ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pershtypje nga Tirana

Shko poshtė

05012009

Mesazh 

Pershtypje nga Tirana Empty Pershtypje nga Tirana




Dje pata rastin te takoj nje qytetare te vjeter te Tiranes. Sapo ishte kthyer nga Shqiperia. Ishte hera e pare pas 9-te vjetesh qe kishte vajtur ne Shqiperi. “Prisja te gjeja nje Tirane te ndryshuar ashtu siē degjoja te thuhej. Nje Tirane me te bukur, te paster, bahēe me lule etj. Jo moj moter, nuk e njoha Tiranen time. Tirana ishte masakruar.Pisllek i madh, pallate te dala boje shtesa, shtesa,lulishtet ishin zhdukur, rruget kishin marre fund (perveē rruga tek 21 dhjetori), ēte, te them. Nuk mbusheshe me fryme nga ndotja e ajrit. Nuk e njoha pallatin ku kam banuar. Akoma e kam apartamentin , nuk e kam shitur, por u tmerrova kur e pashe se si ishte rrenuar ajo ndertese. Pyesja veten -pse ketu kam banuar une? Te duhej te kaperceje ujerat e zeza qe qelbnin dynjane. Hapesirat ndermjet ndertesave ishin zhdukur. Ngjitur ndertesat me njera tjetern. Nuk dije nga te hyje, nuk dije nga te dilje. Vajta me motren deri tek dyqani i saj. Kur u ktheva (vetem), nuk arrija te gjeja shtepine , imagjinoje, me eshte dashur te pyes kalimtaret te gjej shtepine ku jam rritur. Im shoq desh te ktheheshim nje jave me pare” .-Si per ta perforcuar i shoqi shton;- “Po vallai, kur u ktheva ketu mu duk se kisha qene ne zbor. Mu hapen mushkerite sapo zbrita ne aeroport”-imagjinojeni, zoterise i jane hapur mushkerite nga ajri, ne nje vend si Belgjika e cila eshte gjobitur nga BE per nivelin mbi normat e lejuara te ndotjes se ajrit.- “E pesuam si ne kohen e Enverit, qe te gjithe keta te vjetrit (emigrantet e arratisur) e dinin Shqiperine bahēe me lule, edhe ne skemi degjuar gje tjeter, e ka bere Edi Rama Tiranen bahēe me lule, e ka bere keshtu, e ka bere ashtu.. Paster, paster, paster…. Tirana keshtu e Tirana ashtu, Edi Rama ka marre kete ēmim e ate ēmim, ēte te them”. -”politik hesapi moj gru”-shton i shoqi po aq i pezmatuar sa dhe gruaja. -”Nje qarkullim rremuje hesapi. I prisnin makinat rrugen njera tjetres pa dashur tja dine fare.Ca semafore aty ketu qe dhe kur punonin si rrespektonte kush.Te ecje ne kembe, si te ecje e ku te ecje, te beje rrugen me auto edhe me keq. Ne autobuzet e linjave as qe behej fjale te hypje. Njesh njerezit me njeri tjetrin. Le qe te duhej te prisje nje ore ne stacion. Ne stacionet e pritjes asnje lloj informacioni per orarin, per linjen, apo ndonje stol ku mund te ulesh e te presesh, vetem diku ne qender nja tre stacione qe kishin nonje stol, po jo informacion.Biletat perseri me fatorino si ne kohen e dulles. Nuk e di, nuk e di, por tjeter prisnim te gjenim, tjeter gjetem.-hesht per disa ēaste, pastaj vazhdon;-Te shihje nga brenda shtepite te luante truri nga lluksi. Aman moj, kolltuqet si mi do, e nga mi do. Nga me te shtrenjtat, ēdo gje e tipit te fundit.Ama mbetej veē te rrije brenda, se jasht, jasht nuk dilej nga pislleku. Kontrast i madh. Ne gjith ate pisllek, visheshin njerezit , sidomos te rinjte , o zot, te dukej vetja se je ne hollivud, ēte te them. Me dukej vetja me e paveshura. Se ja moj moter, ne ketej u mesuam te vishemi thjesht e te rrojme thjesht. Vajzaaat, ti shihjeee, gjysme lakuriq ne rruge. Po a e kthente njeri koken. Jo, moj jo. Asnjeri nuk ua hidhte syte.Cigaren ne buze qe 13 -vjeē. Po dhe grate ne moshe. Jam ēuditur……..Nuk di ēte, te them, lokaleet plot, plot, plot. Ku i gjejne xhanem gjith ato para?-dhe tund koken me deshperim , hesht pak ēaste , dhe pastaj sikur zgjohet shton;-” Kishte edhe nga ata qe dilnin te rregullt ne rruge” -dhe perseri mbledh buzet dhe tund koken me deshperim-”E kemi vendin tone, na qan zemra, na merr malli, duam te kthehemi, po ku, ku….?
Teuta
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi