Tirana dhe "miti" Rama
Faqja 1 e 1
15052011
Tirana dhe "miti" Rama
Si asnjeher tjeter rrezultati i zgjedhjeve vendore per Tirane ka terhequr vemendjen e mbare opinionit te qytetareve shqiptar brenda dhe jashte vendit. Natyrisht qe kjo eshte krejt e kuptueshme perderisa kemi te bejme jo thjesht me zgjedhjen e kryebashkiakut te ri shqiptar por ndoshta me shembjen apo krijimin e nje miti. Nuk besoj se e zmadhoj nese them se Rama u kthye gati ne nje mit per bashkine kryeqytetit. Tre fitoret e tij me diference te thelle ne votimet e kaluara, si asnjeher tjeter ka ndodhur ne Tirane, e kane veshur Ramen me auroren e fitmtarit te pamposhtur. Votimet e shkuara ne Tirane na kujtojne ate diference te stermadhe, gati te frikshme ,prej me shume se 20 mije votash , vota te cilat ne menyre te padiskutueshme , rikonfirmuan mbeshtetjen e qytetareve te Tiranes per te treten here per kryebashkiakun, njekohesisht kryetar i PS, Edi Rama. Duke patur parasysh se PD i vuri perballe Rames nje nder politikanet me te suksesshem te saj pergjat atij viti, Olldashin, diferenca prej me shume se 20 mije votash ne favor te Rames mund te konsiderohet si goditja me e madhe qe PD kishte marre ndonjehere nga qytetaret e Tiranes. Sigurisht pas kesaj fitoreje Rama nuk kishte se si te mos ndjehej konfortabel me nje elektorat kaq te madh ne numer, i cili ne parashikimet jo vetem te tij por te ēdo specialisti sado qe te rrudhej pergjat kater viteve,nuk besohej se mund te rrezikonte pozitat e tij ne zgjedhjet e 2011. Ndaj me te drejte gjithkush mund te mendonte se miti Rama mund te shembej vetem nga nje force e natyres
, por nga asgje tjeter. Ndoshta keshtu i ka menduar Rama pozitat e tij si kryebashkiak i kryeqytetit, perderisa i dha vetes te drejten te sillej me brutalitetin me te madh me kryeqitetin dhe kryeqytetaret. Betonizimi i kryeqytetit eshte dhimbja me e madhe qe Rama i ka shkatuar jo vetem qytetareve te Tiranes por te mbare Shqiperise, Politikat antisocile te rreflektuara ne shtimin e taksave bashkiake jane nje tjeter goditje ne jeten e qytetareve te Tiranes, pa folur per ndotjen dhe problemet e tjera me infrastrukturen, apo dhjetra probleme te tjera te mbuluara keq ose shum keq nga bashkia e Tiranes e drejtuar nga Rama. Rama i dha vetes luksin te luante me besimin e qytetareve, me besimin e elektoratit opozitar dhe popullit opozitar. I dashuruar me poziten e te pamposhturit, Rama dhe stafi i tij, bashkiak dhe partiak nuk e vune re asnjeher erozionin qe po ndodhte ne te ashtequajturin popull opozitar. U desh 8 maji 2011 qe Rama dhe PS te kuptonin se ai nuk kishte qene ndonjher mit dhe as qe do te ishte ne te ardhmen. Dalja e Rames perballe simpatizanteve dhe militanteve te PS dhe fjala e tij, nuk ishin per te festuar fitoren, por per te mbuluar humbjen e madhe prej me shume se 20 mije votash si kryetar bashkie, dhe prej me shume se 70 mije votash si kryetar i kualicionit te majte. Per here te pare Rama ne fjalen e tij nuk e permend termin e stisur prej tij popull opozitar, duke e kuptuar me ne fund se perpjekjet e tij per ta ndare popullin, permes termash absurd nuk mund te ndikojne ne fuqine e popullit, e cila ashtu si fuqia e natyres mund te shkaterroje ēdo mit apo perpjekjet per te krijuar nje mit.
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi