ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Perparimi i Shqiperise u demtua nga bojkoti i opozites

Shko poshtė

10122010

Mesazh 

SHBA: Perparimi i Shqiperise u demtua nga bojkoti i opozites Empty SHBA: Perparimi i Shqiperise u demtua nga bojkoti i opozites




Shtetet e Bashkuara te Amerikes ngrene dhe njehere zerin, duke u shprehur se bojkoti i opozites ka demtuar perparimin e metejshem te Shqiperise, duke bere thirrje njeheresh qe te arrihet tejkalimi i ngercit politik. Keshtu, Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope i Kongresit Amerikan, qe njihet edhe si Komisioni amerikan i Helsinkit, zhvilloi dje nje seance degjimore, per te diskutuar rreth perparimit qe eshte bere ne 7 vende te Ballkanit Perendimor dhe sfidat me te cilat do te perballen keto vende ne te ardhmen. Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise, Tom Kantrimen, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te angazhuara per perparimin e ketyre vendeve, por ne fund te fundit, theksoi ai, pergjegjesia per zgjidhjen e sfidave te mbetura, bie mbi secilin nga keto vende dhe udheheqesit e tyre. Teksa eshte shprehur lidhur me Shqiperine, Kantrimen tha se vendi vazhdon te beje perparim te mire drejt integrimit te plote ne institucionet euro-atlantike, duke shtuar se sfidat mbeten te shumta. "Por ky perparim i Shqiperise, eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike, perfshire bojkotimin e Parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund",-tha Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise, Tom Kantrimen. Duke dhene ne kete menyre dhe nje tjeter goditje per qendrimin jashte Kuvendit, braktisjen e seancave dhe mosbotimin e ligjeve nga ana e opozites. Zv/ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se pikerisht keto mosmarreveshje politike ishin nje prej arsyeve, te cituara nga Bashkimi Evropian, qe Shqiperise iu mohua muajin e kaluar dhenia e statusit kandidat per ne BE. Mberthimi ne kete ngerc politik e ka penguar Shqiperine te zbatoje reforma te rendesishme ne nje numer fushash kyce, per procesin e anetaresimit. Kantrimen tha se SHBA mbeshtesin qendrimin e BE-se, qe keto reforma te zbatohen, madje do ta ndihmojne qeverine shqiptare, jo vetem per ta ndihmuar Shqiperine te anetaresohet ne BE, por sepse ato jane qenesore per mbarevajtjen afatgjate te demokracise ne vend. Nderkohe si Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit, Kantrimen edhe anetare te Kongresit Amerikan theksuan nevojen e vazhdimit te mbeshtetjes amerikane per avancimin e demokracise ne 7 vendet ne fjale te Ballkanit Perendimor. Sipas tij, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kane shenuar perparim drejt integrimeve euro-atlantike. Sipas folesve ne seance, perspektiva e anetaresimit ne Bashkimin Evropian, eshte nje prej motiveve me te forta te mundshme, per t'i dhene shtytje perparimit te deritanishem ne Ballkan. Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit, Tom Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin pranimin ne BE te te gjitha vendeve te rajonit. Ai vuri ne dukje se gjate 10 vjeteve te fundit jane vere re shenja inkurajuese ne zhvillimin politik dhe ekonomik ne rajon. Me gjithe perparimin e bere, tha Kantrimen, ende ekzistojne sfida serioze. Ceshtja me e rendesishme per keto 7 vende, theksoi ai, qe ndikon ne anetaresimin e tyre ne institucionet euro-atlantike, eshte perkushtimi per vendosjen e shtetit juridik. Lidhur me Kosoven, ne deshmine e tij vetem pak dite para zgjedhjeve te jashtezakonshme, Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit shprehu shqetesim rreth mundesise se dhunes gjate zgjedhjeve. "Fatkeqesisht, duket se jane vetem serbet qe po perdorin dhunen, per te parandaluar serbet e tjere qe te marrin pjese ne zgjedhje",-tha Katrimen. S.P Kantrimen "Por ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike, perfshire bojkotimin e Parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund",-tha ai.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi