhe perėndim – rruga e Kavajės, Durrėsit, Elbasanit, Dibrės – tė gjitha takohen nė qendėr dhe praktikisht nė shesh. Nė drejtimin veri-jug bulevardi kryqėzohet me to gjithashtu. Sheshi mė shumė se hapėsirė ekspozimi ėshtė hapėsirė trafiku dhe tranzicioni nga njė pjesė e qytetit te tjetra.
E vėrtetė qė kryqėzimet mund tė modifikohen nė mbikalime dhe nėnkalime autostradash, por nuk funksionon njėsoj nė qendrat historike, ku gjėrat kanė arsye tė pėrforcuara dhe fleksibiliteti nė pėrshtatjen e trafikut ėshtė i kufizuar. Nė qendrat historike elementė tė ndryshėm janė tė ndėrthurur me njėri-tjetrin dhe marrin kuptime tė ndryshme pikėrisht pėr kėtė. Disa segmente trafiku kanė role tė bazuara nė pjesėn e armaturės (institucionet publike) sė qytetit qė ato mbėshtesin; ato mund tė kenė rol tranzit ose nė tė kundėrtėn, rol mbėshtetės dhe shpėrndarės. Ēdo lloj modifikimi nė kėto role duhet tė mendohet mirė dhe tė justifikohet me arsye, para se tė kryhet apo justifikohet konceptualisht apo nė nivel propagandistik. Nė diskutime mė tė hershme me njerėz jashtė profesionit kam vėnė re se ka njė vėshtirėsi pėr tė kuptuar natyrėn e trafikut nė qendėr dhe mėnyra mė e mirė pėr t’ua shpjeguar ka qenė nėpėrmjet njė metafore qė pėrimton logjikėn e njė skeme tė njė strukture tė thjeshtė ēfardo, tė cilėn supozoj se shumė njerėz e kuptojnė. Teorikisht dhe praktikisht, ēdo strukturė mund tė mbėshtetet nė tri pika, megjithėse shumica e strukturave janė mbėshtetur nė katėr dhe arsyeja kryesore ėshtė se e bėn strukturėn mė tė sigurt dhe mė rigjide. Nėse njėra nga pikat (kolonat) pushon sė funksionuari pėr ēfarėdo arsye, ne jemi mė tė sigurt se ndėrtesa nuk do tė shembet plotėsisht. Pėr shembull, ėshtė provuar se arsyeja e kolapsit tė kullave binjake nė New York ishte skema minimale e konstruksionit, perimetri qė mbante gjithė peshėn pa njė mbėshtetje dytėsore. Nė mėnyrė tė ngjashme edhe trafiku nė qendėr mbetet mbėshtetja e vetme e trafikut pėrbrenda nė qytet. Pėrpjekja pėr ta transferuar kėtė ngarkesė trafiku nė rrugė dytėsore nuk ka pėr tė ndihmuar. Nėse e ēoj mė tej metaforėn e strukturės, do tė mund ta krahasoja operacionin e shpėrndarjes sė trafikut nė rrugėt sekondare me zėvendėsimin e njė kolone (element vertikal) me njė tra (element horizontal), operacion i cili, siē do t’iu thoshte ēdo inxhinier strukturash, jo gjithmonė funksionon dhe nė rastin mė tė mirė nuk ka garanci. Dhe, megjithatė, ėshtė opinioni im se nė kėtė rast nuk mund tė zėvendėsosh asnjė kolonė, derisa trafiku nė qendėr tė Tiranės i ngjan mė shumė njė karrigeje me tri kėmbė. Ēdo modifikim pėr tė prerė, nė vend qė tė shtosh (kėmbė) ,do ēojė nė rrėzimin e atij qė ėshtė ulur mbi tė.


*Arkitekt-Urbanist
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30473
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi