ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OSBE: Ndryshimet ne Kod, pas 8 majit

Shko poshtė

30032011

Mesazh 

OSBE: Ndryshimet ne Kod, pas 8 majit Empty OSBE: Ndryshimet ne Kod, pas 8 majit




Rozeta Rapushi
Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duhet te nisin menjehere pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Keshtu i keshilloi dje forcat politike, ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth. I pranishem ne tryezen e forcave politike, te thirrura per marreveshje per zgjedhjet vendore te 8 majit, Uollfarth vleresoi marreveshjen e propozuar nga mazhoranca para zgjedhjeve lokale. "Ju takon juve qe te identifikoni, se cfare duhet bere para dites se zgjedhjeve, 8 majit. Megjithate, pjesa me e madhe qe une pres dhe shpresoj te filloje se shpejti, jane bisedimet per reformen e Kodit Zgjedhor menjehere ose shume shpejt pas dites se zgjedhjeve",-tha Uollfarth. Sipas tij, shteti i se drejtes eshte tejet i rendesishem. Ai do te krijoje besim jo vetem mes partive, por gjithashtu edhe midis partive e qytetareve, edhe mes vete qytetareve. Ai vleresoi faktin qe kreret e grupeve me te medha politike ne vend, jane mbledhur e po diskutojne per kete ceshtje, duke shtuar se ne te ardhmen duhet te minimizohet edhe mos ndeshkueshmeria. Sipas Uollfarth, ne shtetin e se drejtes dhe me zbatimin me te mire te mundshem te shtetit te se drejtes, mos ndeshkueshmeria duhet te pakesohet, sigurisht qe duhen trajtuar edhe burimet qe do te conin ne defekte ne procesin zgjedhor. "Ndaj ne kete faze, kjo eshte ne frymen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it dhe do te ishte me mire nese do te mund ta paraqisni ne nje marreveshje perfundimtare dhe ne nje dokument me te mire per qytetaret e vendit, me sa kuptoj eshte gjithashtu nje ftese e hapur per partite politike jo te pranishme ne tryeze. Respekti per njeri-tjetrin, respekti i partive te medha ndaj partive te vogla dhe midis partive, institucioneve dhe qytetareve eshte kyci dhe eshte pjese e vullnetit te mire. Dua t'ju pergezoj per iniciativen dhe kete diskutim te mire",-theksoi Uollfarth, ndonese marreveshja dhe rezultati perfundimtar i tryezes se djeshme, nuk ishte aq i kenaqshem sa mbledhja dhe nisja e saj. Pavaresisht ketij fakti, ambasadori i OSBE-se, theksoi se Kushtetuta, ligji dhe Kodi Zgjedhor vijne ne jete vetem permes vullnetit te mire dhe vecanerisht, permes vullnetit te mire te partive politike. Ai vleresoi vullnetin e mire te nisjes dhe mbledhjes ne tryeze, por theksoi gjithashtu faktin se vetem vullneti i mire nuk eshte fundi i zhvillimit. "Konkurrenca e ndershme, sigurisht, dhe angazhimi per konkurrence te ndershme eshte nje pikenisje, por ketu po trajtohen edhe probleme te se kaluares e keto duhet te trajtohen ne kohen e duhur", vijoi Uollfarth ne tryezen e djeshme te forcave politike.


koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi