ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 8 majit, transparente, konkurruese

Shko poshtė

16082011

Mesazh 

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 8 majit, transparente, konkurruese Empty OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 8 majit, transparente, konkurruese




OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 8 majit, transparente, konkurruese Sali_Berisha_48015,, Menjėherė pas publikimit tė raportit final tė OSBE/ODIHR-it, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha doli nė njė konferencė pėr media ku qė nė fillim vlerėsoi kėtė raport dhe shprehu mirėnjohje nė emėr tė qeverisė pėr qindra vėzhgues ndėrkombėtarė.

“Shpreh vlerėsimin tim dhe tė qeverisė shqiptare pėr raportin final tė OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet e 8 Majit nė Shqipėri. Raporti krijoi bazėn pėr progres tė mėtejshėm. Ky raport ėshtė objektiv dhe frymėzues pėr zgjedhjet e ardhshme. Raporti, me njė kthjelltėsi tė kristaltė, i vlerėson zgjedhjet si zgjedhjet kompetitive, tranparente dhe si zgjedhje me aspeket pozitive qė kanė hedhur bazat e procesit tė ardhshėm. Ēdo votė u hodh, u numėrua, u vlerėsua dhe u llogarit nė mėnyrėn mė transparente ndaj dhe kėto zgjedhje janė vlerėsuar si zgjedhje transparente. OSBE/ODIHR kanė dhėnė vlerėsim pozitiv pėr zgjedhjet e 8 majit nė Shqipėri dhe ky vlerėsim pozitiv ėshtė meritė e sistemit tonė", ėshtė shprehur kryeministri Berisha, i cili tha se “fton Komisionin e Venecias tė asistojė nė zbatimin e reformės dhe fton opozitėn pėr rekomandimet e ODIHR-it.

Kryeministri iu referua kėtu Kartės sė Kopenhagenit, e cila pėrfshin barazinė nė zgjedhje tė kandidatėve si njė pikė kyēe pėr standardet e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme.

Ai inkurajoi politikėn shqiptare e mbi tė gjitha opozitėn qė ta lexojnė me vėmendje kėtė raport, ku do tė gjejnė gjithashtu edhe vlerėsimin mė pozitiv ndaj Kėshillit tė Ministrave, sa i pėrket ndalimit tė angazhimit tė mjeteve tė qeverisė nė proces.

Duke iu referuar vlerėsimit tė zgjedhjeve si transparente, shefi i ekzekutivit tha se “Ekipi i ODIHR-it i vlerėson zgjedhjet si transparente dhe kjo i bėn njė nder tė madh tėrė sistemit zgjedhor. Kjo ėshtė njė meritė e veēantė e kėtij sistemi zgjedhor dhe dėshmon funksionimin e shtetit ligjor”.

Kryeministri Berisha ripėrsėriti se gjatė zgjedhjeve tė 8 majit u numėrua ēdo votė e hedhur nga zgjedhėsit, duke shtuar se votat u vlerėsuan dhe u llogaritėn nė mėnyrėn mė transparente.

Nė kėtė kėndvėshtrim ai foli rishtas pėr garėn e ngushtė tė Tiranės duke nėnvizuar se kjo shėnoi njė tezė tė jashtėzakonshme dhe tė rėndėsishme pėr sistemin, atė tė reformimit tė Kodit Zgjedhor dhe tė pėrfshirjes aty tė aspektit tė fletėve tė hedhura nė kutitė e gabuara.

Kėtė garė tė Tiranės, tė cilėn e fitoi pas njė odiseje ligjore nė dyert e Kolegjit Zgjedhor, Lulzim Basha, kryeministri Berisha e krahasoi me garėn nė Florida ku u pėrballėn ish-presidenti Xhorxh W.Bush me Al Gore, njė garė e fituar pėrmes gjykatės nga Bush.

“Njė garė e ngushtė si ajo e Tiranės ishte njė tezė jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr sistemin nė pėrgjithėsi. Njėlloj si nė Florida ku gara e ngushtė midis Bush dhe Al Gore hyri nė historinė e SHBA-ve. Njė nga rekomandimet e raportit thotė qė numėrimi dhe vlerėsimi e trajtimi i votave tė hedhura nė kutinė tjetėr duhet tė parashikohet nė Kodin Zgjedhor”, tha kryeministri.

Ai tha se raporti vlerėsoi funksiononim e numėrimit tė votave nė tėrėsi.

“Zgjedhjet nė Shqipėri ishin kompetitive. Ekipi i ODIHR-it shpreh nė njė letėr drejtuar qeverisė vullnetin e mirė pėr t’u angazhuar nė ndėrmarrjen e reformės zgjedhore, pasi ka nevojė pėr rishikime”, nėnvizoi kryeministri duke i bėrė thirrje opozitės dhe partive tė tjera qė pa humbur kohė tė ulen dhe tė trajtojnė tė gjithė bashkė njė nga njė rekomandimet e ēmuara tė raportit pėr njė proces themelor tė ndershėm dhe tė lirė zgjedhjesh nė tė ardhmen.

Raporti:

Nė raportin pėrfundimtar Misioni i OSBE/ODIHR thekson se zgjedhjet vendore tė 8 majit u vlerėsuan pėr pėrputhshmėrinė e tyre me kushtet e OSBE-sė dhe standardet e tjera ndėrkombėtare pėr zgjedhje demokratike si dhe me legjislacionin kombėtar.

“Kėto zgjedhje ishin kompetitive dhe transparente. Zgjedhjet lokale tė 8 majit u zhvilluan nė njė mjedis politik qė shndėrrua nė njė krizė pas demonstratės antiqeveritare mė 21 janar tė 2011. Kodi Zgjedhor nuk e rregullon vlefshmėrinė e fletėve tė votimit tė hedhura nė kutinė e gabuar. Kodi Zgjedhor nuk pėrmend nė mėnyrė eksplicite se kėto fletė votimi tė hedhura nė kuti tė gabuara janė tė pavlefshme, por as nuk parashikon ndonjė procedurė pėr numėrimin e fletėve tė votimit te pavlefshme dhe pėr pėrfshirjen e tyre nė rezultatet. Ky hendek ēoi nė polemika tė konsiderueshme dhe njė zgjatje tė apelimeve nė zgjedhjet pėr kryetar bashkisė tė Tiranės”, thuhet nė thelb tė raportit final tė raportit tė OSBE/ODIHR-it.

Bota Sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi