ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Papjekuri e opozites, ajo qe po ndodh ne Shqiperi

Shko poshtė

20022011

Mesazh 

SHBA: Papjekuri e opozites, ajo qe po ndodh ne Shqiperi Empty SHBA: Papjekuri e opozites, ajo qe po ndodh ne Shqiperi




Ligjvenesi republikan nga Kalifornia, anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve, Dana Rohrabacher, thote ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" se ne nje vend demokratik, nese zgjedhjet kane mbaruar, qeveria e zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin. Ne zgjedhjet e ardhshme, thote ai, nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur, ato mund te rimerren perseri. SHBA ka qene shume e angazhuar kohet e fundit permes Departamentit te Shtetit, per zhvillimet politike ne Shqiperi, ne perpjekje per te qetesuar situaten e acaruar nga mosmarreveshjet e thella mes PD ne pushtet dhe PS ne opozite. Si anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit, si i shikoni zhvillimet e fundit ne Shqiperi? Gjeja me e rendesishme qe duhet kuptuar eshte se protestat qe po shohim ne Tunizi, ne Egjipt dhe ne vende te tjera, ku njerezit kerkojne reforma demokratike dhe kane dale ne rruge, nuk kane gje te perbashket me Shqiperine. Ne Shqiperi u zhvilluan zgjedhje te drejta. Ka nje parti ne pushtet qe u zgjodh ne qershor te 2009, mandati i se ciles eshte deri me 2013. Pra vendi ka nje qeveri te zgjedhur. Ata qe kane mosmarreveshje me te, ose qe nuk jane dakord me ato qe ajo ben, nuk jane te justifikuar te dalin ne rruge per te sjelle pengesa dhe ta krahasojne veten me njerezit qe po protestojne kunder qeverive autoritare qe nuk jane te zgjedhura. Qe populli i Shqiperise te respektohet nga BE dhe te tjeret, duhet ta mesoje se qeveria e zgjedhur duhet respektuar. Ketu ne Amerike, tani per shembull, ne republikanet nuk po dalim ne rruge per te larguar Obamen. Jo kjo nuk ndodh. Ne po pergatitemi per zgjedhjet e ardhshme. Eshte e drejte te dalesh ne rruge per te kerkuar zgjedhje te lira e te drejta, por nuk eshte e drejte te kerkosh qe qeveria ta nderprese mandatin e saj. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi per mua eshte nje papjekuri politike, vecanerisht e opozites se fundit, e cila refuzon te njohe dhe kerkon te permbyse rezultatin e zgjedhjeve te fundit. Ndoshta eshte e justifikuar, nuk e di, kur flasim per korrupsionin. Ne e dime se ka korrupsion ne qeverine e tanishme po korrupsion ka pasur edhe ne qeverite e kaluara. Por, kur zgjedh nje qeveri, ajo duhet lejuar te mbaroje mandatin dhe pastaj kur vijne zgjedhjet, njerezit duhet te vendosin nese nje qeveria e caktuar duhet apo nuk duhet zgjedhur serish, per shkak te korrupsionit. Gjendja ne Shqiperi u acarua me tej pas protestes se 21 janarit te opozites qe u shnderrua ne dhune, gjate se ciles 4 protestues humben jeten. Te dyja palet po shkembejne akuza me njera-tjetren lidhur me hetimet. A mban pergjegjesi qeveria per vrasjen e 4 personave? Qeveria mund te jete por edhe mund mos te jete pergjegjese. Nese ka zyrtare ne nivele te larta qe nxisin policine te perdore taktika brutale, nderhyrjeje per te shtypur nje demonstrate, atehere qeveria eshte pergjegjese. Por ne se policet nuk jane te trajnuar si duhet, ose ne se behet fjale per individe te caktuar, sic mund te gjenden ne cdo force policore ne bote, qe jane elemente te papergjegjshem, atehere qeveria s'eshte pergjegjese. Keto jane ceshtje qe duhen pare, qe duhen hetuar, njerezit duhet te deshmojne. Nese ka te dhena qe tregojne se kryeministri mund te kete sugjeruar qe protestuesit duhen shtypur me cdo mjet, atehere aty mund te flitet per pergjegjesi. Por nese policia vete ka reaguar me ashper se c'duhet, kjo ndodh ne cdo vend. Ka shume analiste e vezhgues qe flasin per nje sindrome lodhjeje, se komuniteti nderkombetar, SHBA, BE mund te jene lodhur tashme me politiken ne Shqiperi, qe sa here ka probleme kerkohet nderhyrje nga jashte. Cfare ju vjen ne mendje kur degjoni keto skenare ne Shqiperi, qe perseriten here pas here? Cfare ndikimi kane ato per imazhin e vendit? Kjo perforcon argumentin tim se ne demokraci zgjedhjet zhvillohen ne kohe te caktuara. Personi qe eshte zgjedhur nuk mund te pengohet menjehere, pa i dhene mundesi te zbatoje politikat e tij per vendin. Te shikosh tani gjithe keto protesta, gjithe kete aktivitet, per te rrezuar nje qeveri te zgjedhur, shume kohe para perfundimit te mandatit, eshte shume shqetesuese per njerezit qe besojne ne demokraci. Nje situate e tille demton legjitimitetin, jo vetem te kryeministrit, por te vendit ne teresi. Njerezit ne Shqiperi duhet ta kuptojne se tani qe jane ne nje faze te perparuar te ekzistences se institucioneve demokratike, dhe kjo vlen jo vetem per Shqiperine, nuk mund te rrezojne nje qeveri te zgjedhur thjesht se nuk jane dakord me te dhe te shpresojne qe pjesa tjeter e vendeve te demokracive perendimore te te konsiderojne nje vend me demokraci te pjekur. Une e kuptoj se perse, vecanerisht zyrtaret ne BE, do ishin shume te shqetesuar se Shqiperia, qe pati zgjedhje demokratike, tani po kalon ne periudha paqendrueshmerie. Opozita sjelle si argument per kerkesen e saj per zgjedhje te parakohshme, faktin qe ne vend ka shume korrupsion e zgjedhjet e kaluara, qe u njohen nga OSBE/ODIHR, u vodhen. A nuk kane ata te drejte ne kerkesen e tyre? Jo aspak. Ata duhet te pranojne se pas zgjedhjeve, pas formimit te qeverise, nuk mund te vazhdosh t'i terheqesh gjerat zvarre. Ketu ne Amerike ne patem nje pervoje kur Xhorxh Bush u zgjodh President. Pati parregullsi ne Florida, ne u morem me to, ato u bene percaktuese per fituesin e zgjedhjeve, presidenti Bush doli fitues dhe ceshtja quhet e mbyllur. Keshtu ndodh ne demokraci. Nuk mund te zvarrisesh gjerat qe te mos kete qeveri per nje kohe te gjate. Asnjehere nuk mund te kete zgjedhje te persosura, ku opozita mos te kete dicka per t'u ankuar. Duhet bere me e mira e mundshme dhe duhet ecur me tej. Ne zgjedhjet e ardhshme, nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur, ato mund te rimerren perseri.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi